Author: tirana

Ekipi olimpik shqiptar u pritën këtë të enjte në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe kryeministri Edi Rama shprehet se suksesi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ështrë fryt i punës së palodhur të Chermen Valiev dhe Islam Duadev si dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare. Rama shkruan në Facebook, se prej kohësh me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror. Postimi i plotë Suksesi historik i Ekipit Olimpik…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj inspektimin e parë në terren e bëri në zonën e lirë doganore në Porto Romano, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli. Malaj kërkoi të mbahet në monitorim i gjithë zinxhiri furnizues i karburanteve, në kushtet kur kërkesa për konsum është shtuar edhe prej sezonit turistik. “Do të kërkoja një vëmendje maksimale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, pra Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në zbatim të Planit të Masave që ne kemi ndërmarrë. Është shumë e rëndësishme ndërveprimi dhe sinergjia që krijoni midis të gjitha strukturave për të…

Read More

Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij, kandidaten e demokratëve për presidente, Kamala Harris, zëvendëspresidentja aktuale e SHBA. Ai tallet me të, si grua, si person me ngjyrë. Ndjekësit e tij në internet bashkohen, duke përhapur meme ofenduese dhe video të rreme. Por Harris dhe ekipi i saj i fushatës i përballojnë këto sulme duke i mbajtur pasqyrën ekipit të Trump. Shumë ndjekës në internet po merren me këtë rast, – veçanërisht në TikTok. Kanalet që më parë merreshin me personazhe të famshëm të showbizit e portretizojnë Kamala Harris si një ikonë të popit. Në fokus është e…

Read More

Një person është arrestuar në Pogradec, pasi ka kanosur vëllanë e tij duke i lënë një fishek te dera. “Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Policia në Himarë njofton se ka proceduar penalisht dy shtetas. Këta persona kishin zënë hapësirën bregdetare në Gjipe, duke vendosur 175 çadra dhe shezlongë pa leje. “Himarë/Kontrolle të përditshme në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, në zbatim të masave të planit operacional “Plazh i lirë”. Kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen çadrat dhe shezlongët.

Read More

Denis Meçe, që akuzohet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec ka kërkuar nga gjykata përmes avokatit të tij që të lihet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose të lihet i lirë me një garanci pasurore. Në dokumentin e siguruar nga Balkanweb, avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore me vlerën e 1 milion lekë të reja, sipas tij, një vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës, se nëse Meçe i fshihet drejtësisë, dëmi ekonomik do të jetë i madh. Por, gjykata ka refuzuar garancinë pasurore dhe ka vendosur për Meçen masën…

Read More

Vijon në ditën e dytë ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se avioni rumun i mobilizuar falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civil ka realizuar deri tani dy hedhje shumë të sakta dhe është duke u përgatitur në bazë për hedhjen e tretë. Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

Read More

Dita e katërt e zjarrit në Malin e Tomorit, situata drejt mbylljes. Në zonë mbizotëron ngado tymi, që vijon në trungjet e tharë dhe vetëm një vatër është aktive në zonën e pllakave, pas asnjë rrezik përhapjeje të zonës. Sipas përllogaritjeve, zjarri ka përshkruar një sipërfaqe rreth 22 ha dhe raportohet e djegur 9 ha. Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se vijon që prej mëngjesit të së hënës zjarri në Malin e Tomorrit në Skrapar. Pas izolimit nga zjarrfikësit të vatrave aktive të zjarrit pasditen e djeshme në zonën e Bozhanit, u shmang përfundimisht përhapje e flakëve drejt Parkut…

Read More

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të vriste një person duke e qëlluar me pistoletë teksa ecte me makinë. Pas hekurave ra Vitor Kola i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. NJOFTIMI I POLICISEVijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Tentoi të vriste një shtetas, duke…

Read More

Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues të PD-së, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike. Sait Prizreni, president i Federates se Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajneret Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë mundur të realizojë foton, por protestuesit i janë afruar dhe i kanë përzënë sportistët mes të bërtiturave. Siç duket…

Read More

Koreja e Veriut do të rihapë një qytet për turistët e huaj në dhjetor pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid. Të paktën dy operatorë turistikë me bazë në Kinë kanë njoftuar se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon. Koreja e Veriut e izoluar u mbyll në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020. Vnedi filloi të reduktojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar. Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për…

Read More

Policia e Dibrës njofton se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Sundimi i ligjit” ka arrestuar një 19-vjeçar. Në pranga ka rënë Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Tërnova dyshohet se ka dhunuar shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në vitin 2023. “Dibër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari. Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në…

Read More