Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në një banesë të marrë me qira në Pogradec. Raportohet se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. “Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të…
Author: tirana
Të vetmet vatra zjarri në Qarkun Dibër janë ato në parkun kombëtar “Lurë Mali Dejës”. Prej të paktën 3 ditësh, forcat e shërbimit zjarrfikës të Dibrës, ato të shërbimit pyjor, të drejtorisë së shërbimeve, forcate armatosura dhe banorët e zonës po përballen me flakët. ]Pasditen e së premtes në ndihmë të forcave tokësore shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Mbrotjtjes i cili ka asistuar në hedhjen e ujit nga ajri, por nuk ka mundur të ndalojë përhapjen e flakëve. Burime nga terreni thanë se dy vatrat në “Lan Lurë” dhe “Tregj Lurë” po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të…
Në një botë ku lajmet negative duket se mbizotërojnë, një sondazh i ri nga “Gallup Inc.” tregon se niveli i stresit global ka rënë që prej pandemisë. Ky studim përfshin më shumë se 146,000 njerëz nga 142 vende dhe zbulimet janë interesante dhe disi të papritura mund të themi. Pozitiviteti në rritje Sipas sondazhit, vetëm 37% e të rriturve në mbarë botën raportuan se ndihen të stresuar, një rënie e ndjeshme nga vitet e mëparshme. Në fakt, kjo është përqindja më e ulët e stresit që nga viti 2019. Një faktor i rëndësishëm në këtë rënie mund të jetë rikthimi…
Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 19”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. 30-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes. Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe lënda narkotike. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, se një shtetas mbante armë në banesën e tij, në lagjen…
Të dënuarit shqiptarë në Greqi kanë nisur një grevë për shkelje të të drejtave të tyre. Të burgosurit u kanë dërguar letër mediave shqiptare, pasi në Greqi nuk u shpërndahet deklarata. Disa shqiptarë që vuajnë dënimin në vendin fqinj kanë kërkuar të komunikojnë me mediat në Shqipëri për të ngritur shqetësimet e tyre. Sipas informacioneve, greva e urisë do të përshkallëzohet në të gjitha burgjet e Greqisë deri në fund të javës që vjen. Ata pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe kanë të paktën mbi 1 vit që janë në pritje. Deklarata…
Një 32-vjeçar ka goditur me thikë një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Zhupan të Fierit. 70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë…
Xavi Simons mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Sulmuesi holandez mund të largohet nga PSG, ndërsa enimgë mbetet destinacioni i tij. L’Équipe shkruan se kampionët e Francës pretendojnë një shifër afër 90 milionë euro për të lënë të lirë 21 vjeçarin. Shumë skuadra janë në garë, por vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Bayern Munchen ka potencialin ekonomik për të sigruar shërbimet e tij, për Simons do të ishte një rikthim në Gjermani, por jo tek Leipzig. Gjithsesi, bavarezët nuk duan të nxitojnë dhe po marrin kohën e nevojshme, për të vlerësuar situatën.…
Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e Olsi Ibros, i cili u hodh nga lartësia në një pallat në ndsërtim në Tiranë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se Ibro është gjetur I pajetë nga roja në mëngjes. Dyshohet se ai ka hyrë gjatë natës në pallat dhe është vetëhedhur nga tarraca. “Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia. Kujtojmë që më 30 qershor Prokuroria…
Mori pjesë në Parlamentin Europian, rikthehet në Shqipëri Fredi Beleri. Ku i fundit u rikthye për pjesën e mbetur të dënimit. “Nuk më vjen keq që të shkoj në qeli”, tha ai. Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të bëjë paraqitjen e parë si deputet i PE. Sipas njoftimi, leja e Belerit do të niste në 15 korrik dhe përfundonin më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit. Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi…
Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare të PKK-Morin vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë 17132 shtetas me afro 5192 automjete. Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Ndërkohë edhe numri i autobuzëve është i lartë këtë fundjavë me 82 të tillë për 12 orët e fundit, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejtë pikave turistike të vendit tonë. Ndërkohë me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy…
Në malin Everest janë gjetur trupat e pajetë të alpinistëve, të cilët rezultonin të zhdukur. Kryesisht, për shkak të incidenteve, ata ndërrojnë jetë, ndërsa trupat mbeten atje për shkak të vështirësisë për t’i kthyer. ] Nepali po punonte si udhërrëfyes për një alpinist gjerman që përpiqej të ngjitej në malin e katërt më të lartë në botë në maj 2012. Trupi që bllokonte rrugën e tyre mendohej të ishte Milan Sedlacek, një alpinist çek, i cili kishte vdekur vetëm disa ditë më parë. Sipas BBC Sherpa ishte kurioz pse alpinisti çek kishte vdekur kaq afër majës. Një nga dorezat në kufomën…
Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, ka thënë se ai është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe do të mbetet në rolin e tij për sa kohë që ai të jetë”i lumtur dhe i mbështetur, mes thashethemeve që e lidhin atë me punën e trajnerit të Anglisë pas largimit të Gareth Southgate. Southgate, në krye që nga viti 2016, njoftoi largimin e tij të martën pas humbjes 2-1 në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës. Ka pasur spekulime se Anglia do të kërkojë një zëvendësues tjetër vendas, me Howe ose ish-menaxherin e Chelsea, Graham Potter, favoritë, por ata gjithashtu mund…