Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Plazhet e jugut, turistë edhe nga Argjentina

20:00 / July 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PLAZH
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plazhet e jugut të Shqipërisë janë më të kërkuara për pushuesit e huaj. Kryeminstri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale opinonet e turistëve, të cilët kanë zgjedhur për të pushuar plazhet e vendit tonë, si Himarën, Borshin, Jalën e Dhërmiun. “Gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët”.

Pushuesit janë nga shtete të ndryshme. Ata vlerësojnë plazhet e pastra, mikpritjen e ushqimin shqiptar. “Jemi nga Republika Çeke. Këtu është shumë këndshëm, peizazh i bukur, det i qetë, një vend i bukur”. “Koha është e mirë, njerëzit të sjellshëm, ushqimi është i mirë. Thjesht është bukur këtu. Është një vend i bukur dhe mund të lëvizim lirshëm”.

“Vij nga Skocia. Na pëlqen shumë Shqipëria. Jemi prej dy javësh këtu. Kemi udhëtuar që prej Thethit në veri, deri në Ksamil, Sarandë, Berat dhe jemi këtu. Na ka pëlqyer shumë”. “E adhuroj këtët vend. Jam prej dy javësh këtu dhe koha ka qenë fantastike, njerëzit shumë të dashur”. “Vij nga Turqia. Këtu në Shqipëri deti është shumë i pastër. Kjo më pëlqen sepse në Turqi e kemi problem këtë pjesë. Plazhet janë të bukura, njerëzit të dashur, është qetë. Më pëlqen shumë këtu”.

“Të gjitha më pëlqejnë, deti i pastër, mikpritja. Në krahasim me Italinë, çmimet janë konkurruese”. Plazhet e jugut të vendit frekuentohen edhe nga pushuesit nga Vlora. “Vij nga Prishtina. Ndihem mirë. Është vend i bukur, vijmë rregullisht. Në Dhërmi, Ksamil, Jal, në gjithë bregdetin shqiptar, çdo vit vijmë 5-6 herë në vit”, u shpreh një pushues nga Kosova.

Një pushues shqiptar vlerësoi veçanërisht shërbimin dhe sigurinë. “Shërbimi është goxha i mirë, në disa biznese që kam frekuentuar. Siguria po ashtu. Janë të gjithë të pajisur me sinjalistikë për skafet dhe jet ski. Mendoj që këtë vit jemi pak më mirë nga viti i kaluar, por ka akoma hapësira për t’u rregulluar”, tha ai.

Të kanqur për këtë sezon, janë dhe bizneset. “Ka shumë të huaj dhe shqiptarë. 80% janë të huaj këtu. Kemi pasur klientë nga Argjentina, nga Suedia, nga Norvegjia”. Edhe këtë vit numri i turistëve është në rritje. Vetëm në muajin qershor Shqipërinë e vizituan 1.2 milionë turistë ose 23.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumica e tyre janë nga Europa dhe Amerika.

ARGJENTINA jug plazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.