Author: tirana

Demokratët në Amerikë mbajtën Konventën Kombëtare, aty ku Kamala Harris mori mbështetje të madhe për garën presidenciale. Gazetari i ”Zërit të Amerikës”, Artan Haraqija thotë në këtë Konventë foli ish-presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama. Ai tha se Barack Obama gjatë fjalës tha se Amerika do hyjë në një fazë të re zhvillimi. Ai hodhi akuza dhe në drejtim të Donald Trump. ”Harris nuk ishte e pranishme fizikisht në Konventë. Ish-presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij morën fjalën në Konventë. Obama tha se Amerika duhet të hyjë në fazë të re historike. Ai hodhi dhe akuza…

Read More

Këtë të mërkurë janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy prej gjashtë personave të zhdukur, pasi jahti luksoz Bayesian u mbyt në brigjet e Siçilisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre. Trupat e pajetë u gjetën në një kabinë pas mobiljeve dhe dyshekëve në kuvertën e poshtme të varkës, por ende nuk është kryer identifikimi i tyre. Seanca e marrjes në pyetje të 51-vjeçarit James Catfield, zgjati mbi dy orë. Prokurorët e Termini Imerese dëgjuan rrëfimin e tij për të rindërtuar fazat dramatike të fundosjes dhe për të marrë detaje teknike të dobishme për hetimet. Tetë…

Read More

Dua Lipa vijon që të shkëlqejë në skenën muzikore globale, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Kënga e saj “Physical,” pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm. Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një njoftim të veçantë nga faqja e saj e fansave, duke theksuar me krenari këtë sukses të ri në karrierën e saj. Për artistët, arritja e një miliard dëgjimeve në Spotify është një…

Read More

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë në Gjirokastër të mërkurën. Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në një servis automjetesh, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Prokuroria e Durrësit bën me dije se ka nisur hetimet mbi çështjen e transportit të dhjetëra kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se kanë dalë nga territori shqiptar drejt Tajlandës. Rasti i transportit të dyshuar të mbi 800 tonëve me mbetje toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës më 4 korrik të këtij viti dhe që kanë dalë nga zona e ish-Metalurgjikut të Elbasanit, po i nënshtrohet edhe hetimeve për të zbuluar përgjegjësit e shkeljes. Prokuroria e Durrësit thotë se po kryejmë hetime për kontrabandë me mallra të ndaluara. Njoftimi i Prokurorisë së Durrësit: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës…

Read More

Deri më sot, asnjë prej anëtarëve të familjeve të dy viktimave, mësuesit amerikan Matthew Wertz, dhe bashkëshortes së tij indoneziane nuk ka pasur kërkesë për tërheqjen e trupave nga morgu. Grupi hetimor i ngritur për krimin në familje ka marrë në pyetje kolegët dhe drejtuesit e kolegjit ku punonte amerikani. Në deklarimet ata kanë thënë se profesori amerikan ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë problematikë për katër vite që ka shërbyer në këtë kolegj apo të ketë ndarë me ta ndonjë shqetësim. Çifti ka jetuar në një banesë tek Unaza e Re dhe vetëm prej një muaji ishin…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka postuar një video nga Sazani, ku shkruan se ”Sazani gjithnjë e më tërheqës në sytë e turistëve vendas e të huaj”. Për shumëkënd ishulli i Sazanit në Vlorë ishte mister për dekada. Aty dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste. Herë pas here ishulli përdoret edhe për stërvitje nga ushtria shqiptare dhe nga NATO-ja. Vëmendja në këtë ishull u rikthye para pak javësh kur dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shprehu interesim për ndërtimin e një kompleksi turistik.

Read More

Në qytetin e Elbasanit është drejt përfundimit projekti i Spitalit të ri Psikiatrik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti i këtij spitali. “Një strukturë e re jo vetëm moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor. Godina do të jetë prej 3270 m² dhe do të akomodojë 70-80 pacientë, me 26 dhoma, 2 mensa e 2 dhoma rekreacioni”, tha Koçiu. Koçiu u shpreh se “mbetemi të angazhuar për të investuar në shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve. Shëndeti mendor është një prioritet kritik për shoqërinë në tërësi”. Përveç investimit…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për eksportin e mbetjeve toksike të nisura nga porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës. Për të në këtë rast ka vetëm një të vërtetë. Ai shton se menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar, grupi parlamentar i PD-së do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje. ”Ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp, ka rrëfyer një bisedë me një fshatar nga Kruja, i cili i kishte treguar se nuk i bënin dot letrat për të marrë ndihmë nga shteti. “Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës. Ndalova se më pëlqyen ato delet. E pyeta ‘sa krekë ke?’, kishte nja 85. ‘Sa merr nga shteti?’, e pyeta. ‘Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot’, tha”, tregoi ai. “Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën…

Read More

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke thënë se nënpresidentja Kamala Harris është zgjidhja e duhur për të sfiduar ish-Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Michelle ishin folësit kryesorë të natës së dytë të Kuvendit në Çikago. Një pritje entuziaste në Kuvendin Kombëtar Demokrat për ish-Presidentin Barack Obama. “Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më frymëzuese. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris”, tha zoti Obama. Ai vuri në pah…

Read More

Kompania Kurum ka reaguar pas lajmit të konfirmuar nga Ministria e Mjedisit për “Report Tv” se rreth 800 ton mbetje që janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës janë të kësaj kompanie. Kurum thotë se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum. ”Respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit”.

Read More