Biznesmeni Armandi Nelaj ndërroi jetë më 24 qershor pas një shpërthimi që tronditi Portin e Sarandës. Ngjarja u mbush plot me mister. Fillimisht u dyshua se ishte një polumbar të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar. Një muaj më pas, Policia e Sarandës zbardh ngjarjen e rëndë duke i thënë fund misterit. Sipas Policisë, Nelaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një tritoli, por në fakt ndaj tij nuk ishte planifikuar atentat. Nelaj bashkë me mikun e tij, Eridion Muho kishin planifikuar që t’i…
Author: tirana
Pamjet që tregojnë presidentin turk duke goditur me shuplakë një djali të vogël që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në internet. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes. Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’ja puthur. Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë. Fëmija, më pas ia puthi dorën presidentit. Në të…
Pas ndryshimeve të djeshme në kabinet, kreu i qeverisë ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive, ndërkohë që ka vijuar edhe sot të jetë i ashpër dhe kritik me deputetët socialistë. Rama mësohet të ketë thënë se ka deputetë që nuk e kanë merituar votën e socialistëve për të shkuar në Parlament. Ai është shprehur se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm deputetët do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë.Një ditë më parë, duke folur në kongresin e socialistëve,…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 3- vatra zjarri, ndërkohë që mbeten aktive tetë prej tyre. Njoftimi: 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura. Por…
Temperaturat e larta që përfshinë gjithë muajin korrik e që sipas sinoptikanëve do të vijojnë edhe gjatë dy javëve të para të gushtit, kanë shtuar së tepërmi virozat tek fëmijët. Temperaturat janë reflektuar tek ata me problematika nga më të shumtat, nga dehidratimi e deri tek problemet respiratore. Rastet e fëmijëve të prekur nga virozat kanë qenë në rritje nga dita në ditë, ndërkohë që të prekur kanë qenë fëmijë të të gjitha moshave. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku Vladimir Kumaraku ka pohuar se temperaturat e larta kanë sjellë efektet e tyre negative në shëndetin…
Betohen sot në KLP 23 prokurorët e rinj në Prokuroritë e rretheve. Prokurorët janë emëruar në rrethet Korçë, Lezhë, Vlorë, Kukës, Berat etj. Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon: Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Prej tre ditësh në Bode, majën më të lartë të malit të Lozhanit vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota. Gjatë gjithë këtyre ditëve dy mjete zjarrfikës si dhe 10 punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit si dhe punojës të shërbimit pyjor dhe njësisë administrative janë duke punuar për shuarjen e flakëve si dhe izolimin për të mos kaluar në sipërfaqe të tjera. Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë shuarjen e vatrave të zjarrit Mendohet që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvenie të qëllimshme. Për…
Një 59-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë pas inga hetimet ka rezultuar se është shkakëtar I një zjarri I cili rrezikoi 5 banesa dhe dogji disa pemë ulliri. Sipas informacioneve nga policia ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës 12:40 te rrethrrotullimi i shkozës në kryeqytet. Zjarri që ndezi 59-vjeçari fillimisht për të djegur plerat është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa. Njoftimi i policisë: Tiranë Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë zjarri u përhap duke djegur…
Këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, është paraqitur Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht. Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë…
Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025. Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombëtare të PS. “Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025.Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara! Forca”, shkruan Veliaj.
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku disa ministra u zëvendësuan, ditën e sotme pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj. Pak pas mbylljes dje të Kongresit Zgjedhor të PS-së ku u zgjodh dhe Asambleja e re e kësaj partie, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.Sakaq, këto ndryshime në kabinetin qeveritar pritet që të miratohen sot me dekret, ndërsa pasdite ishte parashikuar që të mblidhej Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme. Por seanca në fjalë u shty për ditën e nesërme, në orën 18:00.