Franca i ka bërë thirrje Kosovës të premten të vetëpërmbahet nga ndërmarrja e ndonjë “veprimi tjetër të njëanshëm”, i cili mund t’i përshkallëzojë edhe më shumë tensionet në veri të vendit, pas synimeve për rihapjen e urës mbi Ibër. Reagimi i Francës vjen pasi autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime gjatë kësaj jave në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare. “Franca e dënon fuqishëm rritjen e papritur të veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat…
Author: tirana
Fabjan Doda është zbuluar nga Krimi Kibernetik në Tiranë, si autori i 62 shantazheve për zhvatje parash e kërcënim për pubkikim foto e video intime. Nëpërmjet një profili agjentët e Krimit Kompjuterik, kanë zbuluar se IP që shantazhonte vajzat në Shqipëri vinte nga një burg në Lyon të Francës. Me interpol është zbuluar Dodaj dhe është sekuestruar teleofoni si provë materiale gjatë kontrolleve në qelinë e tij. Shqiptari i dënuar në Francë rezulton i martuar dhe me tre fëmijë. Përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë u bë identifikimi. Menjëherë pas kësaj efektivët lajmëruan autoritetet…
Juliana Nura ka reaguar për dhunën çnjerëzore ndaj Klea Prengës nga motrat Berisha, një ngjarje që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale. Ajo shprehet kundër mënyrës sesi është trajtuar situata. Nura thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre nëse ata tradhtojnë dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë. ”Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar. Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e…
Një autobot ka shpërthyer në flakë në një pikë karburanti ”Gega Oil”, këtë të premte në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohen dy punonjës të pikës. Policia bën me dije se për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, të dy punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e…
Kryeministri Edi Rama qëndroi indiferent ndaj 7 pyetjeve të Berishës lidhur me pronat e familjarëve të tij në Vuno të Himarës. Këtë të premte kryetari i PD-së kërkoi shpjegime të tjera nga kreu i qeverisë. Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë dokument që vërteton pronësinë për 224 mijë metër katror tokë, dhe i bën këtë sfidë. “Nëse keni kurajo dhe guxim nxirre para publikut hartën, sepse ne do të nxjerrim dokumente. Po të paralajmëroj, do të nxjerrim dokumente që faktojnë vendndodhjen e tokës që po plaçkitet”. Edhe sa i përket trashëgimisë së pronave, sërish Berisha hedh dyshime. “A ke ndonjë…
Nga Gëzim Zilja Ndeshja e “madhe” në Himarë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë përfundoi. Krerët e PD, të shndërruar në lukuni mamuthësh, përtacësh, llafazanësh e konesh, filluan mjaullimat e lehjet për të njëmbëdhjetin vit radhazi: qeveria ndërhyri, është ushtruar trysni, janë blerë vota, 6.000 karta identiteti nuk u aktivizuan, Tavua nuk është shqiptar, Celibashi është shërbëtor i Ramës, presidenti nuk na la kohë, etj., etj, të gjitha të vërteta. Po ku ndodheshin këta, nja pesëdhjetë deputetë të paktën, gjatë fushatës? Në Amazonë, duke gjuajtur krokodila e nuk po e shihnin se ç’po bëhej në Himarë? Pse nuk i paraprinë…
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga plazhi i Kunës në Shëngjin, ku shihet i tejmbushur me turistë dhe pushues. Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales.
”Truri” i vendit që ikën nga vendi, është një realitet i vërtetë, por edhe aty ku shkojnë, nuk gjejnë parajsën. 28% e të rinjëve arrijnë të punësohen në profesionet të cilat janë arsimuar, që e bën të renditet ndër të fundit në nivel global. Ekspertët e punësimit ngrenë shqetësimin se numri i madh i diplomave të marra në Shqipëri nuk ju siguron dijet e nevojshme për t’u përshtatur në tregun ndërkombëtar. ”Që do të thotë nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria, vetëm 28 prej tyre punojnë në profesion. Në radhë të parë, ky arsimimi që ne e…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti këtë të premte në një takim, misionin e Vlerësimit të Ndihmës Zgjedhore në Shqipëri të një delegacioni të lartë të Këshillit të Evropës. Në takim u diskutua në detaje për përforcimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës zgjedhore përmes krijimit dhe konsolidimit të një qendre trajnimi të përhershme, moderne, dinamike dhe fleksibël në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Bisedua u fokusua për pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhje, forcimin e kapaciteteve dhe partneritetit të KQZ-së, shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e fazave…
Nga Anila Hoxha Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar diçka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve. Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë. Ishte i qetë. Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e…
Një 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi nga policia e Greqisë, aty ku ka ndodhur ngjarja, është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimi në polici. Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit. Pasi kanë…
Reperi Stresi, vijon që të reagojë në rrjete sociale nga arratia, sepse është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Stresi i ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy. “Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Reagimi vjen pas tensioneve të fundit mes…