Author: tirana

Një 40-vjeçar grek është arrestuar sot në Spartë, me akuzën se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja, sipas informacioneve të televizionit publik ERT, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimin në polici. Organet e Rendit Policia janë vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur…

Read More

Bashkia e Tiranës e ka nisur nga Njësia 7 projektin për korsitë e dedikuara për autobusët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjatë mbrëmjes nisjen e punës, duke e vënë theksin te rëndësia e projektit, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të autobusëve dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët. “Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. E gjetëm Tiranën me 1% të qytetarëve që përdornin biçikleta, kurse sot jemi në 10%. Sa më…

Read More

Klea Prenga, blogeria e dhunuar barbarisht nga motrat Berisha, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Instagram”, ajo mohon pretendimet se ka ndërhyrë në familjen e Mariela Berishës, shkak për të cilën kjo e fundit shprehet se e ka dhunuar. Ajo theksoi se dhunues e saj nuk kanë familje, ndaj një pretendim i tillë nuk qëndron. Lexo edhe : “Shkon me burrin tim”, si motrat Antonela dhe Meriela Berisha rrahën blogeren në restorant: Rrezikojnë 10 vite burg“Akuza te renda dhe permendja e emrave pa e ditur situaten jane te teperta dhe te papergjegishme.…

Read More

Një minator 33 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Mësohet se minatori 33 vjeçar me inicialet N.A. ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh. Ai është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të…

Read More

Një 58-vjeçar në Shkodër ka denoncuar në polici se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin/kapjen e autorit/autorëve. “Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Read More

Menjëherë pasi përfundoi garën në Olimpiadën e Parisit në 200 metra për meshkuj të enjten mbrëma, atleti Lyles u zbuloi gazetarëve se ai doli pozitiv për koronavirusin të martën në mëngjes. Lyles mori frymë rëndë pas garës, mori kujdes mjekësor pranë vijës së finishit dhe u largua nga pista në një karrige me rrota. Lyles, i cili i filloi këto Lojëra duke fituar 100 metra të dielën mbrëma, pasi u rikuperua, u rikthye në humor të lartë më vonë teksa fliste me gazetarët ndërsa mbante një maskë të zezë për fytyrën. “Padyshim që ndikoi në performancën time,” tha Lyles. “Më…

Read More

Kafshimi i një merimange kafe duket të jetë shkaku më i mundshëm i vdekjes së 48-vjeçarit në Pirgos të Greqisë, sipas deklaratave të drejtoreshës së klinikës kirurgjikale të spitalit Pyrgos, Angeliki Sarantopoulos. “Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të të gjithë stafit, pacienti ynë humbi jetën. Ishte diçka që dihej që në fillim. Fatkeqësisht, këto incidente nuk përfundojnë mirë. Nga përshkrimet mendojmë se ishte një pickim merimange kafe”, tha ajo. Sipas informacioneve të ygeiamou.gr dhe protothema.gr, burri është pickuar të dielën, pa u vënë re. Të hënën ai u ndje keq dhe iu drejtua një mjeku privat, i cili e dërgoi në spitalin e…

Read More

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi preu pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 28 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa pemë në vendin e quajtur “Qafa e Kutreqit”, në fshatin…

Read More

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur pranë distriktit Polatlı të Ankarasë të premten në mëngjes, kur një autobus pasagjerësh ka ngecur në këmbët e urës. Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, i cili bëri një deklaratë për kanalin CNN TÜRK në lidhje me aksidentin, tha se sipas të dhënave fillestare, 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar. Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit. Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori Şahin tha se “Nuk ka shenja frenash, sipas vlerësimeve fillestare mund të ketë qenë pasojë e gjumit të drejtuesit të mjetit”. Ai tha…

Read More

Kamala Harris dhe Donald Trump më në fund kanë rënë dakord të marrin pjesë në një debat në ABC më 10 shtator. “ABC News do të presë kandidatët e kualifikuar presidencialë për debat më 10 shtator në ABC. Zëvendëspresidentja Harris dhe ish-presidenti Trump kanë konfirmuar të dy se do të marrin pjesë në debatin e ABC-së”, tha rrjeti në një deklaratë. Në një intervistë nga resorti i tij Mar-a-Lago në Florida, Donald Trump tha se ishte duke pritur për të debatuar me Zëvendës Presidenten Harris dhe kishte rënë dakord për takime me Fox News, ABC dhe NBC. Një këshilltar i…

Read More

Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve…

Read More

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i…

Read More