Author: tirana

Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës. Në foton e publikuar shfaqet Dritan Dajti, i rrethuar nga forca të shumta policie. Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin. Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar disa shtetas të moshës, 46, 64, 47 vjeç dhe një 43-vjeçare, pasi janë përfshirë në një sherr. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal edhe për dy shtetas të tjerë një 56-vjeçar dhe një shtetase 56-vjeçare, pasi pas një seance gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, me palë një çift bashkëshortësh të moshës 56 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht, shtetasin B. K., si edhe gjatë shoqërimi për në ambientet e Policisë, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. ”Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit D. M.,…

Read More

Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, për arsye shëndetësore, ishte surprizë për kolegët e grupit parlamentar të socialistëve, dhe me jo pak rëndësi brenda PS. Padiskutim, një vendim i konsultuar ditë më parë me Edi Ramën përpara se ai të udhëtonte drejt Parisit për ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike. Në korridoret e PS-së nuk mungojnë komentet dhe hamendësimet se kush do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë. disa prej anëtarëve të kryesisë të PS-së, të cilët si kandidaturë të mundshme në pol position për momentin në këtë post vendosin Elisa Spiropalin, aktualisht Ministre për Marrëdhëniet…

Read More

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë në Gaza qendrore , duke vrarë të paktën 30 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza tha se 100 persona të tjerë u plagosën. Shpërthimi goditi shkollën e vajzave Khadija në Deir al Balah, një nga zonat më të populluara nga familjet e zhvendosura. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit. Deklarata izraelite tha se shkolla po përdorej për të nisur sulme kundër trupave dhe si një depo armësh dhe se kishte paralajmëruar civilët përpara sulmit. Palestinezët e plagosur u dërguan në spitalin e afërt…

Read More

Një 18-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Peugias. Mediat italiane njoftojnë se ka qenë një kontroll rutinë ai që ndihmuar në zbulimin e lëndës narkotike. Fillimisht, policisë i është dukur automjeti me të cilin lëvizje 18-vjeçri, duke e ndaluar atë dhe duke i kryer kontroll mjeti. Nga kontrolli rezultoi se i riu kishte në automjet një peshore precize dhe material të përshtatshëm për paketimin e lëndëve narkotike. Më pas policia ka kryer kontroll në banesën e 18-vjeccarit shqiptar, ku u gjet 1 kilogram kokainë e fshehur në një tavolinë në bodrumin e shtëpisë.

Read More

Menjëherë pasi u njoftua se ndaj tij ka nisur një procedim penal për thirrjet e dhunës në rrjetet sociale, avokati Genc Gjokutaj ka publikuar një tjetër status, në përpjekje për t’u shfajësuar. Genc Gjokutaj: Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore! Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike! Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet! Thirrja…

Read More

Pritjes i erdhi fundi. Endrick ka firmosur me Real Madrid. Sulmuesi i talentuar do të jetë pjesë e Los Blancos, për 6 sezone. Konfirmimi ka ardhur nga klubi kampion i Europës, nëpërmjet një postimi në` rrjetet sociale. Paraditen e kësaj të shtune, Endrick ka zhvilluar testet përkatëse, ndërsa më pas është paraqitur në zyrat e Realit për të nënshkruar marrëveshjen. Në fakt, Galaktikët kishin “prenotuar” prej kohësh futbollistin, ndërsa këtë verë u bashkua me skuadrën. 18-vjeçari ra në sy me paraqitjet e tij te Palmeiras. Në një sezon në Brazil, ai realizoi 11 gola.

Read More

Zjarri që po vazhdon të ndjekë shkurre dhe kullota afër fshatit Ogaj të Tropojës nuk është arritur të shuhet as gjatë natës. Edhe pse gjatë ditës së sotme është punuar nga kapacitetet e angazhuara në dy drejtime për izolimin e vatrave të zjarrit në Mahallën e Epërme dhe në veri të lagjes Hajdarmataj në kodrat e Stobërtës të fshatit Zoga, për momentin është bërë izolimi i vatrës së zjarrit. Flakët tashmë i janë afruar zonave pyjore të fshatit Zherkë duke rrezikuar kështu hapjen e një vatre të re zjarri. Për të shuar zjarrtin në kë të aksin kanë marrë pjesë.…

Read More

Policia nis hetim për Genc Gjokutajn: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer…

Read More

Partia Socialiste mbledh të dielën Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 tek pallati i Kongreseve. Selia rozë nuk ka shpërndarë një axhendë publike as për anëtarët e saj, por A2CNN ka mësuar se punimet e Kongresit do të jenë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës. Do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë. Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të pesë personave, të cilët kanë marrë kredi në emër të të tjerëve. Sipas hetimeve, të përfshirët kanë marrë kredi në emër të të paktën 15 personave, duke marrë paratë për vete. Ata akuzohen veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’. “Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen…

Read More