Author: tirana

Një banor i fshatit Duhanas ka shkaktuar aksidentalisht një zjarr që për pak i rrezikoi seriozisht banesën. Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se ka qënë shtetasi Barjam Kanaçi, i cila ka qënë duke djegur squfurin për tharjen e fiqeve por zjarri i ka dalë nga kontrolli, duke i rrezikuar banesën e tij dhe shtëpitë përreth. Drejt zonës u nis grupi i shërbimit zjarrfikës me tre mjete zjarrfikëse, të cilët bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve, shuarjen e zjarrit dhe shmangien e rrezikut të përhapjes drejt banesave.

Read More

Protestat në Britaninë e Madhe duket se nuk do të ndalen. Ato arritën kulmin gjatë ditës së djeshme kur një turmë e ekstremit të djathtë sulmoi një hotel në qytetin anglez Rotherham, i cili dyshohet se strehonte azilkërkues. Policia ndërhyri por nuk mundi të ndalë zemërimin e turmës së njerëzve. Zyrtarët lokalë i përshkruan këto akte jo si protestë, por si një dhunë brutale. BBC raportoi se disa sulmues të maskuar hynë në hotel. Paraprakisht ata vendosën në derën e hotelit një kosh të madh plehrash, të cilit i kishin vënë flakën. Protestuesit nuk i kursyen as gurët në drejtim…

Read More

Një 43-vjeçar u arrestua në Durrës pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur. “Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin L. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Pas zgjedhjeve te 4 gushtit , mbajtur në Himarë, aksi rrugor Himarë – Dhërmi është përballur këtë mëngjes të së hënës me trafik të rënduar. Radhë të gjata kilometrike të automjeteve janë regjistruar, radhë të një situate të rënduar për shkak të numrit të madh të qytetarëve dhe simpatizantëve që kthehen pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës, por edhe të pushuesve të shumtë që frekuentuan jugun e vendit këtë fundjavë të parë të gushtit. Autoritetet janë duke u përpjekur të menaxhojnë situaten  dhe të lehtësojnë rrjedhën e trafikut për të shmangur bllokimet e mëtejshme në këtë aks nacional…

Read More

Në pamje të parë ata ishin pronarë të një koncesioni makinash, por pas kësaj kopertine fshihej aktiviteti i tyre i vërtetë si bosë droge në krye të një organizate të fuqishme ndërkombëtare të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Banda u shkatërrua me operacionin “Double Game” të Guardia di Finanza, të koordinuar nga DDA, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Ankonës. Në pranga përfunduan 12 persona, mes të cilëve personazhet drejtues të shoqatës kriminale, dy vëllezërit shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, banues në Porto Sant’Elpidio dhe pronarë të një përfaqësie makinash. Të dy, së bashku me gjashtë anëtarë…

Read More

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi para në 6 pika karburanti në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan, menaxher në këto pika karburanti. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Grid”. Vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit,…

Read More

Një administrator lokali në Gramsh është proceduar penalisht, pasi ka prishur qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar. “Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit. Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për ndërprerjen e muzikës. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikë”, thuhet në njoftimin e policisë. “Gramsh Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, procedohet penalisht administratori i lokalit. Procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për…

Read More

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania. “🟢 Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Read More

Aktori i njohur Olsi Bylyku ka prezantuar të dashurën e tij të re. Në një postim në Instagram, ai ka ndarë një foto me të, duke e uruar për ditëlindje. “5 gusht, gëzuar ditëlindjen Amla”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu emrin e saj, por jo fytyrën. Të veshur të dy me pantallona të bardha dhe bluze të zezë, foton e kanë realizuar para pasqyrës, me të dashurën e tij që ka mbuluar një pjesë të fytyrës.

Read More

Gjykata e posacme ka lënë në burg Leonard Dukën i cili pak ditë më pare u ekstradua në vëndin tonë nga Belgjika për llogari të Spak. Prokuroria e posacme e kërkon Dukën pasi gjykata i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale të Vrasjes me dashje e kryer ne bashkpunim, armbajtje pa leje, sigurim kushtet për vrasjë dhe grup i strukturuar keiminal. Nga hetimët është provuar se Leonard Duka në bashkpunim me 6 persona të tjere janë autor të dyshuar të vrasjës së Santiago Malko ngjarjë e ndodhur në vitin 2019 në rrugën Xhamfize…

Read More

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër. Era…

Read More