Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Siguria Detare”/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, ndëshkohen drejtuesit e tyre

15:00 / August 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1722774382x12345png 947
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KSAMIL- 39 mjete lundruese janë bllokuar gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman. Përkatësisht janë bllokuar 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

Mësohet se 16 prej mjeteve lundruese janë bllokuar për shkak se lundruan brenda perimetrit të sigurisë. Bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar secili me nga 100,000 lekë.

Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë mësohet se gjatë javës janë ndihmuar e shpëtuar disa turistë nga Ksamili në Koman.

Njoftimi i Policisë:

“SIGURIA DETARE”

39 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.

16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

ksamil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.