Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit. Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt të një pallati. Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, në banesë nuk ka pasur njeri. Nga flakët, rrezikohen dhe banesat e tjera në pallat. Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt të një pallati. Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, në banesë nuk ka pasur njeri. Nga flakët, rrezikohen dhe banesat e tjera në pallat.
Author: tirana
Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve. Pas orës 10 të mëngjesit do të shihet më qartë nëse do ketë agravim të situatës apo jo (nga era) dhe nëse po do ketë ndërhyrje nga ajri. Vatrat aktualisht janë të veçuara nga njëra tjetra, teksa po mbahen nën kontroll. Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara. Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren. Ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca të shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë),…
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, rreth orës 01:10 të mëngjesit. Shtetasi A. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Ai është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shembja e një pjese të një parku, i cili u godit nga rrufeja gjatë një stuhie ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur dhjetë të tjerë, raportojnë mediat shtetërore. Aksidenti ndodhi dje të dielën në Changzhou (lindje), një qytet rreth 150 kilometra në veriperëndim të Shangait. Dhjetë personat që u plagosën janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua. Një hetim mbi aksidentin është duke u zhvilluar, tha transmetuesi publik kinez CCTV . Kina është përballur me ngjarje ekstreme të motit muajt e fundit, veçanërisht shira të dendur në lindje dhe jug të vendit, ndërsa pjesa më e madhe…
Dramatike paraqitet situata në Atikën verilindore që prej mesditës të së dielës, duke nisur nga Varnavas, ku vatra e zjarrit është e madhe. Pamjet që shihni janë kapur nga pasagjerët e aeroplanëve që mbërrijnë në Atikë gjatë natës. Kujtojmë se pak para orës 6 të mëngjesit zjarri kishte mbërritur në Penteli me një urdhër evakuimi për Pentelin e Vjetër dhe të Ri si dhe dy spitalet e zonës. Zjarri është krejtësisht jashtë kontrollit dhe vazhdimisht ndryshon drejtim, ndërsa brenda gjysmë ore mbërriti nga Avenue Dionysos në Penteli dhe tani shkon në Nea Makri. Mësohet se janë tre fronte dramatike: Grammatiko,…
Disa vatra zjarri janë regjistruar pasditen e së dielës në rrethin e Vlorës. Zjarri i cili nisi ne malin midis Gjormit dhe Lepenicës u arrit të vihej në kontroll vetëm në orët e vona.Situata zjarri ka patur edhe fshatin Vranisht ku zjarrfikëset e Himarës arritën ta vinin në kontroll në orët e vona.Ndërkohë rreth orës 16:00, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu zonën e fshatit Mërtiraj të njësisë administrative Vllahinë. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era duke djegur me shpejtësi sipërfaqe me kullota.Për disa momente flakët kanë rrezikuar disa banesa si dhe puset e naftës .…
Vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite, kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Verili-verilindje. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga…
Dashi (21 Mars – 20 Prill) Sipas horoskopit të Paolo Fox për të hënën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në sytë e të tjerëve dhe për më tepër, për gjëra të parëndësishme. Nuk është gjithmonë e mundur të kesh gjithçka menjëherë, por ky është një sezon që premton shumë për mirë. Shumë çifte në krizë do të mund ta kapërcejnë një moment delikat ku janë futur duke gjetur harmoninë dhe bashkëfajësinë, por do të duhet të jenë shumë të sinqertë dhe diplomatikë, duke mos u mërzitur kurrë dhe duke mos…
ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në një kompleks në itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar. Siç raportohet dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. Gjithashtu Nicola Salatino, 55-vjeçari mbeti i bllokuar nën rrënoja. Ai ishte nga provinca e Barit dhe ishte me pushime në Valle d’Stria me gruan e tij 53-vjeçare, ku mbas dy ditësh do festonte ditëlindjen. Nërkohë gruaja e tij ndodhet në spital për mjekin si pasojë e djegieve të shumta. Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ndodhi brenda një kompleksi. Aty ndodheshin gjithsej katër persona, por dy të tjerët, me origjinë nga Barletta, ishin larg nga…
Mediat ukrainase kanë raportuar se forcat e Kievit kanë hyrë në rajonin Belgorod të Rusisë. Më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime, shkruan Sky News. Mediat, duke përfshirë Suspilne të Ukrainës, po raportojnë për një video të pesë trupave ukrainase me uniformë që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”. Ushtarët mbanin në dorë flamurin e batalionit dhe një flamur gjeorgjian. Një tabelë në ndërtesën pas tyre shkruan “Klubi i fshatit Porozovsky”. ⚡️⚡️⚡️ The Armed Forces of Ukraine 🇺🇦…
Brenda kësaj jave, janë bllokuar 44 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, ku përfshihen 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike. Mësohet se krahas masës së bllokimit, drejtuesit e 34 mjeteve të tjera, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Njoftimi i Policisë: Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 44 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 21 jet ski, 13 skafe, 6…
Prej afro 10 ditësh mali i Tërnovës në njësinë administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës është nën pushtetin e flakëve. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka ka qenë e pamundur që zjarri të shuhet plotësisht. Kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha ndërsa autoritetet lokale vijojnë luftën me flakët nga toka. Në terren janë angazhuar punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës. Ndërkohë autoritetet vijojnë të kërkojnë ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Deri tani janë djegur dhjetra hektar me bredha, pishë dhe pemë Ahu. Kjo ka qenë zona më…