Gazetari Artan Hoxha thotë se akuzat që Alda Nikolli ka artikuluar për Nuredin Dumanin dhe mënyrën sesi ai trajtohet në burg në mënyrë speciale, mund të jetë një përpjekje për të ulur besueshmërinë e tij. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se kjo mund të jetë një fushatë e nisur nga jashtë, në mënyrë që dëshmitë e dhëna prej tij deri tani, dëshmi që kanë dërguar pas hekurave persona të rëndësishëm të botës së krimit, mund të shpallen të pabesueshme nëse Dumani humb statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, e për pasojë këto persona të lirohen.…
Author: tirana
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vazhdon turneun në të gjithë Shqipërinë për të përfshirë të rinjtë në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të Ligjit “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”. Duke dëgjuar zërin e tyre dhe marrë në konsideratë komentet e tyre, Muzhaqi synon të krijojë një ligj që pasqyron aspiratat dhe nevojat e të rinjve shqiptarë. Këtë herë, ministrja ndaloi në Durrës dhe Librazhd, ku organizoi takime të hapura me të rinjtë dhe përfaqësuesit lokalë. Gjatë këtyre takimeve, të rinjtë patën mundësinë të shprehin mendimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e ligjit, duke ndarë përvojat e tyre…
Ka bërë tashmë xhiron e internetit se Lamine Yamal është në lidhje me Alex Padilla, duke shkaktuar shumë komente dhe interes në rrjetet sociale. Në fotografitë e publikuara, çifti duket të jetë duke kaluar kohë të bukur së bashku gjatë pushimeve në Greqi. Padilla, një studente 20-vjeçare nga Barcelona, e cila gjithashtu është një personazh i njohur në TikTok, është raportuar të ketë shoqëruar Yamal në udhëtimin e tyre në Greqi. View this post on Instagram A post shared by @lamineyamal
Këtë të shtunë, një autobus me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania të Siçilisë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave. 118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje. Disa spitale në Katania dhe provincë janë alarmuar. 16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë. Askush nuk është në gjendje të rëndë.
Mes një moti ekstrem me temperatura shumë të larta, deri në 41 gradë, ia fillon stuhia. Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Ka mjaftuar vetëm 15 minuta reshje të shiut të shoqëruar me erë të fortë dhe breshër për të përmbytur rrugët nacionale të Bulqizës. Është përmbytur edhe rruga që lidh dy lagjet atë të qytetit të Ri dhe atë të vjetër, kjo e fundit për shkak edhe të bllokimit të kanaleve anësore.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka qenë i pranishën në Konventën Republikane të Donald Trump që u mbajt në Amerikë. Po ashtu Mediu ka treguar përmes një postimi në Facebook, se ka zhvilluar takime me personalitete të lartë. Postimi i plotë Kënaqësi që gjatë Konventës Republikane të takoja një nga ish-drejtuesit kryesor ish-këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein. Ai vlerësoj partneritetin me Shqipërinë dhe nevojën për një vëmendje më të madhe të ndërhyrjeve dhe lidhjeve Ruso-Kineze në Ballkan. Po ashtu me Senatorin Marco Rubio me të cilin jemi takuar disa herë dhe jemi pjesë e IPAC, diskutuam se…
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden deklaroi se ai do të qëndrojë në garën presidenciale. Por numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit janë të pakëta por rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti Biden të tërhiqet. Vetëm të premten folën publikisht 12 demokratë të zgjedhur, duke e rritur në rreth 35 numrin e ligjvënësve dhe senatorëve demokratë që kanë kërkuar tërheqjen e presidentit nga gara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, demokratët duhet të marrin një vendim të shpejtë se kush do ta…
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka folur për herë të parë për garën ku është pjesë në Himarë. Ai vuri theksion tek një mbështetje të madhe të himarjotëve në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit. Në daljen e tij të parë për mediat, si kandidat për Bashkinë e Himarës, Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder. Ai nuk nguroi as të bënte ironi, duke thënë se iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama, që si emigrantë të rikthehej në atdhe për të ndihmuar vendin. “Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit…
Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën ka arritur kulmin. Në disa pjesë të Spanjës termometri ka kaluar 43 gradë për shkak të të nxehtit dhe ajrit të thatë që vjen nga Afrika e Veriut. E njëjta situtatë është edhe në fqinjin tonë jugor, Greqinë, ku edhe aty termometri ka kaluar 43 gradë. Sipas sinoptikanëve, deri të hënën temperaturat do jenë të larta, duke u luhatur me tre gradë poshtë vlerave të këtyre ditëve. Vetëm pas datës 23 korrik pritet një rënie graduale të tyre që do të variojnë nga 40 në 37 gradë. Autoritet greke kanë apeluar qytetarët e…
Një 28-vjeçar është arrestuar pasi iu gjetën 207 gramë kokainë. Mësohet se në pranga ka rënë Xh. H. banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, ku kokainë iu gjet në makinë, e cila iu sekuestrua së bashku dhe me një celular në cilësinë e provës materiale. “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë operacioni policor i koduar “Nexus”. Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën…
Plazhi publik i “Uçkave” në Pogradec, është një nga më të frekuentuarit nga pogradecarët si dhe pushuesit vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga plazhi i “Uçkave”, i vendosur në një prej zonave më të bukura dhe të preferurara. Rama shprehet se bashkia ka vendosur çadra falas për pushuesit, ndërsa plazhi është i pajisue me të gjithë elementët e sigurisë si dhe ka të vendosur një strukturë për të mësuar edhe notin. “Çadra falas nga Bashkia, i pajisur me të gjitha elementët e sigurisë dhe strukturë për të mësuar edhe notin”, shkruan Rama.
Boksieri shkodran Nelson Hysa ka vendosur një rekord për Shqipërinë, pasi renditet në vendin e 11-të në botë për peshat super të rënda. Fitorja e fundit ndaj gjermanit Thorstan Fucks, e cila ishte e 18-ta në karrierë dhe e 16 me K.O, ka bërë që Hysa të ngjitet mes më të mirëve në botë. Fitorja e fundit e ka ngjitur 39-vjeçarin në një pozitë shumë komod në listën botërore të Federatës WBO, pikërisht në të 11-tin dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për këtë sportist, por edhe për boksin shqiptar në tërësi. Në peshën super të rëndë,…