Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu ka folur për protestën e sotme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër politikave diskriminuese të shtetit serb. Për të Serbia me anë të pasivizimit të adresave po bën pastrim etnik. Sipas tij, shteti serb kërkon të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Për ”News 24”, ai tha se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rëndë. Pjesë nga fjala Serbia po mban qasje deri raciste ndaj shqiptarëve dhe ne do të protestojmë derisa të plotësohen të drejtat tona. Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është tepër e rëndë.…
Author: tirana
E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga vizitorët që kanë zgjedhur bjeshkët e Lëpushës, për të vendosur çadrat e tyre të kampingut e për të eksploruar më tej zonën. Lëpusha është një vend me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ndërsa investimet në bujtina e agroturizëm kanë nxitur turizmin alpin. Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.
Shtetet e Bashkuara dërgojnë një nëndetëse me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, teksa tensionet në rajon vijojnë të rriten. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjithastu se një aeroplanmbajtëse që ishte nisur drejt zonës do të mbërrinte atje më shpejt. Lëvizjet vijnë mes frikës për një zgjerim të rrezikshëm të konfiktit rajonal, pas vrasjes së liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut nga Izraeli. Ato sinjalizojnë vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur aleatin e vet, Izraelin, nga çdo sulm i Iranit, me Austin që e bëri të qartë se SHBA do të ndërmerrte çdo hap të mundshëm: “Sekretari Austin…
Drejtoria e Policisë Rrugore, informon se gjatë javës që u la pas janë pezulluar 154 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, si dhe janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Në të gjithë vendin janë vendosur 24 231 masa administrative, nga këto: – 6701 për shpejtësi tej normave të lejuara;– 1014 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;– 1306 për mospërdorim të rripit të sigurimit;–…
Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në vend. Një vatër zjarri është hasur në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha. Vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer. Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.
Dashi-Komunikimi është çelësi, sidomos gjatë kësaj jave. Përdori me kujdes fjalët dhe shprehe qartë atë që ke në mendje, sidomos gjatë ditës së mërkurë, kur Marsi dhe Jupiteri të kërkojnë që të fokusohesh te mendimet e tua dhe mënyra e komunikimit. Lidhja e Diellit dhe Mërkurit në Luan gjatë ditës së diel do të të frymëzojë që të hysh në periudhën tënde më kreative. Demi-Qëndro me këmbë në tokë, i dashur Dem. Lidhja Mars-Jupiter te Binjakët do të të nxisë që të dëgjosh mësimet e urta dhe të mençura që do të marrësh gjatë kësaj -periudhe. Kontrollo ndjesitë e tua…
Mes lotësh dhe e tronditur nga krimi i rëndë, e motra e Egli Progës akuzon se vëllanë e saj e kanë vrarë në bashkëpunim dhe shteti për të ka fshehur ngjarjen. Nga ana tjetër, ajo thotë se për ngjarjen nuk ka thjesht një vrasës, por askush nuk pranon të flasë për atë që ka ndodhur. ”Është vrasje në bashkëpunim, nuk është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar…
“Aktualisht po marr një moment qetësie. Dua t’i mendoj gjërat me qetësi sa i përket objektivave të radhës. Gara nuk ishte brenda pritshmërive të mia dhe dua ta mendoj me qetësi të ardhmen”, thotë Luiza Gega, pas kthimit të delegacionit olimpik në Shqipëri. Atletja 35-vjeçare, e cila nuk arriti të kualifikohej për në finalen e 3000 metrave me pengesa, shprehu zhgënjimin e saj për garën që zhvilloi. “Gara ime nuk shkoi siç unë shpresoja. Synimi ishte të isha në 10 të parat, por sporti kështu e ka. Në fakt, që nga prilli gjërat nuk po shkonin siç doja unë në…
Një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit marrin më shumë shpërblime për telefonat, karburantin, hotelin dhe vizitat brenda e jashtë vendit, se sa rrogë për punën e tyre në komisione dhe seancë plenare. Deputetja e PS-së në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima rezulton se në qershor ka marrë një rrogë neto 215 mijë lekë, ndërkohë që përfitimet e tjera (neto) kapin shifrën 254 mijë lekë, duke e çuar totalin në 465 mijë lekë. Deputeti socialist i Korçës, Ilirjan Pendavinji ka marrë në qershor 225 mijë lekë rrogë pas taksave, ndërsa përfitime të tjera nga dietat 256 mijë lekë, në…
Sali Berisha thotë se me heshtjen e tij, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit. “Ai pranoi në këtë mënyrë se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katrot tokë, ndërkohë që dokumentat faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qenë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë.…
Euro ka shënuar sot nivelin më të ulët historik në raport me lekun. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot për herë të parë me më pak se 100 lekë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë vlerës së 100 lekëve. Megjithatë, pavarësisht blerjeve direkte të Bankës së Shqipërisë dhe kontakteve të saj të shpeshta…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin. Babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ndërroi jetë, pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht. Proga u gjet i shtrirë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë pak më vonë. Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim. Ajo hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë. Flet motra e viktimës, Jonida Proga : “Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem…