Author: tirana

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Himarë, ku na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet krah kandidatit për kryebashkiak të Partisë Socialiste në Himarë, Vangjel Tavos, si dhe dy deputetëve socialistë, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosin. “Mes miqsh në Himarën e bukur”,- shkruan Spiropali në postimin e saj në rrjetet sociale.

Read More

Sali Berisha tha se Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në një statut të Partisë Socialiste, që përdoret nga Edi Rama sipas dëshirës së tij. Duke i vendosur një nofkë të re kryeministrit, “Edi Gjipeja”, Berisha tha se Rama ka marrë disa qindra mijëra metra katrorë tokë në Gjipe, bashkë me familjarët e tij. “Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.…

Read More

Policia e Shtetit gjatë muajit korrik ka finalizuar 115 operacione, 13 prej të cilave kanë qenë ndërkombëtare. Ndërkohë, janë vënë në pranga 607 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale nga të cilët 81 ishin të shpallur në kërkim. NJOFTIMI I POLICISE 🚨🚔Gjatë muajit korrik, strukturat e Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuara maksimalisht, për të garantuar sigurinë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti. Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe ajri, inteligjencës policore, hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në vend, kanë vijuar…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, ku një automjet ka përplasur një 11-vjeçare. Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Drejtuesi i automjetit, 43-vjeçari me inicialet D. U., ka përplasur të miturën 11-vjeçare, e cila po ecte në këmbë. Si pasojë, e mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodër për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Ndërkohë që mediat italiane njoftuan ditën e djeshme për vonesa në hapjen e qendrave të trajtimit të emigrantëve me destinacion Italinë në Shqipëri, Sky Neës është futur brenda tyre duke publikuar foto të ambienteve. Në reportazhin e publikuar sëfundmi, media britanike thekson se këto qendra nuk ngjajnë me ato të planifikuara nga Britania e Madhe të Ruanda. Reportazhi i SKY: Plani i diskutueshëm i Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të implementohet brenda pak javësh, pas shumë vonesave dhe kritikave të forta. Sky Neës” është bërë organizata e parë mediatike ndërkombëtare që i është dhënë akses në faqet…

Read More

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të shtunën se pesë persona janë arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile. Në një njoftim të prokurorisë thuhet se pas hetimeve disa mujore së bashku me policinë e Kosovës kanë arrestuar personat me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., për veprën penale krime lufte, por pa bërë të ditur përkatësinë e tyre kombëtare. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë i identifikoi katër nga të arrestuarit, Dragan Cvetkoviç, Dragan Niçiç, Millosh Shoshiç dhe Slobodan Jevtiç nga fshati Pasjan në lindje të Kosovës. Prokuroria tha se personat e arrestuar “në bashkëkryerje edhe…

Read More

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe brenda vitit 2025 pritet të mbarojë ndërtimi i karabinasë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga aktorët Alfred Trebicka, Artan Imami, Arben Derhemi, Eni Jani etj., inspektoi punimet për përfundimin e godinës se re dhe njoftoi se paralelisht do të vijojë puna edhe për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për funksionimin e teatrit. “Ky ka qenë një projekt shumë, shumë kompleks, shumë i debatuar, shumë i politizuar, por çdo krizë është edhe një mundësi. Mundësi për ta përmirësuar, mundësi për ta sqaruar më mirë, edhe…

Read More

Një vatër zjarri masive është shfaqur këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkine e Klosit. Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke ju afruar banesave. Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit. Për të ndjekur nga afër situatën në terren ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola e cila tha se falë angazhimit të të gjithëve është bërë e mundur shmangia e dëmeve të mëdha dhe rrezikut të djegies së banesave. Kola…

Read More

Media britanike The Sun ka shkruajtur për shkatërrimin e bandës që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. “Pistoleta Glock dhe një pushkë kallashnikov ishin midis 25 armëve të zjarrit të gjetura në një sulm në Shqipëri”, shkruan The Sun. “Armët dhe qindra fishekë ishin caktuar për t’u dërguar bandave shqiptare në Britani, të cilat po bëjnë një luftë në terren për drogën dhe prostitucionin në Londër”, thuhet më tej. Policia shqiptare gjeti armët duke u përgatitur për dërgesë kur policët e maskuar dhe të armatosur hynë një pronë në një periferi të kryeqytetit Tiranë të enjten. Policia shqiptare që punon me…

Read More

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. Gj., banues në Tiranë. I riu dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë. NJOFTIMI I POLICISENë kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, nga Komisariati i Policisë…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë kësaj fundjave ka qenë në vendlindjen e tij në Librazhd dhe ka marrë pjesë në Festën e Lunikut e cila u zhvillua në Fushën e Letmit, në një nga Perlat e Parkut Kombëtar të Shebenikut. Ministri Taulant Balla, i cili që nga viti 2005 është zgjedhur vazhdimisht nga librazhdasit deputet i PS, nuk rresht së promovuari destinacionet e shumta të Turizmit Malor të këtij rrethi. “Jam djalë i kësaj zone dhe gjithmonë jam prezent në të gjitha eventet e promovimit të bukurive natyrore të kësaj zone”, -tha ministri Balla nga…

Read More

Dy person janë arrestuar në qarkun e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë bën fjalë për një 27-vjeçar, i cili akuzohet se ka rrahur nënën. Ndërkohë, rasti i dytë bën fjalë për një të ri që ka shkaktuar një aksident. NJOFTIMI I POLICISEKomisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin K. Sh., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Sektori i Qarkullimit Rrugor në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin “Librazhd-Elbasan”, arrestoi në flagrancë shtetasin S. P., 37 vjeç, pasi automjeti që…

Read More