Author: tirana

U mbajt sot seanca e dytë në Gjykatën Administrative në lidhje me padinë e Fredi Belerit për dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se presidenti Begaj caktoi një datë pa skaduar afati që klienti i saj të ankimonte vendimin e KQZ. Sipas saj, ai kishte të drejtë që të ankimonte deri më 5 gusht, në orën 16:00. “I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të…

Read More

Pas arrestimit te prokurorit te Vlorës, Aurel Zarka, të mërkurën Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të vendosur edhe pezullimin e tij nga detyra. Po ashtu do të diskutohet për të emëruar në Prokurorinë e Posaçme edhe Prokuroren e Durrësit Anita Jella dhe të Tiranës, Bledar Maksutin. Më herët KLP kishte shpallur fitues Anita Jellen dhe prokurorin Ndini Tavani, që iu nënshtruan vlerësimeve të një komisionit të ngritur nga SPAK. Në këtë komision nuk u kualifikua Tavani dhe vendin e tij e zuri prokurori tjetër, Bledar Maksuti.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave. Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024: Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla; Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete; Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;…

Read More

Gjykata Administrative vendos sot për fatin e zgjedhjeve në Himarë. Fredi Beleri ndërkohë kërkon shfuqizimin e dekretit te Presidentit Bajram Begaj i cili caktoi 4 gushtit si datën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë. Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore e PBDNJ dhe e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës se ankimimit te Fredi Belerit. Avokatja akuzoi kreun e shtetit se ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë. Gjyzari: Presidenti…

Read More

Mijëra njerëz u mblodhën në disa qytete të Serbisë dje, të hënën, për të protestuar kundër projektit të minierës së litiumit të nënshkruar së fundmi nga qeveria e vendit ballkanik me Bashkimin Evropian. Demonstratat u zhvilluan njëkohësisht në qytete të tilla si Savaç, Kraljevo, Arandjelovac, Lig dhe Barajevë, dhe tubime të ngjashme ishin zhvilluar në qytete të tjera serbe në javët e mëparshme. Marrëveshja e fundit e arritur në fillim të këtij muaji për “lëndët e para kritike” mund të zvogëlojë varësinë e Evropës nga Kina. Madje mund ta shtyjë Serbinë, e cila ka lidhje të ngushta me Pekinin dhe Moskën, më…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, theksoi se ky projekt do të hapë një faqe të re për Shqipërinë. Ai tha se porti i vjetër në mes të qytetit ishte një plagë mjedisore. “Projektet e mëdha nisin kur fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave i krijimit të grupit të nevojshëm i ekspertëve, i projektimit. Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limitet. Nuk është ndër virtytet e shqiptarit dhe një nga mallrat më të radhë. Shqiptarët kanë jetuar nën…

Read More

Nga Eliza Barclay Këtë sezon zgjedhor, shumë amerikanë janë thellësisht të shqetësuar për koston e ushqimit. Ju i dëgjoni zhgënjimet e tyre në sondazhe, në mitingje dhe në fokus grupe – tronditja e ngjitësve te pankartave te fushatës është një nga çështjet e pakta që ka mbetur për të bashkuar amerikanët në të gjithë spektrin politik. Por sado i dhimbshëm të jetë inflacioni i ushqimit, ai mund të jetë thjesht një valëzim i hershëm i llojit të përçarjes në sistemin ushqimor që po vjen. Shkalla e këtyre ndryshimeve do të jetë befasuese. Pasojat e tyre globale do të jenë të…

Read More

Në daljen e fundit si drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, foli në çelje të garës për ndërtimit e portit të ri në Porto Romano. Me emocionet e fjalimit të fundit, teksa pasdite, në seancën plenare, pritet të emërohet ministër i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se ky port me kapacitete disa herë më të mëdha se sa porti aktual i Durrësit, i duhet vendit përballë “hovit të ri që ka marrë”. “Ndërtimi i një porti nuk është thjesht çështje ekonomike, është çështje shtetndërtuese. Na takon të ecim në shtratin e ambicieve të vjetra, teksa vendi ka marrë një hov…

Read More

Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që duhet të jetë ndër më të rëndësishmet në çdo qeveri, Ministrinë e Financave. Rëndësia e kësaj ministrie në imponimin e disiplinës buxhetore dhe në përmirësimin e performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve publike është e pamohueshme. “Monitor” përllogariti treguesin e qëndrimit në detyrë dhe të qarkullimit të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe të ministrit që ka mbajtur detyrën e Financave, Ekonomisë, apo të bashkuar ekonomi dhe financave. Në mënyrë të vazhdueshme vërehet që pa argumente apo rezultate të dukshme këto dy fusha janë “martuar” e…

Read More

Në një intervistë ne “Breaking” në Top News, ajo shprehet se do duhej që të tërhiqeshin përfundimisht Berisha dhe Basha, që ajo i bën përgjegjës për konfliktin, që PD të bashkohej. “Kam ardhur sa filloj konflikti mes palëve të PD. Tani hendeku mes është aq i madh saqë nuk mund të mendohet bashkimi. Unë kam pasur pritshmëri dhe ëndërr, dëshirë që palët mund të bashkoheshin. Është shumë e vështirë që ky helmim të na pastrohet, por prap duhet të gjendeshin disa koka që dëshirojnë të bashkonin opozitën. Një tërheqje e drejtë e ndershme nga z.Berisha dhe z.Basha, përfaqësuesit e këtij…

Read More

Një moment krejtësisht surreal ka ndodhur para një prej garave olimpike në pishinën e La Défense Arena, vendi ku zhvillohen garat e notit. Pikërisht ky episod ndërpreu garën e 100 metrave bretkosë për femra në Olimpiadë. Ndërsa notaret ishin gati për të nisur, folësi ndaloi gjithçka për shkak të pranisë së një objekti në ujë. Kaloi vetëm një moment pas paralajmërimit dhe një burrë u shfaq, i parë drejtpërdrejt në mbarë botën, me një rroba banje me lule, i cili eci përgjatë gjithë skajit të pishinës derisa u zhyt për të nxjerrë një kufje noti nga fundi i pishinës. E…

Read More

Si pasojë e flakëve, megjithë angazhimin e dhjetëra forcave e mjeteve, rreziku ende vazhdon të jetë i lartë në zonën e Shëngjinit. Për të ndjekur nga afër operacionin për izolimin e zjarrit, ka mbërritur në vendngjarje edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. “Jemi dislokuar këtu në zonën e Shëngjinit për të shuar vatrën e zjarrit ku kemi angazhuar dhe disa bashki duke filluar nga Tirana, Kamza, Fieri, Berati, Lushnja, Mirdita, Vau Dejës, Shkodra, pra më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacinale të MZSH mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, 2 automjete të…

Read More