Author: tirana

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz. Vrasje në tentativë e Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, mbajtje arme e Grup i Strukturuar – Gjergj Cukali u kërkua të dënohet 25 vjet burgim; për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e Grup Strukt – I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj…

Read More

RENEA dhe forcat e policisë së Kurbinit janë vënë në ndjekje të 33-vjeçarit Gentjan Marku, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Fatjon Stakajt. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga të shtënat. Pasi ka qëlluar me armë Markaj sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete. Njoftimi: Rreth orës 11:00, shtetasi G. M., 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit…

Read More

Flakët vijojnë në Shëngjin, me disa vatra të vogla në pyje që nuk janë shuar ende. Aeroplanët ujëmbajtës fluturojnë mbi plazhe në mënyrë që të mbledhin ujë nga deti për të mundësuar shuarjen e plotë të tyre. Gjithsesi, situata më e vështirë duket se ka kaluar, teksa aeroplanët po mundohen të mbajnë nën kontroll dhe vatrat e vogla, për të shmangur një rrezik tjetër të mundshëm.

Read More

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike ën zona të ndryshme në Kamëz. Gjatë arrestimit policia i ka sekuestruar adoleshentit sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black bag”. Në kuadër të këtij…

Read More

Vrasësi me pagesë Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohen se janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri. Për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet policia ka arrestuar 5 prej persona të përfshirë, ndërsa 36-vjeçari me dy emra, si edhe 49-vjeçari Fredi Keta janë shpallur në kërkim. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për dy shtetasit Aleksander Osmani dhe Artan Pirraci. Ndërsa ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, Sajmir…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan. Mësohet se është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj. Mësohet se ky operacion është një gërshetim mes operacionit “Plumbi i Artë” dhe zbërthimet nga aplikacioni Sky Ecc. Po ashtu GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit”. Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona…

Read More

Me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet Lorena Goxhabelli. Goxhobelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj. Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 – 2011. Në vitet 2014 – 2017 ka mbajtur postin…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka duke urdhëruar Kuvendin të dërgojë çështjen për shqyrtim në këtë gjykatë. Në dokumentin prej 27 faqesh gjyqtarët akuzojnë mazhorancën parlamentare se ka krijuar një krizë kushtetuese duke vendosur të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e Gjykatës, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 iKushtetutës. Duke mos respektuar këtë detyrim, Kuvendi ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re kushtetuese, pasi, përmes vendimmarrjes së tij, ka cenuar të drejtën kushtetuese të jo më pak se…

Read More

Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe emërohet kryeinspektore e IKMT-së. Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së. Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it. Sakaq, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli. Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona, tre prej të cilëve nën masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe tre nën masën “Arrest në shtëpi”. Policia njofton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gazetari Igli Çelmeta raporton se një nga personat e lidhur me këtë ngjarje, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, është ende në kërkim. Mbi to rëndon akuza “Heqje e paligjshme e lirisë dhe shtrëngim për dhënie pasurie. Njoftimi: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e…

Read More