Author: tirana

Ambasada amerikane në Tiranë, shprehet se aleatët perëndimorë të Shqipërisë kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm ën Samitin e NATO-s në Uashington. Sipas ambasadës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-ve është marrë vendimi për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus. “Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë. View this…

Read More

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç pretendon se ambasada të Beogradit në dy kryeqytete kryesore të Europës kanë marrë kërcënime në 24 orët e fundit. Kurse ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç ka zbuluar se ambasadat e kërcënuara janë ato të Serbisë në Gjermani dhe Austri. Ai po ashtu nënvizon se mesazhet kërcënues janë dërguar përmes e-mailit në këto dy konsullata, por edhe në aeroportin e “Nikola Tesla” dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë. Sipas Daçiç, personi që ka kërcënuar është shqiptari i Kosovës, i identifikuar si Denis Krasniqi, i cili jeton në Zvicër. Daçiç sqaron më tej…

Read More

Pogradeci do të mirëpresë në 23-24 gusht ”Mokra n’fest”. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, thotë se eventi do të mbahet në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi. Rama thekson se Potkozhani premton një potencial të lartë turistik në të ardhmen ”Mokra n’Fest vjen në edicionin e V-të të saj në datat 23-24 gusht, në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi. Një event i kthyer në një traditë tashmë që nxjerr në pah zakonet, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare, që premton një potencial të lartë turistik në të ardhmen”,-shkruan Rama. Edhe gjatë këtij edicioni traditat, zakonet, gatimet,…

Read More

Gjykata Administrative e Tiranës ka legjitimuar vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të prishur ndërtimin pa leje të realizuar nga Kryertarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja. Gjykata ka konfirmuar se Adriana Kalaja ka ndërtuar pa leje shtesën në pallat dhe se ky objekt do të duhet të prishet. Kalaja u kap në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit duke ndërtuar pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit. Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për…

Read More

Drejtori i CIA-s, William Burns zhvilloi këtë të martë një takim në Sarajevë me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje Hercegovinës, Almir Xhuvo, dhe më pas shkoi në Presidencë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç. Ai zbuloi disa detaje të bisedës me amerikanin, duke e cilësuar vizitën të rëndësishme. “Ky është një konfirmim që SHBA i mban në krye të prioriteteve këto zona, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Kjo do të thotë shumë për stabilitetin e rajonit tonë. Ardhja e njeriut të parë të CIA-s është mesazhi më i qartë i administratës amerikane…

Read More

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për konsultimet publike. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, thotë në nenin 73 se në përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon. “Në territorin e Republikës së Shqipërisë…

Read More

Analisti Fatos Lubonja thotë qeveria e Edi Ramës ka rritur autoritarizmin. Për të “forca e errët” e maxhorancës e rrëzon këtë opozitë. Lubonja u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe. Ai thekson edhe se për fat të keq, forcat e reja që i mbështes nuk duan një opozitë të madhe, por duan ta marrin vetë edhe ushtrinë e Berishës dhe të Metës. “Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me maxhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Unë shoh dhe dobësim të opozitës, edhe për shkak të…

Read More

19-vjeçari italian, Nicola Iorio humbi jetën në një aksident tragjik në plazhin e Velipojës nga një jet-skiv. Ai kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllain e të dashurës, me këtë të fundit që u arrestua nga policia për vrasje nga pakujdesia. Giusy Di Tella thotë se ata nuk ishin as nën efektin e alkoolit dhe as të ndonjë droge, ndryshe nga çfarë thekson policia. Të rinjtë ndodheshin në Shqipëri pasi ishin ftuar në një dasmë dhe kishin vendosur të kalonin disa ditë pushimi në plazhin e Velipojës. ”Autoritetet shqiptare kanë lëshuar trupin e të dashurit tim…

Read More

Ndërsa Presidenti Joe Biden do të mbante fjalimin kryesor për Kuvendin Kombëtar Demokrat të hënën në mbrëmje, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve publikuan një raport duke e akuzuar atë për shkelje dhe duke kërkuar që ai të hiqet nga detyra. Raporti i përbashkët me 291 faqe i tre komisioneve, për mbikëqyrjen, gjyqësorin dhe zbatimin e rregullave, përsërit kryesisht akuzat e ngritura në raportet e mëparshme dhe seancat dëgjimore të këtyre komisioneve: se zoti Biden, si president dhe nënpresident, bëri abuzime me pushtetin dhe pengoi përpjekjet e Kongresit për t’i hetuar këto abuzime. Në një deklaratë të lëshuar të hënën, kryetari…

Read More

Bashkimi Evropian kërkon edhe njëherë tjetër që qeveria e Kosovës t’i dëgjojnë partnerët dhe aleatët në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se qëndrimi i BE-së në lidhje me urën e Ibrit nuk ka ndryshuar. ”Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me urën është përshkruar shumë qartë në ditët dhe javët e fundit dhe është komunikuar edhe me partnerët në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët e tjerë brenda BE-së, me SHBA-në me NATO-n dhe KFOR-in, dhe qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar. Nuk ka asgjë të re. Mund…

Read More

Vonesa në hapjen e qendrave në Gjadër dhe Shëngjin, ka detyruar qeverinë italiane të Melonit të vërë në funksionim edhe një tjetër hapësirë pritëse në ishullin e Siçilisë. Aty do të dërgohen gratë e fëmijët e atyre meshkujve që do të presin në Shqipëri shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil. Sipas mediave ne vendin fqinj duket një urgjencë e pashpjegueshme për qeverinë qe ka nxituar të hapë edhe një ambient te ri menaxhimi për azilkërkuesit në një kohë kur shifrat e mbërritjeve ne brigjet italiane janë në ulje, me 63% në krahasim me 2023 dhe me 20% në krahasim…

Read More

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është përgjigjur lidhur me anijen e dyshuar se po transporton mbetje toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. “Në përgjigje të interesimit tuaj në lidhje me dyshimet mbi transportin e parregullt të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga procesi teknologjik, sqarojmë se për këtë rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës. Sa më sipër, ju informojmë se institucionet ligjzbatuese shqiptare janë angazhuar që në sinjalizimin e parë të këtyre dyshimeve dhe kanë kryer veprime hetimore të përbashkëta…

Read More