Lojërat Olimpike që do të nisin më 26 korrik në Paris do të kushtojnë 4,4 miliard euro. Këto janë të dhënat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Paratë vijnë më së shumti nga privatët ku pjesa dërrmuese është investuar në infrastrukturë, arenat e garave të stërvitjes të Paris 2024. Kjo shumë është disa herë më e ulët se ajo e Tokio 2020 që shkoi në 13,3 miliard euro për shkak se aktiviteti u shty me 1 vit prej pandemisë të Covid-19. Por Olimpiada e Parisit do të ketë edhe të ardhura. Sipas studimit të Qendrës për Drejtësi dhe Ekonomi të Sportit në…
Author: tirana
Sali Berisha ka një thirrje për të gjithë demokratët, që të bashkohen. Duket se kjo thirrje nuk lë të përjashtuar Lulzim Bashën. Nga protesta e përditshme poshtë ballkonit të shtëpisë, Berisha thotë se kjo ftesë i shkon kujtdo, që të lërë pas hatërmbejtet dhe të bashkohen për një qëllim të përbashkët. “Ka vetëm një rrugë për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin e zgjedhjeve të lira, fitoren e opozitës dhe kjo rrugë është beteja jonë pa kthim gjer në fitore. Kjo rrugë kërkon nga ne të bashkohemi më shumë se kurrë. Kjo rrugë kërkon nga çdo demokrate e demokrat të ngrihet…
Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u rrëfye në “S’e Luan Topi”, duke folur për periudhën e tij të depresionit. Ai u shpreh se kishte kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji. “U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi. Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të…
Një grua e cila bëri 43 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer kurrë është liruar nga burgu në SHBA, pasi dënimi ndaj saj u rrëzua. Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së librarisë Patricia Jeschke, nga St Joseph, Missouri, në nëntor të 1980-s. Hemme u dënua me burgim të përjetshëm. Një rivlerësim i dosjes në ngarkim të saj, doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë në efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik.…
Një burrë është akuzuar për kërcënime të dyshuara në rrjetet sociale kundër Donald Trump dhe kandidatit të tij, JD Vance. Michael Wiseman u arrestua dje me akuzën e kërcënimeve me shkrim për të vrarë dy republikanët, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë. “Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për president dhe nënpresident”, thuhet në deklaratë.
Rragami është një mrekulli e natyrës dhe Zotit që gjendet vetëm 13 km larg qytetit të Shkodrës ka marrë një hov zhvillimi 3 vitet e fundit. Falë dëshirës për të zhvilluar zonën, banorët dhe jo vetëm, kanë promovuar këtë pikë turistike, dukë bërë që sot të tërheq me mijëra turistë përgjatë gjithë vitit. ”Nuk është hera e parë në Shqipëri por në këtë zonë, është hera e parë që vij. Është shumë bukur këtu, gjithçka është e freskët. Njerëzit janë shumë të mirë, shumë miqësore”. Listës së shërbimeve në zonë, tashmë i shtohet edhe udhëtimi me varkë, për në Koman…
16 personat të cilët u aksidentuan në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus. Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore. “Pak minuta më parë Ministri Hasani ka telefonuar një prej qytetarëve shqiptarë që udhëtonin në furgonin e aksidentuar në Siçili, e të cilën ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ministri është interesuar për shëndetin e tyre duke iu siguruar interesimin…
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se në këtë periudhë përveç shtimit lëvizjeve dhe numrit të makinave ne rruge dëmi në njerëz është dhe më i madh pasi makinat mbushen me qytetarë që shkojnë në plazhe. Për të mbrojtur fëmijët, por dhe veten Brataj këshillon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit. “Kujdes me alkoolin, vendosni rripat, vendosni sediljet e fëmijëve”, thotë Brataj. Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë.
Kryeministri Edi Rama vijon që të tregojë që plazhet në mbarë Shqipërinë janë plot, dhe me pushues e turistë të shumtë. Teksa ka publikuar një album me foto nga Shëngjini, duket se plazhi është i tejmbushur dhe plot e përlot me pushues që kanë zgjedhur këtë zonë për të pushuar.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka njoftuar sot se ka nisur bashkëpunimin me strukturat e PD në Elbasan, qark ku edhe është caktuar drejtues politik. Në një postim në rrjetet sociale ai ka ndarë pamje nga takimi me strukturat,. Ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të nisë ndryshimi. Postimi i plotë Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan. Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë…
Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Dea Vieri është përfolur për një lidhje me gazetarin Drini Zeqo. Ajo i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve në “Se Luan Topi”. Dea është shprehur se për momentin nuk është në asnjë lidhje, teksa është fokusuar te vetja e saj, por gjithashtu u shpreh se nëse dashuria do i dilte para, ajo do e priste krahë-hapur. “Për momentin nuk kam asnjë raport dashurie. Ndoshta ky është momenti të fokusohem te vetja ime. Nëse dashuria më del përpara, unë do e pres krahë-hapur. Por kam vënë re që jam bërë shumë tekanjoze. Sa…
E shumë komentuar për ndarjen nga Besi, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e re ”Vaj, Vaj” që është në bashkëpunim me repertin Geasy. Kënga flet për një lidhje që ka marrë fund, dhe që Xhensila thotë ”Nuk du me u kthy më me ty”.