Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje nga mbledhja e grupit të PS-së/ Rama vlerëson Ballën dhe Peleshin, mblidhen firmat për Spiropalin

15:37 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist. Rama e vuri theksin pikërisht tek punimet e Kongresit dhe ka prezantuar tre ministrat e rinj Pirro Vengu, Petrit Malaj dhe Ervin Hoxha.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para deputetëve ka shprehur vlerësime për punën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Balla u largua nga Ministria e Brendshme 1 vit pas emërimit në këtë detyrë. Në analizën vjetore të dikasterit që ai drejton, Balla u shpreh se viti 2024 është vit historik sa i takon rendit dhe sigurisë, pasi numri i vrasjeve në vend është tre herë më pak se vitet e kaluara.

Socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për propozimin e Elisa Spiropalit për kryetare të Kuvendit. Mësohet se 30 deputetë kanë dhënë firmat për Spiropalin. Elisa Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën “Mjaft”, më pas Drejtore Doganash në qeverinë “Rama 1” , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për votimin e ministrave të rinj dhe zgjedhjen e drejtueses së re të Parlamentit, do të zhvillohet ditën e martë.

PS Qeveria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.