SPAK operacion në Tiranë. Lëshohen 6 urdhër-arreste, për disa persona që akuzohen se trafikonin armë.
Author: tirana
“Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak. Gazetarja Marsela Topi raporton për BalkanWeb se flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.
Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se i vuri flakën një sipërfaqeje toke dhe dogji pemë, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. Gj., banues në fshatin Mali i Gjymtit. NJOFTIMI I POLICISE Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi…
33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 39 vatra të raportuara. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë. Për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar sot strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror. Sipas ministrisë së Brendshme, vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara. Në operacionet e fundit…
Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi: – Myslim Marku, 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për…
Punonjësit e administratës do të kenë fleksibilitet në oraret e punës, duke pasur mundësi të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës. Vendimi, që u propozua dy javë më parë, u miratua këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë…
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbër Mazniku bëri të ditur se gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur rritja e pagave për të punësuarit në administratë. Sipas Maznikut, bëhet fjalë për një përllogaritje të re që prek të gjitha bashkitë e vendit, përmes një riklasifikimi të skemës së pagave. “Konkluduam një proces që nisi që në vitin që shkoi me dialogun vendor. Ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor, por jo vetëm për pagat. Është një reformë strukturore që merret me ristrukturimin e abshkive, stafet e tyre në tre grupime të mëdha. Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Në nivele…
Policia Vendore e Palmës në Spanjë ka arrestuar një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa dyshohet se po ikte nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur në lagjen s’Arenal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte, kur Policia Vendore ka marrë një telefonatë nga një qytetar që paralajmëronte se kishte pësuar një tentativë grabitje në shtëpinë e tij dhe se individi ndodhej në rampë hyrëse për në garazh. Në një njoftim për mediat, ata shpjeguan se një nga patrullat e zonës është paraqitur në vendngjarje dhe ka folur me kallëzuesin, i cili u ka thënë…
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se palestinezët e arrestuar nga Izraeli që nga shpërthimi i luftës në Gaza mund të jenë torturuar. Raporti i OKB-së mblodhi dëshmi nga burra, gra dhe fëmijë që ishin arrestuar, të cilët thanë se “ata mbaheshin në ambiente të ngjashme me kafazin, të zhveshur për periudha të gjata, të veshur vetëm me pelena”. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se dëshmitë e marra nga zyra e tij sugjeronin se autoritetet izraelite mund të kenë kryer “akte të tmerrshme” ndaj të arrestuarve. Shumë…
Arrestohet në Miami babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë. Policia e Miamit të Veriut arrestoi të premten 60-vjeçari Skënder Halili, i cili akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur 10 vjeçe, që notonte në pishinë në një kompleks. Ngjarja në fjalë thuhet se është parë një nga dëshmitar. Halili tani po përballet me një sërë akuzash për vepra penale. Ngjarja thuhet se ndodhi në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në 2200 SoLé Mia Square Lane. Dëshmitarët deklaruan se ai notonte qëllimisht në drejtim të saj dhe “donte ta kapte nga këmba” për t’i prekur…
Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të lartë të numrit të kontrolleve për kancerin në qafën e mitrës dhe të gjirit. Për periudhën janar-prill 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 15,010 depistime për kancerin e qafës së mitrës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm testimet janë rritur rreth 59 herë. Në raportin e theksohet se sasia e depistimeve e realizuar prej 15,010 gra është edhe më e lartë kundrejt 11,000 të parashikuara për periudhën. Me një kosto prej 322 lekë/rast. Gjatë kësaj periudhe ka…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i godinave për strehimin e banorëve që shpërngulen. Ai u shpreh se ky është një kapitull i ri i transformimit të Lanës në Tiranë. Postimi: MIRËMËNGJES dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë.