Author: tirana

Xhudisti nga Peja, Akil Gjakova është shprehur i zhgënjyer me atë që nuk arriti t’i siguronte Kosovës medalje në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Xhudisiti shkoi deri në repesazh, por që u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto me Waza-ari. “Ishin disa luftëra të mira, pata një performancë të mirë, por që në fund nuk u shpërblye ashtu siç dëshirova”, ka thënë fillimisht Akili në një prononcim për RTK-në. “Kundërshtarët i ka pasur të nivelit të lartë, disa kampion evropian, por që kisha përgatitje të larta dhe asgjë nuk ishte e befasishme, por që në fund nuk ia dola.…

Read More

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e masës së sigurisë që vendosur ndaj saj. Balilaj ndodhej nën masën e sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila ishte vendosur në mars 2024. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi më 20 maj përfundimin e hetimeve ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, zëvendëses së saj, Anisa Petani, sekretarit të përgjithshëm në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të akuzuar për paracaktimin e fituesve në dy tendera. Balilaj…

Read More

Dua Lipa ka qëndruar këto ditë në Kosovë për shkak të festivalit Sunny Hill. Ajo bashkë me familjen janë organizatorët e festivalit, që këtë vit suprizën e madhe kishte artisten tjetër shqiptare, Bebe Rexhën. Ylli po ashtu ka qenë njëri nga performuesit e këtij viti, duke ndarë kështu skenën me artistët më të mëdhenj ndërkombëtar. Ai ka postuar një foto ku ka përqafuar Dua Lipën.

Read More

Një radhë kilometrike automjetesh është regjistruar këtë pasdite në autostradën Durrës Tiranë, teksa në Vorë qarkullimi është bllokuar totalisht. Situata e tillë ka qenë edhe gjatë paradites në pjesën e ardhjes nga Durrësi për në Tiranë. Fluski i makinave të bllokuar ka ndodhur pasi në autostradë ka ndodhur nja aksident i vogël pa pasoja, ndërsa për momentin pjesa e Vorës është e mbipopulluar nga makinat. Trafiku prej aksidentit është krijuar 8 kilometra në ardhje, nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit.

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të hënë në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković. Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm. Kreu i shtetit përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparimin e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të…

Read More

Shtimi i lëvizjeve si pasojë e turizmit ka rritur ndjeshëm fenomenin në Shqipëri. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit u regjistruan 767 aksidente, me mbizotërim në muajin qershor. ”Janë rrugët dhe siguria e tyre, aftësia e drejtuesve të mjeteve dhe përgjegjshmëria e strukturave që monitorojnë trafiku. Këto 3 elemente nuk respektohen siç duhet që çojnë në rastin e një aksidenti”, thotë për A2 CNN Mamir Hodo, ekspert i sigurisë rrugore. Është sjellja e drejtuesit të mjetit kryesisht të meshkujve, që ka ndikuar në rritjen e rasteve të aksidenteve por dhe shtimit…

Read More

Vera e vitit 1997 ndryshoi historinë e familjes mbretërore britanike. Natën e 31 gushtit, makina në të cilën po udhëtonte Lady Diana, ish-bashkëshortja e mbretit aktual Charles III dhe nëna e Princit William dhe Harry-t, u përplas në një tunel të Parisit. Edhe pse ka pasur gjithmonë teori konspirative, autoritetet e zgjidhën çështjen si një aksident trafiku si rezultat i ndjekjes së paparacëve. 27 vjet më vonë, programi ‘Fiesta’ i Telecinco zbuloi ekzistencën e një letre anonime që mbërriti në Scotland Yard dhe në të cilën tregohej se vdekja e Lady Di ishte në të vërtetë e paramenduar. “Është një…

Read More

Donald Trump ka pranuar të flasë për FBI-në, që po heton atentatin për vrasje ndaj tij. Thomas Matthew Crooks, ishte “shumë inteligjent” dhe kishte interes për armët. Zyrtarët kishin zbuluar tashmë se Crooks kishte kërkuar “sa larg ishte Oswald nga Kennedy” përpara të shtënave, Rojek tha se ai gjithashtu bëri kërkime në lidhje me ngjarjet masive me të shtëna armësh, informacionin mbi pajisjet shpërthyese të improvizuara dhe tentativën për vrasjen e Kryeministri sllovak në fillim të këtij viti. 20-vjeçari njihej gjithashtu si një person me një rreth shumë të ngushtë shoqëror dhe nuk fliste shume me familjen e tij. ”Ndërsa…

Read More

Xhudisti nga Peja, Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë. Gjakova që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin me anë të Ippon-it. Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë. Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët…

Read More

Dashi-A lidhen fjalët me veprimet e tua, Dash? Hëna bashkë me Marsin do të bashkohen në Dem për të të ndihmuar që të tejkalosh problemet që ke mes asaj që bën dhe asaj që thua. Hëna e re në Luan do të merret me sektorin tënd të vetëbesimit, duke të të treguar sa rëndësi ka që të kesh besim në zgjedhjet e tua dhe në veprimet plot kurajo që ndërmerr. Demi-Dëgjoje trupin tënd, i dashur Dem! Hëna dhe Marsi do të sjellin drejt teje të gjitha sinjale që do të duhet t’u kushtosh rëndësi dhe vëmendje. Hëna e re në…

Read More

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pritur në takimin e fundit zyrtar përpara largimit, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith. Në postimin e Gjykatës, theksohet se mesazhi që ka dhënë kryetari Sadushi, është se Mbretëria e Bashkuar mbetet partnere afatgjatë në mbështetje të gjyqësorit shqiptar. ”Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024. Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia juaj për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga…

Read More

Sfidat e rajonit në një kohë me zhvillime të shumta ndërkombëtare, si dhe integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Ministrit të Europës dhe të Punëve të Jashtme, Igli Hasani me homologun e Bosnjë- Hercegovinës, Elmedin Konaković. “Procesi i integrimit evropian është një sfidë dinamike, vlerësojmë hapat e Bosnjë Hercegovinës në BE, rekomandimi është stimul, kjo prespektivë që kemi zgjedhur na ndihmon për të na afruar më shumë, konstatuam se Shqipëria dhe Bosnja kanë qasje të njëjtë për bashkëpunim rajonal”, u shpreh ministri Hasani. “Nuk mund të flasim për çështje ekonomike dhe…

Read More