Ish-drejtuesi i policisë në Korçë, Shemsi Prençi flet për Egli Progën, që është kthyer në një debat kombëtar. Prençi dënon ashpër krimin e rëndë, ndërsa thekson se veprimet e policisë janë për t’u përgëzuar. “Unë kam shërbyer si drejtor policie në Korçë dhe shumë nga oficerët aty i njoh. Një pjesë e mirë e tyre janë me integritet të lartë. Personat që kanë marrë pjesë kanë qenë më seriozët dhe më profesionalët. Kjo ngjarje ka tre medalje, dy të zeza dhe një të bardhë. Së pari, është një vrasje në mes të qytetit, e cila nuk buron nga asnjë shkak,…
Author: tirana
Në 20 gusht pritet që të vijnë refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër. 500 trupa të policisë italiane dhe 15 policë të burgjeve do të jenë gati për mbërritjen e azilkërkuesve afrikanë. Nga ana tjetër, stafi i agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR do të punojë si në anijet e azilkërkuesve afrikane të shpëtuar në det, ashtu edhe në strukturat e parashikuara nga protokolli për menaxhimin e tyre në Shëngjin e Gjadër. Sipas UNHCR-së, shumë do të varet nga mënyra se si do të zbatohet kjo marrëveshje. UNHCR nuk ka qenë pjesë e negociatave që janë zhvilluar për hartimin dhe zbatimin…
Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme nisur nga porti i Durrësit për në Tajlandë, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, kjo lëvizje mund të përbëjë një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve ndërkombëtare, ligjeve kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, dhe rregullave të transportit dhe sigurisë. Anijet, pronë e një kompanie gjigande tregtare me të paktën 100-140 kontejnerë, janë ende në det. Njëra prej tyre ka fikur sinjalin. Lajmi i fundit tregon se Tajlanda i ka identifikuar dhe ka…
Kryeministri Edi Rama tregon pamjet nga autostrada që lidh aksin Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit. Rama bën me dije se kanë përfunduar punimet dhe tashmë mbërritja tek aeroporti i Kukësit është lehtësisht i arritshëm. ”Përfundojnë punimet në objektin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit”’,-shkruan Rama. Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm…
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, është kthyer në një debat kombëtar. Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo vë në paralelizëm deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili tha se ”autori i krimit u arrestua në kohë rekord”, me proces-verbalin e Policisë në Pogradec ku thuhet se ”autori i krimit u paraqit vetë pas disa orësh, duke pretenduar se e kishte zënë gjumi në makinë”, shkruan ish-deputeti. Rama hodhi poshtë akuzat se policia e Pogradecit u mundua të fshihte ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, dhe se policia e arrestoi në kohë rekord autorin për…
Sipas një sondazhi të ri, kandidatja e demokratëve, zv/presidentja amerikane Kamala Harris po kryeson ndaj Donald Trump në pesë shtete, që konsiderohen si kyçe për zgjedhjen e Presidentit në zgjedhjet e nëntorit. Në maj të vitit 2024, Trump kryesonte ndaj Biden në gjashtë prej shteteve. Raporti tregon se Harris është dy pikë përpara Trump në përgjithësi në të shtatë shtetet, me 46 për qind ndaj 44 për qind të Trump, ndërsa ajo është dy pikë përpara në Karolinën e Veriut dhe Miçigan, 4 pikë përpara në Arizona dhe 5 pikë përpara në Pensilvani dhe Wisconsi. Në Nevada, Trump është 5…
Rritet shpërblimi për medaljet olimpike të fituara nga Shqipëria në “Paris 2024”, me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. Me vendim të Këshillit të Ministrave, përveç shpërblimit financiar të përcaktuar në ligj, dy sportistët medalistë do të përfitojnë edhe 14 milionë e 700 mijë lekë ekstra, për t’i ndarë mes tyre dhe trajnerëve. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohej se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës…
Moderatori Ronaldo Sharka, ka bërë një postim mjaft të sinqertë në rrjetet e tij sociale. Ai ka ndarë me ndjekësit një moment shumë delikat nga jeta e tij. Ronaldo ka postuar një video ku shfaq defektet në trup dhe pranon se prej disa vitesh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Sharka tregon se nuk është kujdesur siç duhet për trupin, duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por tani ka vendosur të ndryshojë. Modetatori i njohur gjithashtu zbulon se ka nisur palestrën dhe ka reduktuar ushqimet që nuk i bëjnë mirë. View this post on Instagram A post shared by…
Pikëpyetjet dhe akuzat ndaj Policisë, Urgjencës dhe Prokurorisë për vrasjen e Eglit Progës në Progradec pas dhunës fizike, për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në një vend normal shefi i policisë dhe drejtori urgjencës do të duhet të kishin reaguar menjëherë. ”Në një vend fasadë dhe propagande ku synim është kontrolli i mendimit qytetar ata reagojnë pak përpara kryeministrit. ndryshimi mes dy vendeve është si nata me ditën”,-shkruan Tabaku. Për të policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj sesa të zbardhë të vërtetën. Postimi i plotë Në një vend normal, ku jeta e njeriut…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim Amy Kokalarin, përfituesen e një prej 5 bursave të qeverisë shqiptare për studimet në Kolegjin e Evropës në Tiranë. “Kokalari mezi pret të kthehet në vendin e origjinës për të studiuar në ciklin e parë të studimeve master në Kolegjin e Evropës, Kampusin e Tiranës, me dëshirën që më pas të kontribuojë për zhvillimin e vendit, përmes njohurive të avancuara dhe përvojës në fushat e diplomacisë dhe integrimit evropian”, u shpreh Manastirliu. Amy është një vajzë e lindur në Itali, por e lidhur fort me vendin e origjinës…
Mes akuzave për pranimin e akuzës që ul peshën e dënimit të autorit të arrestuar për vrasjen e Egli Progës, Gjykata e Korçës informon se u pranua kërkesa e Prokurorisë, por që çështja është ende në hetim. Në reagim thuhet se pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova. ”Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të…
Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë këtë të mërkurë edhe kodrat e ullishtave në Karbunarë. Era e fortë ka përhapur zjarrin ne dhjetëra hektarë ullishte. Dy zjarrfikësve të Lushnjës ndodhen në vendngjarje, por e kanë të vështirë të ndërhyjnë. Flaket po përpijnë gjithçka në drejtim të lagjes Karbunarë. Sipas banorëve zjarri erdhi nga kodra e bajameve mbi qytetin e Lushnjës.