Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna për ndërtimin e parkut të prodhimit të energjisë diellorem që do t’i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri. “Mirëmëngjes dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë…
Author: tirana
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 39°C…
DASHI Në këtë periudhë të vitit dëshironi një festë të merituar për të lehtësuar stresin e shkaktuar nga puna intensive ose aktiviteti praktik. Një udhëtim në një vend të ri dhe të largët do të jetë një shpërqendrim i mirëpritur. Kushtojini vëmendje emocioneve tuaja gjatë kësaj kohe. Mos i merrni gjërat si të mirëqena, edhe nëse nuk ka marrëdhënie në krizë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 13 gusht 2024), Mërkuri është në opozitë. Kjo situatë astrologjike nuk ju lejon të bëni atë që dëshironi. Yjet ju këshillojnë të bëni durim. Megjithatë, kjo ditë është e bekuar nga…
Këtë të hënë, dy persona janë plagosur në qendër të Londrës si pasojë e një sulmi me thikë. Ngjarja ndodhi në sheshin ”Leicester”, ku autori i dyshuar, pa asnjë lloj motivi, nisi të sulmojë kalimtarët me thikë, duke lënë të plagosur një vajzë 11 vjeçe dhe një grua 34 vjeçe. Policia tha se dy të plagosurat janë dërguar në një qendër mjekësore, teksa autori është vënë në pranga. Ky akt ndodh në një kohë kur situata në Britani është e brishtë pas dhunës së javëve të fundit, kur turma njerëzish, që hidhnin parulla kundër emigrantëve dhe kundër fesë islame, u…
Prej 1 korrikut 2024, kanë hyrë në fuqi pagat e reja për punonjësit e sistemit penitenciar, duke njohur kontributin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja informon se pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë shënuar rritje nga 9-27 %. “Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vlerësimin e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin të qeverisë për vijimin e reformimit të sistemit penitenciar”, tha ai. Paga e Drejtuesit të Lartë në Policinë e Burgjeve ishte 133 700 lek]ë dhe me reformën e re të pagave shkoi 170 mijë lekë.Paga e Drejtuesit nga…
Nga Spartak Ngjela Këtu bëhet ndarja e njeriut. Dhe fjala i dha njeriut mendimin. Dhe mendimi me fjalën përforcoi dhe krijojë hap pas hapi rrjedhjen e fjalëve, dhe kjo erdhi e krijoji shkrimin e librin, konceptin, shkencën, qytetin dhe qytetërimin e gojëtarinë. Por, po të mos ekzistonte mendja e njeriut, në botë nuk do të kishte asgjë. Se emri e kthen asgjënë në një gjë. Të gjitha emërtimet e natyrës, të qenieve të gjalla dhe bimëve, i ka vendosur të formuluara njeriu në këtë histori shumë të gjatë, pas daljes në dritë të mendjes dhe mendimit të tij. Kjo është…
Policia italiane ka sekuestruar një ngarkesë prej 148 kilogramësh lënde narkotike të llojit kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kontejner të mbushur me banane në portin e Livornos. Lënda narkotike mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra. Për këtë sasi të madhe droge, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën. Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes frutave ekzotike dhe efektivët e policisë qëndruan në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për…
Nga Agron Gjekmarkaj Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale! 1-Sali Berisha Liderit të opozitës, Sali Berishës për herë të tretë i shtyhet koha e hetimit, por askush se heton përtej ndalimit të paligjshem në konflikt me Kushtetutën muaj më parë fakt ky që i jep statusin e të burgosurit politik! Ata që besojnë tek drejtesia dhe ata që nuk besojnë në të do duhej të reagonin bashkarisht kundër padrejtësisë, të parët për ti kthyer asaj dinjitetin, të dytët për të vënë në vend të tyrin. Të dyja palët me gjasë e kanë eklipsuar atë në paaftësinë e…
Gazetari Andi Vrapi, i cili njihet për thumbat në rrjete sociale për çdo ngjarje që ndodh në vend, do të jetë anëtar jurie tek ”Kënga Magjike 2024”, për garën e artistëve të rinj dhe jo vetëm. Producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, ka postuar një video në rrjetet sociale ku nuk e ka zbuluar fytyrën e Andit sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të, por nga zëri dhe reflektimi është e kuptueshme cili është. ”Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di…
Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi flet për protestën që komuniteti shqiptar mbajti këtë të hënë në Bujanoc, nën moton “Protestojmë për identitet dhe dinjitet”. Për të shqiptarët në Luginën e Preshevës prej dy dekadash presin që të zbatohen marrëveshjet që garantojnë të drejtat e tyre, të cilat parashikohen edhe në Kushtetutën e Serbisë, por edhe nga Bashkimi Europian. Sipas Kamberit, asnjë qeveri në Serbi nuk ka nisur një dialog të sinqertë me shqiptarët. “Prej dy dekadash në një tentativë për dialog me Beogradin zyrtar për të drejtat e shqiptarëve, kemi 3 marrëveshje që nuk po zbatohen. Serbia refuzon…
Qeveria shqiptare i hap rrugë ngritjes së industrisë ushtarake dhe kompanitë do të përjashtohen nga një sërë taksash. Norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit do të jetë 0%. Lehtësi të tjera fiskale përfshijnë përjashtimin nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak, ndërsa tjetër lehtësi është edhe shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin ose shitjet e armatimit ushtarak. Kompanitë do të ketë mbështetje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ndihmëse, si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe…
Mjekët e quajnë nxehtësinë një “vrasës të heshtur” sepse ajo merr shumë më tepër jetë sesa mendojnë shumica e njerëzve. Shkalla e vdekshmërisë në vitin 2023 do të ishte 80% më e lartë nëse njerëzit nuk do të ishin përshtatur me temperaturat në rritje gjatë dy dekadave të fundit. Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata dhe më të zakonshme pasi njerëzit kanë djegur lëndë djegëse fosile dhe kanë shkatërruar natyrën, duke bllokuar atmosferën me gazra që veprojnë si një serë dhe ngrohin planetin. Në nivel global, viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar dhe shkencëtarët…