Flutura Açka tashmë do të vijojë betejën si deputete e pavarur në Kuvend, pas largimit nga grupi parlamentar i PD-së. Po ashtu Açka tregon se të njëjtin distancim ka dhe ndaj Lulzim Bashës, pasi prej 11 qershorit është larguar dhe nga posti i nënkryetares së PD zyrtare. Deputetja opozitare pranon se ky mandat mund të jetë i pari dhe i fundit për të, pasi thotë se nëse Kuvendi miraton draftin për mbylljen e një pjese të listave ajo nuk do të garojë.
Author: tirana
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton për mënyrat se si ekipi i ish Presidentit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris. Ndërkaq, kjo e fundit pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentit brenda datës 7 gusht. Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore. Kur ai njoftoi largimin, ata vepruan…
Flutura Açka është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Për të kanë qenë disa faktorë që e kanë çuar atë drejt marrjes së këtij vendimi. Açka tha se largimi i saj nga PD erdhi pasi ajo kuptoi se nuk ka shanse më që opozita të reformohet, marrë shkas edhe nga mbyllja sipas saj e listave zgjedhore. ”Në fakt ka qenë një mendim i menduar gjatë, i pjekur. Ndoshta zhvillimet e mbrëmshme në Komisionin e Ligjeve. E gjithë ajo çfarë ndodhi, mënyra brutale e mbylljes së listave. Premisat tona për të hapur pak Parlamentin, për të hapur mundësinë e zgjedhjes,…
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident. Po ashtu ai është liruar dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident. Po sot Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën…
Skuadra Olimpike e Shqipërisë mbërriti dje në Paris, për Lojërat Olimpike. Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik janë vetëm gjashtë prej tyre. Kjo për faktin se dy atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin. Dyshja do paraqiten në Paris më 29 korrik, duke qenë se kalendari i garave të tyre është pas kësaj date. Veç saj, ata nuk do jenë në ceremoninë hapëse të premte (19:30), teksa Luiza Gega ishte flamur-mbajtëse, ndërsa në vendin e saj është përzgjedhur notarja Kaltra Meça. Nga 26 korriku deri më 11 gusht…
Arbjan Manziku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, thotë se korrupsioni, e cila është një pikë që BE kërkon të luftohet, thotë se duhet goditur përmes ndëshkimit dhe duhet lufuar përmes ndërgjegjësimit dhe inovacionit të sistemeve. Ndaj ai kërkon që bashkitë duhet t’i organizojnë komunitetet për t’i bërë ato më aktive duke krijuar një klimë besimi mes njerëzve të atij territori. Postimi i plotë Korrupsioni duhet goditur përmes ndëshkimit dhe duhet lufuar përmes ndërgjegjësimit dhe inovacionit të sistemeve, por njësoj e rëdëishme është edhe të mposhtësh perceptimin e korrupsionit që përcakton në shumë raste opinionin publik mbi punonjësit e shtetit. Shoqëria…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj këtë të enjte ishin në Himarë, në mbështetje të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Petro Gjikuria. Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj u shpreh se Gjikuria “duhet të votohet kundër plaçkitjes së Himarës nga pushtetit”. ”Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës. Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat. Ai do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, u shpreh Flamur Noka. ”Himara do të zgjedhë të ardhmen dhe do të votbesojë kandidatin e…
Një zonjë e cila është nënë e dy fëmijëve dhe gëzon statusin e gjyshes, rrëfeu për emisionin “Me Zemër të Hapur”, se jeta e saj bashkëshortore ka qenë e vështirë dhe gati në kufijtë e tragjikes. Për shkak të dhunës sistematike dhe tradhtisë nga ana e bashkëshortit ajo ka më shumë se 10 vite që është divorcuar nga bashkëshorti dhe ky i fundit ka ndërtuar, sipas gruas, një jetë të re. Ajo që është shqetësuese për zonjën është fakti se ajo ndihet e braktisur nga gjithçka dhe jeton me ndihmën e kishave dhe ushqimit që mund t’i sigurojë ndonjë kalimtar.…
Nga Ben Manaj- Shkuarja në Ksmail këto ditë, pas çmendurisë së çmimeve deri në mes-korrikut, ishte e mbushur disi me një parehati dhe indinjatë, për shkak të gafës autogoliane për ata që mendojnë se të besh turizëm modern është njësoj si t’ua futësh turistëve njësoj si në Grand Bazar të Stambollit ku e fillon pazarin me 300 euro për një çante replike firmatosh që nuk vlen më shumë se 30 euro! Por si resorti ku kam blerë shtëpinë time të dytë verore, pas asaj kryesores prej gjysmë shekulli në Tiranë, kam arsye të bollshme ta kritikoj për atë që gjykoj…
200 fëmijë të cilët e kanë familjen e tyre biologjike, por që kanë probleme qoftë sociale, si dhunë apo edhe ekonomike (pamundësia financiare për t’i rritur), nuk do të strehohen në rezidencat e mbështetjes sociale apo shtëpitë e fëmijës siç i njohim, por në familje kujdestare derisa familja e tyre biologjike te ketë kapërcyer situatën e vështirë. Denada Seferi, zv.ministre e Shëndetësisë, thotë se familjet kujdestare do të testohen nëse mund të ofrojnë rritjen e shëndetshme të këtyre fëmijëve. Për herë të parë këto familje që do të përzgjidhen, do të trajtohen me pagesë. “Do të trajtohet si një profesion”,…
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua për dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese. “Prishjen e vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.
Një vatër zjarri është krijuar në një sipërfaqe kodrinore nëpërmjet fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në zonën e Maliqit. Nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre, e cila ndodhet pranë zonave me vreshta dhe pemtari, por larg zonave të banuara. Flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta. Në terren për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të flakëve janë 2 grupe të zjarrfikëses së Maliqit dhe punonjësit e njësisë administrative të Vreshtasit, të cilët po mbështeten nga banorët e zonës.