Author: tirana

Fotot tronditëse tregojnë ish-zonjën e parë të Argjentinës Fabiola Yanez të mbuluar me mavijosje pasi dyshohet se u sulmua nga ish-presidenti Alberto Fernandez. Ish-partnerja e Fernandez, e ka akuzuar atë se e ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht, sipas një vendimi gjyqësor. Akuzat tronditën vendin dhe po njollosin më tej reputacionin e të majtës së moderuar, qeveria e të cilit shumë argjentinas fajësojnë për thellimin e një krize ekonomike. Fernandez, një politikan peronist me prirje të majtë, i cili ishte president nga viti 2019 deri në 2023, mohoi me forcë akuzat e saj dhe premtoi se do t’i provonte gjykatave ‘çfarë…

Read More

Dëshmia e plotë e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën. Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe pëkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore. Siç del nga dëshmia, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin…

Read More

Referuar rasteve të konfirmuara të murtajës së deleve dhe dhive në Greqi e Rumani, Shqipëria ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve dhe ngritjen e postblloqeve me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Veterinar në akset nacionale. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj, u shpreh për Top Channel se masat e marra synojnë të ndalojnë përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël, një sëmundje kjo që sjell dëme të konsiderueshme për ekonominë blegtorale. Sëmundja përhapet me shpejtësi në tufat blegtorale, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve. “Deri tani nuk kemi…

Read More

Pas tronditjes që shkaktoi rrëzimi i një avioni me 61 persona në bord në një zonë banimi të Vinhedo, një qytet në shtetin brazilian të Sao Paulo, tani autoritetet po përpiqen të zbulojnë arsyet e tragjedisë. Aksidentit nuk i mbijetoi asnjë nga 57 pasagjerët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit në bord. Rrëzimi i tij dhe zjarri që e pasoi shkaktuan dëme në një shtëpi në një kompleks banimi por jo viktima në mesin e atyre që ndodheshin në atë moment në zonën e përplasjes së ATR 72-500. Sipas zyrtarëve, hipoteza më e mundshme deri tani është ajo e akullit. Rezulton…

Read More

Për të gjithë fëmijët, që muaji gusht i gjen në kryeqytet, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ka menduar që përveç kampeve verore, të ofrojë edhe një “kamp veror digjital”, siç është hapësira e “Micro-Folie” te Piramida. Në këtë hapësirë, fëmijët, sipas grup-moshave të ndryshme, mund t’u kushtohen aktiviteteve të larmishme dixhitale e krijuese, por edhe programeve të tjera edukuese. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi projektin si një mundësi fantastike për të rinjtë e kryeqytetit, për socializmin mes tyre, por kryesisht në aftësimin drejt punëve të së ardhmes. “Ftesa për të gjithë prindërit është…

Read More

Rita Ora po shijon disa ditë pushime në Formentera, pas një sëmundjeje misterioze e detyroi të anulonte një koncert në Hungari muajin e kaluar. 33-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por tashmë duket që e ka kaluar. Ajo duket super në formë teksa po kalon pushimet me bashkëshortin Taika Waititi dhe Kate e Lila Moss. Rita dukej perfekte me bikini të zeza, shkruan DailyMail. Disa orë para, ylli i hitit “You Only Love Me” njoftoi se nuk do të ishte pjesë e festivalit për shkak të ‘urdhrave të mjekut’. “Ju lutemi të më falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve,…

Read More

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi aksidentoi për vdekje një 66-vjeçare. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin – Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Read More

Një 63-vjeçar ka përfunduar në pranga paraditen e kësaj të shtune, pasi qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij. Sipas njoftimit zyrtar, dy familjet kanë pasur konflikte të shpeshta me njëra-tjetrën. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -P. S., 63…

Read More

Një 42-vjeçar teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, është ndaluar nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë. Ai iu ka ofruar atyre shuma parash. Uniformat blu bëjnë me dije se ka shkuar në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë. “Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore,…

Read More

Fluksi i lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës është rritur ndjeshëm teksa emigrantë shqiptarët kthehen në vendlindje për festën e 15 gushtit. Që nga mëngjesi janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe drejtuesit e mjeteve presin të kryhen kontrollet për të vazhduar udhëtimin. Kalimet e automjeteve kanë kaluar shifrën 2000 nga mesnata deri në dhjetë të mëngjesit. Dje, e premte, janë regjistruar mbi 4300 kalime drejt Shqipërisë, ndërsa të enjten 3650. Pritet që edhe pas datës 15 gusht të përsëriten pamje të ngjashme, kësaj herë me radhë të gjata në drejtim të kundërt, teksa këta udhëtarë kthehen në Greqi.

Read More

Gërmimet e vazhdueshme në një qytet të lashtë grek në Turqinë perëndimore ka nxjerrë në dritë artefakte dhe mbetje arkeologjike që datojnë që nga shekulli i pestë para Krishtit, duke përfshirë një numër të jashtëzakonshëm monedhash ari që ishin fshehur për më shumë se 2000 vjet. Thesari i gjetur, i groposur me gjasë qëllimisht nën dyshemenë e një shtëpie të shekullit të pestë para Krishtit, mund të tregojë historinë e një ushtari të lashtë mercenar gjatë atyre kohërave të konfliktit. “Zbulimi i një gjetjeje kaq të vlefshme në një gërmim arkeologjik është shumë i rrallë”-tha udhëheqësi i gërmimeve Dr. Christopher…

Read More