Serbët protestojnë sot në veri. Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, tha se sot është paralajmëruar një protestë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës. Elshani pohoi për express se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”. Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll. “Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar.…
Author: tirana
Policia ka identifikuar shoferin e automjetit i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e djeshme në Lushnjë dhe humbi jetën. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Erjon Kuka. Kuka u identifikua pas shumë orësh verifikime, teksa trupi i tij u gjet brenda i pajetë. Lexo edhe : Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën një person“Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën”, njofton policia. Aksidenti i rëndë ndodhi…
Reperi i njohur Noizy dhe Dj i tij Bahtjar Bajraktari është vënë në pranga në mesnatë në një klub nate, teksa performonin në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur…
Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2ballë.
Dashi Jeni në ankth për të nisur një projekt të caktuar, por ekziston një konflikt i jashtëzakonshëm në lidhje me mënyrën se si duhet të fillojë projekti. Është e rëndësishme që ju të merrni kohë shtesë në këto faza të para. Përndryshe, do të pendoheni për nxitimin tuaj më vonë. Demi Ju keni sasinë perfekte të ambicjes dhe guximit, të kombinuar me marrëdhënie të mira me të tjerët, për të qenë jashtëzakonisht efektiv në punë sot. Të dy këto talentë fantastikë do të njihen dhe do të vihen në pah, ndaj mos kini frikë t’i ekspozoni. Binjaket Lufta kryesore për…
Vangjel Tavo fitoi në zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë, dhe i ka idetë e qarta se çfarë do të bëjë. Ai tregon për ”Top Channel” se kush e telefoni i pari pas fitores së thellë që korri më 4 gusht si dhe objektivat pasi të marrë çelësat e zyrës së kryebashkiakut të Himarës. Elda Menga: Pas fitores kush ju telefonoi për t’iu uruar i pari? Vangjel Tavo: Ajo që më bëri përshtypje ishte telefonata e z.Gjikuria që më uroi dhe e vlerësova shumë këtë telefonatë dhe mendova vërtet se duke qenë një person që gjysmën e jetës së tij…
Presidenca e Kosovës shprehu të martën keqardhjen për mënyrën se si u trajtua incidenti në aeroportin e Shkupit, gjatë konferencës së shtypit një ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski. Bëhet fjalë për incidentin e 1 gushtit, pas së cilit zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi autoritetet e aeroportit të Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare, duke penguar presidenten gjatë kalimit nëpër aeroportin e Shkupit. Presidenca e Kosovës tha se e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve…
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin Noizy. Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë. Vetë Noizy sot tha se nuk është në arrati, por me avokatët po ndjek rrugën ligjore që të shmangë kurthim që sipas tij, i kanë ngritur në këtë histori. Bashkë me Noizy-n ka qenë edhe reperi Stresi, por ndaj tij nuk ka një fletë-arrest. Duke folur për mediat kosovare, Stresi ka treguar gjithë ç’ka ndodhur natën e sherrit ku u…
Sipas një studimi të OBSH, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit, duke u bërë alkoopirësit më të mëdhenj në botë. Meshkujt konsumonin pothuajse 4 herë më shumë alkool, 14,9 litra, sesa gratë me 4,0 litra në vit. Përsa i përket Shqipërisë, të dhënat tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Edhe në vendin tonë meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat. 2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, shifër më e ulët në nivel europian me 5.9%. Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbrojtur aksionin e mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, Sveçla u pyet nga gazetarët për aksionin, i cili u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, tha Sveçla. Aksioni u zhvillua pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe…
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj ka treguar për takimin që zhvilloi me shkrimtarin e famshëm austriak, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Robert Menasse. Përmes një postimi në facebook, ambasadori tregon se shkrimtari ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe nga këtu shkroi edhe romanin ”Zgjerimi”, që për lexuesit shqiptarë do të jetë gati në tetor. Postimi i plotë Sot më bëri një vizitë në ambasadë shkrimtari i famshëm austriak, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Robert Menasse. Me Robert kam një miqësi të vjetër, por që u forcua më shumë kur ai pranoi ftesën time për…
Aksioni i policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri ka lënë të pakënaqur Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai thotë se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore. “Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën këtë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore, është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë njoftim na ftojnë të flasim sërish për lëvizjet e njëanshme të Kurtit të paligjshme”. Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin…