Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u fut për t’u larë në detin e Durrësit. Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.
Author: tirana
Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, në dy ditët e fundit kanë hyrë e kanë dalë afro 30 000 shtetas shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të huaj. Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin tonë, ndërkohë që një pjesë jo e vogël e shtetasve të huaj të ardhur nga vendet e Europës Lindore kanë bërë me dije në stacionin kufitar se përdorin vendin tonë për të kaluar tranzit në BE. Fluksi i këtyre dy ditëve është më i larti i hyrje-daljeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të…
Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina. Huang Juting dhe Sheng Lihao u renditën të parët në disiplinën e qitjes, në garën e përzier me karabinë, në distancën 10 metra. Ata mposhtën në finale çiftin nga Koreja e Jugut, të përbërë nga Keum dhe Park, me rezultatin e përgjithshëm 16 me 12. Medalja e bronzit u fitua nga Kazakistani, falë konkurrimit të suksesshëm të çiftit të përbërë nga Le dhe Satpajev. Prej startit të Olimpiadës, Kina konfirmohet si superfuqi e Lojërave dhe mbetet një prej vendeve kandidate për vendin e parë në renditjen e përgjithshme…
“Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 103K në Instagram, tani numëron 102K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka 2 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 238K që…
Situata në Vlorë është katastrofike për shkak të zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve prej mesditës të së enjtes. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, punonjësit e bashkisë dhe të emergjencave civile janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve dhe izolimin e tymit. Për shkak të erës dhe temperaturave të larta situata bëhet edhe më e vështirë, pasi tymi ka pushuar gjithë qytetin e Vlorës dhe rrethinat. “Them se është menaxhuar shumë mirë sepse kaq kemi në dorë ne, fuqia njerëzore kaq ka në dorë, patjetër edhe mjetet. Ka pasur erë gjatë gjithë kohës dhe era ndonjëherë nuk…
Nënkryetar i PD-së, Agron Gjekmarkaj flet për vatrën e zjarrit që është ende aktive në malin e Rrencit në Shëngjin. Gjekmarkaj e cilëson situatën tejet emergjente dhe thotë se nuk ka kohë sipas tij për propagandë, sepse mosveprimi kthehet në krim mjedisor. Postimi i plotë Zjarri në Malin e Rrencit e të Shengjinit po merr permasa dramatike. Flaket dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë per shendetin! Deri tani perpjekjet per ta shuar kanë qënë modeste. Duhet nderhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qendrore me çdo mjet…
Deputeti i pavarur i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar Presidentit Bajram Begaj një kërkesë për mosdekretimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar dje në Kuvend. Sipas tij, në zgjedhjet e përgjithshme në 2025, shqiptarët do të kenë një listë preferenciale të kryetarit. Për të këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve. ”Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve: Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1,…
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith vizitoi mjediset moderne të burgut të ri dhe novator të grave në Pogradec. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, njofton se mjediset e burgut të grave në Pogradec janë demonstrimi më i fundit i partneritetit të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në fushën e Drejtësisë. “Ambasadori dhe ministri Ulsi Manja vlerësuan Programin e Përbashkët të Reformës së Burgjeve, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar financon modernizimin e burgjeve, si ai i Pogradecit, pjesë e mbështjetjes sonë të vazhdueshme për shtetin e së drejtës”, lexohet në njoftim. “Gjatë…
Ina Daja, mjeke e përgjithshme e urgjencës në spitalin e Sarandës udhëheq një ekip që përballon mesatarisht 80-100 raste të urgjencave, të të gjitha llojeve çdo ditë. Të gjithë punojnë me orare të zgjatura, ndërsa shtretërit e urgjencës janë vazhdimisht të zënë me pacientë të prekur nga virozat e stinës, intoksikimet nga ushqimi, pijet, narkotikët apo traumat. Një pjesë e diagnozave lidhen me stinën e verës, temperaturat e larta dhe ekspozimin e gjatë në diell. “Kjo ngarkesë lidhet me fillimin e sezonit turistik. Që prej qershorit situata në spitalin e Sarandës ka qenë më e ngarkuar. Për 24 orë trajtojmë…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se votimi i djeshëm në Kuvend nuk ishte për Reformën Zgjedhore, por vetëm zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi shprehet se Reforma Zgjedhore kuptimplote është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara. Postimi nga Gazment Bardhi Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e…
Endrick është pjesë e Real Madrid. Ai kishte akordin me madrilenët prej kohësh, por që nuk prezantohej pa u bërë 18-vjeçar, është prezantuar sot nga presidenti Florentino Perez pasi ka hedhur firmën në kontratën e tij që e lidh me “Los Blancos” për 6 vitet e ardhshme. Endrick ishte shumë i emocionuar teksa fliste para publikut dhe kur në stadium nisën ovacionet për të, ai nuk i mbajti dot lotët. “Të them të drejtën nuk e prisja të gjithë këtë”, tha djaloshi duke iu dridhur zëri, dukshëm i emocionuar nga fakti që tani ishte pjesë e një skuadre si Real…