SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”. Policia thekson se një 72-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Author: tirana
MIRDITË- Një 31-vjeçar nga fshati Kujt i Mirditës është arrestuar nga policia. Ai kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në një hapësirë pyjore. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në banesën e 31-vjeçarit, Vladimir Nikolli rreth 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu. Po ashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjores për shpërdorim detyre.
TROPOJË– Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ndaluar një 40-vjeçar, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit. Të shtunën, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, një 44-vjeçar, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, pak orë para se ajo të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të performuar për publikun shqiptar. Duke i dhuruar Kullën e Sahatit të Tiranës, Veliaj tha se ajo kullë mbart simbolikën se është gjithmonë koha për t’u kthyer në shtëpi, si dhe e ftoi artisten të bëhet pjesë e aktiviteteve kulturore që do të kulmojnë vitin e ardhshëm, kur Tirana mban titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. “Ne të jemi shumë mirënjohës për kontributin tënd. Ti…
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës të cilët dyshohet se kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash. Mësohet se Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç, hipën në një taksi në rrethrrotullimin “ILIRIA” në plazh, dhe kërcënuan me thikë taksistin. Për pasojë 29-vjeçarja i vodhi shumën e parave që taksisti kishte në makinë dhe dy autorët u larguan nga automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme “Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe…
Pas Vangjel Tavos së Partisë Socialiste, ka ushtruar të drejtën e votës edhe rivali i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria. Ai kërkoi nga qytetarët të shkojnë në qendrat e votimit, ndërsa të dielën e konsideroi si ditë feste për Himarën dhe demokracinë. “Kjo është një ditë feste. Le ta festojmë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia”, theksoi ai. Pyetjes, nëse do të pranojë ofertën e Tavos për postin e nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, Gjikuria u shpreh…
Kandidati socialist Vangjel Tavo ka votuar mëngjesin e sotëm në Himarë. I shoqëruar nga familjarët, Tavo ka shkuar për të hedhur votën e vet në kuti. Pasi ka përfunduar procesin, Tavo ka përshëndetur qytetarët aty jashtë dhe është larguar nga qendra e votimit. “Sot e kanë fjalën qytetarët iu bëj thirrje himariotëve të dalin në votime. Të votojnë alternativën më të mirë, uroj procesi të vijojë i qetë ashtu siç u zhvillua edhe fushata”, tha ai, në një prononcim për mediat.
Një 42-vjeçar nga Borshi është gjetur i mbytur në det. 42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Edhe djali i Fredi Belerit ushtroi të drejtën e votës mëngjesin e sotëm në një nga qendrat e votimit në Himarë. Petro Beleri i drejtohet qendrës së votimit në orën 09:15, ndërkohë babai i tij ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pasi të mbarojë dënimin do të ulet në karrigen e deputetit të Parlamentit Europian pasi u zgjodh me 237 mijë votat e qytetarëve greke në zgjedhjet e 10 qershorit, si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re. Në garë janë Vangjel Tavo Palase i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria…
KAPSHTICË- Dy ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës, ka patur një fluks të shtuar të shqiptarëve si në hyrje ashtu edhe në dalje. Mësohet se në 48 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 9629 persona ndërsa kanë dalë 6620. Sa i përket Qafë Thanës kanë hyrë 14392 persona, dhe kanë dalë 10815. Pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale por nuk mund të thuhet e njejta gjë për palën greke. Sipas informacioneve pala greke ka punuar me sportel të reduktuar, duke krijuar kështu fluks dhe vonesa. Në 24 orët e fundit në Kapshticë…
HIMARË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka deklaruar se të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të rregullta. Duke folur për mediat, Celibashi ka deklaruar se deri më tani nuk janë raportuar problematika. Ndërkohë që sipas tij, identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI). “Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë. Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar…
HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 08:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 2.28%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani kanë raportuar 23 nga 36 qendra votimi në total. Po ashtu theksohet se kanë votuar 372 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara. Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.