Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet pjesshme për kryetarin e bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 36 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje. Në mënyrë rastësore u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në…
Author: tirana
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bën me dije se në mbledhjen e Këshillit Konsultativ u miratua vendimi për mbështetjen e pushtetit vendor në lidhje me rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse. Përmes një postimi në Facebook, Mazniku theksone dhe se me këtë masë do të unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke siguruar të njëjtën pagë për të njëjtat profesione në të gjitha bashkitë. ”Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ miratuam vendimin shumë të rëndësishëm për mbështetjen e pushtetit vendor për rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse Me këtë masë…
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro po hetohet nga SPAK, por sot Apeli i GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi një apartament me sipërfaqe rreth 81 m2. Mësohet se apartamenti ndodhet në Vlorë. Goro po hetohet për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë në bregdetin e Gjilekës. Njoftimi zyrtar Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 31.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 29, datë 26.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit…
Një darkë arragostash për mbretin britanik Charles III, i ka kushtuar zyrës së presidentit francez 475,000 euro. Presidenti francez Emmanuel Macron kishte dashur me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën arragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathrash. Pallati Elysée duhet të bënte “përpjekje të konsiderueshme për të rivendosur dhe ruajtur balancat financiare. Në rastin skandaloz në fjalë paratë e darkës ishin shpenzuar të ndara në €165,000 për shërbimin ‘catering’, dhe 40,000 euro për pijet. Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se emërimi i Pirro Vëngut si ministër i Mbrojtjes është kundër interesave të vendit. Për të emërimi në këtë dikaster mjaft të rëndësishëm në çështjen e detit me Greqinë, do ta cënonte atë. ”Ministri i ri i mbrojtës të sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Turqi si shtetas grek dhe nëse është me shtetësi greke, këtë ta sqarojë. Duke qenë ministër i Mbrojtjes ka përgjegjësi të mëdha për çështjen e detit, dhe një shtetas grek ka detyrime ligjore me Greqinë, përveçse moral. Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë…
Në një intervistë të dhënë për BBC, Jack Grealish foli për mungesën në Europian, pasi Southagare nuk e mori me vete në Gjermani. “Kur je me pushime, sa herë që hap telefonin apo televizorin e sheh, ndaj ishte e vështirë të mos e shihje. Do të jem i sinqertë, nga pikëpamja e futbollit ishte gjëja më e vështirë me të cilën jam përballur në karrierën time. Më theu zemrën. Për veten time tani, duhet të përpiqem ta përdor këtë fakt si motivim për sezonin aktual”, deklaroi Grealish. Mesfushori me tipare sulmuese e ka nisur mirë fazën përgatitore, ku ka qenë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungoi në tryezën me krerët e partive politike të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, ku u diskutuan propozime për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare. Liderët e partive opozitare ishin të gjithë të pranishëm, por nga Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ishte konfirmuar pjesëmarrja, nuk u pa në tryezë asnjë përfaqësues. Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani sqaroi se ishte ajo që refuzoi propozimin që në këtë takim të merrte pjesë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi tryeza ishte në nivel kryetarësh. Osmani nuk kurseu një thumb në distancë për Albin Kurtin kur i…
Zjarret në Shëngjin lanë shumë pasoja në zonën pyjore, por edhe në disa banesa e ndërtesa të cilat u përfshinë disi nga flakët. Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj shkoi në terren dhe akuzoi qeverinë se nëse reagimi do të vinte më përpara, atëherë nuk do të kishte një situatë të tillë. ”Unë vetë personalisht përpara tre ditësh jam përpjekur me modesti të reagoj, të sensibilizoj, nxitur dhe nga banorët që kërkonin ndihmë që të ndërhynte qeveria, sepse nëse do të kishte ndërhyrë përpara tre ditësh, ne nuk do të kishim këtë situatë. Nuk do të kishim hotele…
Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri-UNDP Albania nënvizon se 57 objekte arsimore kanë përfunduar deri në tani në kontekstin e Programit “EU4Schools”-“BE për Shkollat”. Objektet arsimore janë ndërtuar sipas parimeve bazë të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku” duke mishëruar standardet më të larta bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. UNDP Albania njofton njëkohësisht se 5 objekte të tjera janë momentalisht në proces rindërtimi dhe/ose riparimi. Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion euro dhe zbatohet nga UNDP Albania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky program…
Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një letër Kuvendit lidhur skandalin e mikrokrediteve, ku viktima të grabitjes janë bërë një numër i lartë individësh, të cilët në masë i përkasin shtresave të shoqërisë që si rregull janë vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse. Begaj u komunikoi sot komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet që vijnë pas komunikimit institucional dhe informimit nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë për hapat e ndërmarra prej tyre në përballimin e situatës. “Sistemet mbikëqyrëse ligjore ngrihen për të mbrojtur, së pari, këto shtresa. Përhapja në një masë të madhe njerëzish dhe…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga projekti i Bashkisë së Tiranës për transformimin e lumit të Lanës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky projekt është një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”. “Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së…
Një sfidë për problematikën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit, por edhe për problematikën e trashëguar që nuk është krijuar në 2023, siç është çështja e pronave, e ka konsideruar Vangjel Tavo kandidimin e tij për kreun e Bashkisë së Himarës. Në një intervistë për ”A2cnn”, ai tha se objekti i fushatës së tij janë shqetësimet e qytetarëve, dhe jo rivali në garë, fakt që e ka provuar duke qenë prej çerek shekulli deputet. “Himara është e himariotëve. Unë kandidoj për kryetar të Bashkisë e Himarës dhe do të jem përfaqësues i tyre. Kaq pjesa tjetër sikurse u takon tani…