Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Hasani takim me homologun boshnjak Konakovic: Fokusi, integrimi në BE! Hapja e ambasadave hap pozitiv

16:50 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
igli hasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sfidat e rajonit në një kohë me zhvillime të shumta ndërkombëtare, si dhe integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Ministrit të Europës dhe të Punëve të Jashtme, Igli Hasani me homologun e Bosnjë- Hercegovinës, Elmedin Konaković. “Procesi i integrimit evropian është një sfidë dinamike, vlerësojmë hapat e Bosnjë Hercegovinës në BE, rekomandimi është stimul, kjo prespektivë që kemi zgjedhur na ndihmon për të na afruar më shumë, konstatuam se Shqipëria dhe Bosnja kanë qasje të njëjtë për bashkëpunim rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

“Nuk mund të flasim për çështje ekonomike dhe siguri kur nuk kemi paqe, është e rëndësishme të kemi qetësi në rajon. kemi hartuar planet tona për të patur një integrim sa më të shpejtë dhe po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jepen në rrugën për integrimin, evropianët po presim të tregojë kapacitetet tona”, theksoi homologu boshnjak Konakovic.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Hasani tha se i ka kërkuar homologut të tij ndryshim të optikës mbi Kosovën, e veçanërisht të të anëtarësimit të saj në nismat europiane.

“Kërkova rivlerësim për qëndrimin për anetarësimin e kosovës në disa nisma europiane, si vende fqinje në rajon, në funksion të paqes dhe stabilitetit lipset që Kosova të shihet në optikë optimale, bashkëkohore”, shtoi ministri Hasani. Në fund të vitit të shkuar, dy vendet vendosën rihapjen e ambasadave në Tiranë e Sarajevë dhe për ministrin Hasani kjo tregon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

BE Igli hasnai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.