Ish-presidenti i SHBA Donald Trump iu përgjigj ashpër komenteve të fundit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray për plagosjen e tij, duke thënë se ai u godit nga një plumb gjatë atentatit të 13 korrikut. Përgjigjja e Trump erdhi pasi dëshmia e Wray para Kongresit sugjeroi se kishte pasiguri nëse Trump u godit nga një plumb apo copëza. Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump, i cili është kandidati republikan presidencial për zgjedhjet e nëntorit, kritikoi Wray për komentet e tij mbi atentatin kundër tij. “Drejtori i FBI-së, Christopher Wray i tha Kongresit dje…
Author: tirana
Ligjvënësit polakë kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi. Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Polonia është përballur me rritje të numrit të migrantëve që prej vitit 2021. Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur migrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë. Situata është bërë tragjike në Qershor, kur një ushtar polak…
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka raportuar para Kuvendit për punimet e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Salianji i cili drejtoi dhe Komisionin, tha se demokratët kërkuan në komision edhe dy muaj hetime shtesë për t’i shkuar deri në fund gjetjeve të komisionit, por u refuzua sipas tij nga socialistët pa justifikime të arsyeshme. Ai nënvizoi se gjithashtu nga ana e socialistëve, u refuzua thirrja në komision e kryeministrit Edi Rama, si edhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi. Nga ana tjetër, Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte…
Travis Scott, një reper që krenohet me një vlerë neto mbresëlënëse prej 80 milionë dollarë që nga viti 2024. Suksesi i tij financiar buron nga një kombinim i karrierës së tij muzikore, marrëveshjeve fitimprurëse të miratimit dhe sipërmarrjeve të ndryshme biznesi. Në kulmin e karrierës së tij, Travis Scott ka qenë një nga reperët më të paguar dhe më të njohur në botë. Në një vit tipik turne, ai mund të mbledhë lehtësisht nga 40 deri në 60 milionë dollarë nga grupi i tij i larmishëm i përpjekjeve. Fitimet e tij rriten ndjeshëm nga programet e tij aktive të lirimit…
Dy projektligjet “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024- 2033” dhe “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, janë derivate që i përgjigjen Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të dy projektligjeve, ku theksoi se, përmes këtyre dy dokumenteve do të bëhet një ridimensionim i sektorit për zhvillim afatgjatë në disa drejtime, që i përgjigjen kushteve të një vendi që është anëtar në NATO dhe kandidat në BE. “Në kushtet e një mjedisi të trazuar Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm dhe i angazhuar plotësisht në funksion të…
Dy vende do të mungojnë në Lojërat Olimpike të këtij viti: Rusia dhe Bjellorusia, si pasojë e luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Ata që kërkojnë ndalimin thonë se Izraeli, i cili është akuzuar për gjenocid nga Afrika e Jugut në rastin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij. Pjesëmarrja e Izraelit nga ana tjetër në lojëra në mes të luftës së tij brutale kundër Gazës, në të cilën janë vrarë më shumë se 39,000 njerëz, ka provokuar kritika ndaj organizatorëve të Olimpiadës, të cilët kanë një histori të gjatë të ndalimit…
Juristi Kreshnik Spahiu e shikon me skepticizëm praninë e dy kandidatëve minoritar grek për zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë që do të mbahen më 4 gusht, pasi kjo sipas tij bëhet për të kënaqur Athinën nga Tirana. ”E shoh si gri. Shikoj në ekranin tuaj që 3 herë përsëritet, pushtuesit në Himarë. Nuk ka asnjë reagim. Nëse do e bënit këtë në televizionet e Greqisë dhe të konsideronit atje që qytetet çame janë të pushtuara, do ju shoqëronin në kufi. Dëgjoj që hapet televizioni që Himara është pushtuar nga shteti im. Nuk e mendoj dot, me statistikë censi e…
Gjatë paradës së flamurëve në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ”Paris 2024”, Shqipëria përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meca dhe mundësi kampion bote, Zelmikhan Abakarov. Notarja 16-vjeçare do të garojë të dielën e 28 korrikut në orën 12:00, në 200 metra për femra në stil të lirë. Nga ana tjetër, ditën e nesërme do të garojë edhe Manjola Konimi në qitje me arëm, në 10 metër me pistoletë. Atletët e tjerë janë Franko Burraj (Atletikë-100 metra për meshkuj), Luiza Gega (Atletikë-3000 metra për femra me pengesa), Grisi Koxhaku (Not-100 metra stil i…
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se Kodi Zgjedhor do të çojë në një “luftë” brenda partisë. Për të një deputet i zgjedhur nga elektorati, që arrin të futet te pjesa e listës së mbyllur, do të ndihet shumë më mirë sesa një deputet i caktuar nga partia. ”Nëse do e gjykoja nga pikëpamja personale, do të kisha një mendim ndryshe për Kodin Zgjedhor. Unë jam deputet i terrenit, që kam marrë 4 mandate dhe të katërta në të njëjtën zonë. Kjo tregon që jam deputet që i shërbej direkt qytetarëve. Në këtë kontekst, për mua personalisht, gjëja më…
”Partizani i vogël Velo” i regjisores Xhanfise Keko, realizuar në vitin 1980, është rijetëzuar nga Arkivi Qendror i Filmit, dhe është prezantuar në versionin 4k në kinamanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, si vijimi i një rrugëtimi artistik që bën bashkë filma që rrëfejnë histori këtë 80-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë. Përtej drejtuesve të arkivave, si atij të Shtetit po ashtu edhe atij të Filmit, në mesin e të pranishmëve gjeje edhe një prej aktorëve protagonistë të filmit, zotin Eduart Çala. Ky është filmi i katërt kinematografik që transmetohet në kinemanë verore pranë DPA-së, si pjesë e repertorit…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale dëshminë e një prej përfituesve nga vendimi i fundit i qeverisë për zgjerimit të fashës së përfituesve të fishave të diabetit falas. Vendimi i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon që nga 1 gushti, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar të grupmoshës nga 25 vjeç deri në 65 vjeç do të përfitojnë 100% falas fishat e diabetit. “Bajrami është një nga qytetarët i cili sapo u njoh me vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zgjerimin e…
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit. ”Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk…