Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u përfshinë në një debat gjatë seancës së sotme plenare. Vangjel Tavon, kandidatin e PS-së, Dule e konsideroi “kandidat të importuar”. ”I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin…
Author: tirana
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti mund të transferohet në sezonin e ardhshëm në Katar. Për mbrojtësin e Atalantës ka interes nga klubi i Al-Rayyan. Kontaktet mes palëve kanë nisur ndërkohë që bergamaskët nuk do të pengonin shitjen e futbollistit në rast të një oferte të kënaqshme. Kartoni i Gjimshitit vlerësohet mbi 10 milion euro, e kjo është një shifër e përballueshme për katariotët. Gjimishiti është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Atalantës. Ai mbajti shiritin e kapitenit në finalen e Dublinit, ku Dea fitoi Ligën e Europës. Në 240 takime me fanellën e skuadrës italiane, Gjimshiti ka realizuar tetë…
Negociatori socialist për kodin e ri zgjedhor, Damian Gjiknuri thotë se PS-PD kanë rënë dakord për të amenduar listën e hapur me 2/3, në mënyrë që të ruhet kuota gjinore në lista dhe Parlament. Sipas shpjegimit të Gjiknurit, me amendamentin që pritet të dorëzohet nesër në Kuvend, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua. Ai sqaroi se lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete. ”Do bëjmë një korrigjim edhe me lëvizjen e zonjave deputete.…
Sondazhet tregojnë një përplasje kokë më kokë mes kandidatit republikan Donald Trump dhe pasardhëses së mundshme të Biden, Kamala Harris. Le t’i hedhim një sy çfarë thotë sondazhi i fundit i realizuar nga Reuters dhe IPSOS! Sondazhi, i publikuar nga faqen e internetit të agjencisë së lajmeve Reuters, tregon se Kamala Harris ka tejkaluar Donald Trump. Harris kryeson sondazhin me 44%, ndërkohë që Trump ka rënë në 42%. Sondazhi i bërë një javë më parë nga e njëjta kompani tregonte një barazi absolute, ku secili kandidat merrte 44% të votave. Ndërkohë që sondazh i publikuar në fillim të muajit tregonte…
Në territorin e Shqipërisë gjatë muajit qershor 2024, kanë hyrë 1.921.208 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me Qershor 2023. INSTAT bën të ditur se 1.788.916 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket hyrjeve të shtetasve në qershor 2024, INSTAT bën me dije se “numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke…
Kryetari i Komisionit hetimor Parlamentar për sistemin “TIMS”, deputeti i PD-së Ervin Salianji, thotë se ka pasur ndërhyrje kriminale në këtë sistem të Policisë së Shtetit. Sipas tij, 8 persona kanë marrë në 3 USB të gjitha të dhënat dhe sot ato mund të shiten edhe online, kundrejt pagesës. ”Është arritur të vërtetohet dhe të faktohet që ka manipulim të sistemit TIMS. 8 persona të paautorizuar për 20 orë me rradhë të pashqetësuar dhe askush nuk ka vajtura as t’i arrestojë dhe as t’i ndalojë. 3 apo 4 USB janë marrë që të gjithë të dhënat. Të dhënat e sistemit…
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledhur në Nju Delhi në Indi, miratoi të enjten vendimet për Qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën dhe shtyu për vitin e ardhshëm vendimin për zonën ndërkufitare shqiptare dhe maqedonase të Liqenit të Ohrit. Në vendimin për Butrintin UNESCO u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare, pa dijeninë dhe pa miratimin e UNESCO-s. Në vendim UNESCO thotë se “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është…
Po vijon puna e të gjithë forcave si nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbërritur në terren, për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në operacion, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët. “Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi…
Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në Gjeorgji, me sfidën që vlente për aktin e parë të turit të dytë në Conference League. Të pafat nënkampionët e Shqipërisë që 90 minutat i mbyllën me një lojtar më pak dhe pësuan nga penalltia. Tanimë më 1 gusht në “Elbasan Arena” dy skuadrat do përballen në sfidën e kthimit, aty ku Partizanit i duhet një mrekulli për të kaluar më tej. Dueli nisi më mirë për vendasit, teksa duhej një gabim i Pano Qirkos që të shkaktonte penallti. Nonikashvili nuk gaboi përballë Qirkos dhe në minutën e 31-të kaloi Iberian në…
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha. Trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Hoxha. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Hoxha kryesoi më 8 shkurt 2013 trupën gjykuese që shpalli të pafajshëm ish-komandantin e…
Në gjuajtjen me hark është vendosur rekordi i parë botëror i Olimpiadës “Paris 2024”. Koreano-jugorja Lim Sihyeon arriti të grumbullonte 694 pikë në performancën e saj në fazën kualifikuese. 21-vjeçarja vendosi kështu rekord botëror dhe olimpik. Rekordi i mëparshëm botëror ishte 692 pikë, ndërsa ai olimpik 680. Të dyja këto rekorde mbaheshin nga sportiste koreane dhe ishin vendosur në vitet 2019 dhe 2021.
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur. Ndryshimet përcaktojnë listat e hapura të deputetëve në 2/3 e tyre si dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve nga jashtë vendit përmes postës. Por, ndërsa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, nga ana tjetër ekspertët pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të…