Manchetser City fiton Superkupën e Anglisë, duke e nisur mbarë sezonin e ri. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Ten Hag do të gjente avantazhin në pjesën e dytë. Djajtë e Kuq kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 82-të me Garnacho-n, duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditje në hyrje të zonës. City do të barazonte pak para fundit të kohës së rregullt me një gol me kokë të Bernardo Silvës. Ndeshja më pas shkoi në ruletin e penalltive, atje ku “qytetarët” fituan 7-6.
Author: tirana
Një aksident tragjik dhe i tmerrshëm ka ndodhur në Moldavi, ku dy makinat pas përplasjes kanë shpërthyer në flakë, duke bërë që 5 persona të digjen të gjallë. Aksidenti u regjistruar në autostradën M5 Kishinau-Balti, në afërsi të qytetit Codreanca. Shtatë të tjerë janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.
Nga 1 qershori e deri më 10 gusht qendra shëndetësore verore e Shëngjinit ka realizuar rreth 4 000 vizita mjekësore. Teksa ka postuar një video, kryeministri Edi Rama thotë se në këtë qendër ofrohet një shërbim cilësor për pushuesit.”Që nga 1 qershori e deri më 10 gusht, kjo qendër shëndetësore verore ka realizuar rreth 4000 vizita mjekësore. Një pjesë e madhe e tyre janë kryer për turistët e huaj, të cilët kanë përfituar shërbime falas nga stafi ynë mjekësor. Mirënjohje për punën e palodhur që bëni çdo ditë”,-shkruan Rama.
36 vite nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela nga regjimi komunist. Havzi Nela u burgos 21 vjet dhe në fund u dënua me vdekje, se fliste hapur kundër regjimit diktatorial. Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”. Bashkëshortja e tij, Lavdije Nela i ka ende të hapura plagët e humbjes tragjike. Sot ajo ishte e vetme në sheshin në qendër të Kukësit, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të tij. Ajo kërkon që kjo dite, 10 gushti të shpallet ditë përkujtimore në nder të poetit Havzi Nela.
Këtë të shtunë një sherr është regjistruar mes dy punonjësve në një lokal në Himarë, ka përfunduar në përleshje me thikë dhe me pasojë plagosjen e një prej tyre. Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e një Fast-Food-i ku dy të rinjtë punonin. Motivet e përplasjes cilësohen si të dobëta, por hetimet janë ende në vijim për të zbardhur shkakun e vërtetë. Policia sqaron se E.Sh, 27-vjeç, ka goditur dhe plagosur me thikë kolegun e tij të pujnës, A.M., 29-vjeç. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.
Nga Eduard Zaloshnja Para zgjedhjeve të fundit të Himarës, shpresa për fitore e opozitës varej tek ardhja e emigrantëve për të votuar. Sepse PS-ja e kishte demonstruar epërsinë ndër zgjedhësit e këtushëm të Bashkisë Himarë. Kështu, në zgjedhjet e prillit 2021 (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë), PS-ja mori mbi 59% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe më 4 gusht (kur kufijtë ishin të hapur), kandidati i saj mori pothuaj 59% të votave. Pra emigrantët që erdhën nga jashtë për të votuar nuk e ndryshuan dot raportin e votave të këtushme. (Opozita ka ngritur pretendime për 6000…
Beogradi mban sot një prej protestave më të mëdha të thirruara ndonjëherë nga opozita e vendit, e cila është kritikuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, madje duke ngritur alarmin se do të ketë trazira dhe tentativë për grusht shteti. Vuçiç tha se ka mësuar përmes kanaleve zyrtare nga Rusia se në Serbi po përgatiten trazira masive me qëllim një grusht shteti. “Ata që imagjinojnë se do të bëjnë diçka me forcë, nuk do ta bëjnë. Serbia po ecën pa pushim përpara, nuk mund dhe nuk do ta ndalin. Askush nuk do ta ndalojë më kurrë. Njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen”,…
Dritan Idrizi humbi jetën në kulmin e një debati të dhunshëm, pasi mori tre plagë me thikë, njëra prej të cilave fatale në zemër. 38-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Riccione të Italisë. Mediat italiane raportojnë se janë tre persona me origjinë shqiptare, të arrestuar si të dyshuar për një krim: Artur Cerria, autori i vrasjes së 38-vjeçarit, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, banues në San Giovanni në Marignano. Nga ajo që është rikonstruktuar, Idrizi kishte pasur një diskutim të ashpër me anëtarët e familjes së Cerrias. Ky i…
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategoria e Parë” për javën e parë të edicionit të ri futbollistik. Të gjashtë ndeshjet e javës së para do të luhen më 24 gusht në të njëjtën orë, 17:00. Në këtë javë të parë spikat ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit, dy skuadrat që sezonin e shkuar ishin pjesë e elitës së vendit. Ndërkohë Flamurtari luan në shtëpi kundër Burrelit dhe Besa në udhëtim me Valbonën. Kategoria e Parë, java 1 Vora-Apolonia, 24 gusht, ora 17:00, stadiumi i Vorës Kukësi-Erzeni, 24gusht, ora 17:00, “Kukës Arena” Flamurtari-Burreli, 24 gusht,…
Rreth 120 forca e mjete po luftojnë me zjarrin në Qafë Shtamë në territorin e Bashkisë Mat, që kufizohet me kampin e Qafë Shtamës, pjesë e territorit të Krujës. Nga flakët janë përfshirë rreth 30 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë. Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm. Zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës dhe më pas i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur…
Tayna u rikthye me një goditje të fuqishme në skenën muzikore. Kënga “Si Ai,” e cila erdhi pas një beteje virtuale mes saj dhe ish-menaxherit të saj, ka bërë bujë në mbarë botën, kjo falë TikTok-ut. Pavarësisht sfidave që hasi në fillim, Tayna arriti ta publikonte këngën në YouTube, duke tërhoqur shpejt vëmendjen e dëgjuesve ndërkombëtarë. Një nga arritjet më të mëdha të këngës erdhi kur Dj i famshëm Marshmello krijoi një remix të “Si Ai,” duke e katapultuar atë në një audiencë edhe më të gjerë. “Si Ai” është renditur mes 10 këngëve më të kërkuara në Shazam, një…
Veriu i vendit vijon të ngelet destinacion për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama thotë se të dhënat nga pikat kufitare, aeroporti dhe portet tregojnë rritje të lartë të numrit të vizitorëve dhe të turistëve. Për të infrastruktura e ndërtuar, vizioni strategjik i qeverisë dhe rrjeti i agroturizmave kanë sjellë një fluks të madh pushuesish edhe në veri. “Lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë Veriu ynë, ku…