Author: tirana

Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati. Goxhara lëshoi 6 plumba ndaj Lorenc Kostës, 45-vjeçarit i cili kishte lidhje me gruan e policit, fakt i pranuar nga bashkëshortja pasi është marrë në pyetje nga hetuesit. Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 19 gushtit. Efektivi ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Ky i fundit ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në mjediset e reja të godinës “Liria” në Qytetin Studenti, ku do të funksionojë përkohësisht Kolegji i Europës, si dhe vizitoi konviktin e transformuar, me kushte bashkëkohore, për studentët. “Jam entuziast që Bashkia e Tiranës ka qenë një partner lokal për Kolegjin e Europës dhe rektorja Mogherini e ka pasur me shumë merak, që të jemi në afat, dhe besoj se jemi në afat. Kemi bërë një kolegj me standarde të BE-së në kohë rekord. Sigurisht, kjo është një seli e përkohshme e kolegjit, përpara se të vijë ndërtesa ultramoderne, për…

Read More

Heidi Baci ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet por edhe surprizat. Mbrëmjen e kaluar, ajo ka publikuar një video me buqeta me lule dhe dhurata, ndërsa në një tjetër tregon një unazë që mban në gishtin e fejesës. Në video duket teksa kap dorën e Romeos dhe shkruan: Të Dua. Mos ndoshta ish-banorja e “Big Brother VIP 3” na tregoi se surpriza e ditëlindjes për të dy ishte kjo unazë? Kujtojmë se pas edicionit të “BBV”, Heidi po shijon romancën me Romeon. Ajo duket se është…

Read More

Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirinë pasi sipas avokatëve të tij po mbahet në burg pasi i ka mbaruar dënimi prej 25 vitesh. Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se avokatët pretendojnë lirimin në kushtet kur, sipas tyre, nuk ka urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë që e kthen Dritan Dajtin në burgim të përjetshëm. Nga ana tjetër IEVP Peqin i është drejtuar SPAK me një kërkesë për urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj Dajtit, por kjo e fundit ja ka ngarkuar Prokurorisë së Elbasanit. Dritan…

Read More

Pavarësisht mëngjesit të kthjellët në të gjithë vendin, reshjet e shiut pritet të rikthehen në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për reshje shiu që pritet të nisin pas orëve të mesditës dhe do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit përveç veriut. Reshjet, edhe pse të moderuara do të shoqërohen me rrufe të shumta. Reshjet do të zgjasin dy-tre orë dhe pritet përmirësim i kushteve të motit duke nisur nga ora 18:00 e pasdites. Një mot i ngjashëm ishte edhe dje, ku i gjithë territori u përfshi nga reshje të moderuara shiu duke zbrazur plazhet.

Read More

Një vrasje ka ndodhur në Shkup ditën e sotme, në parkingun e një qendre tregtare. Një person ka qëlluar për vdekje një person tjetër, jashtë makinës së tij, ndërsa pranë tij ishte bashkëshortja. Sipas dëshmitarëve, shkruajnë mediat vendase, autori ka hapur bagazhin e viktimës dhe ka marrë një kuti, ku nuk dihet ende se çfarë kishte brenda dhe kush është arsyeja e kësaj ngjarjeje. Viktima dyshohet të jetë me origjinë nga Shkupi, ndërsa autori, i cili është shpallur në kërkim, nga Belgjika. Ambulanca dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Read More

Mokra është gati të mirëpresë edicionin e pestë të “Mokra n’Fest”, ngjarja më e madhe që bashkon mokrarët nga të gjitha trevat, duke nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e jashtëzakonshme të kësaj perle shqiptare. Më 23-24 gusht, fshati Potkozhan, vendlindja e vëllezërve Zografi dhe Maro Mokrës, do të bëhet qendra e festimeve ku do të nderohen monumentet e natyrës dhe kulturës së zonës, e cila premton një të ardhme të ndritur për turizmin. Të gjithë janë të ftuar të bashkohen me mokrarët për të shijuar vallëzimin dhe dollitë që janë karakteristikë e kësaj zone, në një atmosferë…

Read More

Policia e Devollit ka arrestuar shtetasin Fatmir Shirka për ngacmim seksual të një 17 vjeçareje 64-vjeçari i pamartuar ka qënë në të dalë të fshatit aty ku është takuar me 17 vjeçaren, e cila sipas burimeve, po kthehej në banesë Te njëjtat burime thanë se Fatmir Shirka e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në shumë pjesë të trupit, gjë e cila është kundërshtuar nga 17 vjeçarja e cila ka ikur me vrap drejt banesës duke i treguar familjarëve se çfarë i kishte ndodhur Kanë qenë këta të fundit ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur me vajzën…

Read More

Dy persona janë nën hetim pasi tentuan të fusnin në vend bizhuteri floriri nga Porti i Durrësit, që nuk i kishin deklaruar. Policia ka identifikuar pritësin e sendeve me vlerë, dhe vijon intensivisht punën për kapjen e tij. Sekuestrohen një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, 2 celularë dhe 2 pasaporta. Në bazë të analizës së riskut dhe si rezultat i përdorimit të metodave bashkëkohore të kontrollit, që po kryhen në zbatim të planit operacional të përbashkët të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Ambasadës së Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Drejtorisë…

Read More

Dy persona janë vetëvrarë në Fier, në dy fshatra të ndryshëm. Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe. Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç. Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.

Read More

Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Lorenc Kosta i cili u plagos një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet nga efektivi i policisë Erion Goxharra, i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Bëhet me dije se ai ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të qëndrueshmeë, por ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Ai do të vijojë të qëndrojë në monitorim në sallën e reanimacionit, deri sa të jetë jashtë rrezikut jetësor. Kujtojmë se ai u qëllua me 6 plumba nga efektivi, pasi ky i fundit prej disa muajsh kishte zbuluar se bashkëshortja e tij kishte lidhje intime me Kostën.…

Read More