Ministria e Mbrojtjes informon se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike. Situata në Shëngjin këtë të martë ka arritur pikën kritike, me zjarrin tek Rana e Hedhun që është ngjitur në objektet hotelerie dhe ka djegur 2 beach-bare në plazh. Era e fortë dhe flakët përparojnë me shpejtësi. Policia ka urdhëruar evakuuim të plotë nga zona për banorët dhe të gjithë pushuesit. Ndërkohë është krijuar kaos me pushuesit që largohen të alarmuar, sirenat e policisë dhe flakët që përparojnë…
Author: tirana
Ministrat e rinj të qeverisë ”Rama 3”, kanë ardhur në seancën e jashtëzakonshme, ku do të votohen. Petrit Malaj që do të jetë ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha që do të jetë ministër i Financave dhe Pirro Vengu do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes, kanë ardhur në Kuvend dhe në hyrje janë pritur nga këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila punon prej vitesh në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet në qeveris për Partinë Demokratike nuk duhet të kalojnë në Kuvend vetëm përmes dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e të përzgjedhurve nga kryeministri. Pirro Vengu, ministri i ri i…
Festimi i një sërfisti pasi kishte kryer provën e tij në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, është kthyer në foton e ditës dhe po qarkullon rrjetin, pasi duket si një fotomontazh. Aty shfaqet braziliani Gabriel Medina, i cili 10 mijë milje larg Francës, në Tahiti ku po kryhen garat e sërfit për aktivitetin, dhuroi një provë spektakolare në një dallgë. Ai mori notën rekord 9,9 nga 10 të mundshme për paraqitjen e tij dhe e kuptoi menjëherë që kishte bërë diçka të jashtëzakonshme, duke kërcyer mbi dallgë bashkë me sërfin e tij. Një fotograf shkrepi pikërisht momentin kur Medina është në…
Biznesmeni Eridion Muho që u arrestua për atentatin e dështuar në Sarandë, ku aksidentalisht vdiq miku i tij Armandi Nelaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore, ndaj nuk është siguruar dëshmia e plotë. Hetuesit dyshojnë se Muho për shkak të konkurrencës në biznes ka tentuar të hedhë në erë tragetin “Fenikas Lines” të linjës Sarandë-Korfuz. Një ditë pas arrestimit, Muho ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Sarandës. 35-vjeçari u prangos për atentatin e dështuar në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, ku mbeti i vdekur miku i tij, Armandi Nelaj. Armandi Nelaj më datë 24 qershor në mbrëmje ishte nisur…
Pas situatës kritike në Shëngjin, ku flakët kanë djegur çadra plazhi dhe rrezikohen resorte, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në afërsi të fshatit Kaninë, në Vlorë. Mësohet se zjarri i favorizuar nga era e fortë po përhapet me shpejtësi në zonë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe pyllin e Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë së Maliqit. Në kushte të tilla punonjësit e shërbimit zjarrfikës se bashku me dy mjetet e tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vatra e zjarrit pasi rrezikohej jeta e tyre.…
Një punonjës ka humbur jetën këtë të martë, pasi ra nga pallati ku po punonte. 58-vjeçari me iniciale A.Sh u rrëzua nga një godinë në ndërtim e sipër në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20. Punëtori u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nuk dihet nëse në kantier respektoheshin rregullat e punës, ndërsa që pritet një hetim për aksidentin.
Flakët e zjarrit i janë afruar kurorës së gjelbërt afër ”Inheritor resort” në Shëngjin. Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë flakët me qëllim që të mos i afrohet godinës. Era e fortë po favorizon shumë zjarrin. Pushuesit largohenme vrap, ndërsa punonjësit e hotelit përpiqen që të heqin çadrat e tjera prej kashte, apo sende të tjera, që të mos përfshihen nga flakët.
Këtë të martë, 30 korrik, u çel gara për ndërtimin e një ndër projekteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin, portit të ri të Durrësit, i cili do të zhvendoset nga pozicionimi aktual në qendër të qytetit për në Porto Romano, me kapacitete përpunuese të zgjeruara, për t’ju përgjigjur fluksit gjithmonë e në rritje. Kryeministri Edi Rama thotë se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon dhe e bën atë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe për sigurinë e gjithë rajonit. “Ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re në rajon, ky port…
Edhe këtë herë Gjykata e Posaçme la në fuqi vijimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Berisha ndodhet në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.
Situata me zjarrin në Ranën e Hedhun në Shëngjin po paraqitet mjaft kritike. Flakët po djegin çadrat dhe zjarri po përfshin rrethimin e një resorti. Pushues dhe punonjës të resortit po përpiqen të heqin çadrat e tjera prej kashte që të mos përfshihen nga flakët. Situata është mjaft shqetësuese me zjarrin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili votoi kundër kodit të ri zgjedhor që u votua në Kuvend me 106 vota, se ndryshimet favorizojnë kryeministrin Edi Rama dhe dëmtojnë shumë opozitën. Po ashtu ai iu përgjigj edhe negociatorit të PD-së për ndryshimet në Kod, Oerd Bykykbashi, sipas të cilit një pjesë e listës do të mbahet e mbyllur, për të ruajtur figurat politike të partisë. ”Dëgjova Bylybashin që tha se listat po i mbyllim për të ruajtur të mos futen njerëzit nga jashtë. Në këtë mënyrë bie parimi i primareve. Unë besoj që i bëri dëm opozitës ndryshimi i…
SPAK tregon pse është arrestuar prokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Ai nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes që ka të bëjë me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën të fshehura në mjetin ”Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor 2018. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar procedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit…