Author: tirana

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se njësitë e mbrojtjes ajrore shkatërruan 14 dronë të lëshuar nga Ukraina dhe katër raketa balistike taktike Tochka-U mbi rajonin Kursk mëngjesin e së dielës. Rajoni rus kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës dhe aktualisht është në qendër të luftimeve pasi forcat ukrainase pushtuan zonën, shkruan Sky News. Zyrtarët e Kurskut thanë se 13 persona u plagosën në qytet pasi mbetjet nga një raketë e shkatërruar ukrainase ranë mbi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe. Nuk është e qartë nëse ka pasur dëme të mëtejshme, pasi Rusia dhe Ukraina rrallë zbulojnë shkallën e plotë të dëmit të…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i DPMZSH, Arben Cara, deklaratë për mediat pas inspektimit të zjarrit të madh që ka përfshirë prej 5 ditësh Malin e Thatë dhe rrezikon Parkun Kombëtar të Prespës. “Situata vazhdon me vatrën e zjarrit aktive prej 5 ditësh, edhe pse kemi ndërhyrë nga toka dhe ajri, duke qenë se shtrirja është me një perimetër shumë të gjatë, mbetet aktive por me përmasa jo shumë të mëdha. Ajo çfarë na bën të vazhdojë është se kemi të bëjmë me një sipërfaqe shkurre, ferra, bar të thatë, të cilën është e pamundur ta menaxhosh me mjete rrethanore dhe për…

Read More

KOSOVË- Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Skenderajt. Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe. Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e…

Read More

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti pranë Thumanës, fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e rrugës Fushë Krujë-Milot. Mësohet se janë shoqëruar disa persona, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Automjeti ndodhet në komisariatin e Kurbinit ndërsa po hetohet ngjarja.

Read More

GJERMANI- 68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite në luftën në Lindjen e Mesme gjë për të cilën është diskutuar së fundmi. Ky refuzim në shkallë të gjërë vörehet pavarësisht parapëlqimeve dhe simpative poltike. Sipas të dhënave të anketës të radio-televizioneve publike gjermane ARD Deutschlandtrend qëndrimi kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite vihet re tek simpatizantët e të gjitha partive politike në Gjermani. Nga ana tjetër një ndë pesë gjermanë (19 përqind) mendon se është e drejtë që Gjermania ta mbështesë Izraelin në luftën kundër organizatave terroriste Hamas dhe Hezbollah, për shembull duke furnizuar me karburant avionët luftarakë të vendeve aleate…

Read More

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për hapje të një miniere të litiumit në Serbi, dhe më pas kanë bllokuar dy stacione hekurudhore. Ata fillimisht kanë marshuar prej qendrës së Beogradit drejt urës Gazella, dhe më pas janë ndarë në dy grupe, për t’i bllokuar stacionet: Prokop dhe Novi Beograd. Protestuesit janë parë nëpër binarë të hekurudhave dhe kështu është pamundësuar kalimi i trenave. Në këto dy stacione nuk janë parë forca policore dhe protestuesit kanë realizuar planet e tyre pa ndonjë incident, Kompania australiane, Rio Tinto, që pritet ta jetësojë projektin për minierë…

Read More

Pas 32 vjetësh është hapur porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetin social Facebook. Kreu i qeverisë thotë se tashmë nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik. Sipas Ramës, do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës. “Mirëmëngjes dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti…

Read More

Dashi E keni hënën në opozitë e cila do të sjellë disa kontraste të vogla në dashuri edhe gjatë ditës së sotme, 11 gusht 2024. Çiftet që kanë bashkëjetuar së fundmi do të jenë plot me ide për t’i vënë në jetë. Jeni beqar? Mundësi të mira dhe takime të reja të preferuara gjatë gjithë ditës. Nuk ka kuptim të lini asgjë të ikë nga duart. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjatë orëve në vijim do të thirreni të përballeni me ndryshime. Ejani: do të jetë kënaqësi! Kjo do të jetë periudha e duhur për të planifikuar diçka me…

Read More

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të nxehta Afrikane duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet; Shkodër; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër 40 dhe mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka përshëndetur fitoren e medaljes së bronztë nga mundësi që përfaqësoi Shqipërinë në Paris 2024, Chermen Valiev. Spiropali shprehet se kjo ishte një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, duke shtuar se medalja është arritje madhore për sportin shqiptar. “Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar! Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive. Përgëzime me zemër…

Read More

Si kurrë më parë, serbët janë mbledhur që prej orës 19:00 në sheshin qendror të Beogradit, Terazije, për të protestuar kundër minierave të litiumit, “Rio Tinta” dhe projektit “Jadar”. Mijëra serbë protestojnë nën sloganin “Nuk do të gërmoni”, Siç shihet në videot e publikuara nga Lëvizja Kreni-Promeni, pjesëmarrja në protestën që Presidenti Aleksandër Vuçiç e cilësoi më herët si një tentativë të mundshme për grusht shteti, është masive.

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha, nga ballkoni i banesës që është në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, thotë se sot Shqipëria ka më nevojë se kurrë, për intelektualë të vërtetë, ka nevojë më shumë se kurrë për intelektual të frymëzuar nga Havzi Nela, nga Vilson Blloshmi, nga Genc Leka, nga kollosë shqiptarë që u flijuan për dinjitetin e tyre, u flijuan për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pjesë nga fjala Sot sakrifica sublime e Havzi Nelës është më frymëzuese se kurrë. Sot Shqipëria ka më nevojë se kurrë, për intelektualë të vërtetë, ka nevojë më shumë…

Read More