Author: tirana

Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, Europol. “Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel. Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën Qendrore dhe Jugore është në pikun e vet dhe Evropa është e larë në drogë. Sipas hulumtimeve të autoritetit policorl, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale. Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli. Sipas hulumtimeve,…

Read More

Turizmi në Vlorë ka hyrë në pikun e tij, edhe pse në rrjete sociale flitet për plazhe bosh për shkak të çmimeve të larta. Plazhet, rrugët, hotelet tashmë janë të tejmbushura nga pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut por më së shumti të huaj nga vendet nordike, perëndimore dhe Europa lindore. Operatorët turistikë thonë se ka një kërkesë ende shumë të lartë dhe për gushtin e shtatorin. Ndërkohë që plazhet nga Vlora në Radhimë janë të populluar me pushues nga e gjithë Europa. “Jam Daria,vij nga Polonia por jam nga Ukraina, më pëlqejnë pushimet që po kalojmë në Shqipëri. 7ditë…

Read More

Pasi u betua si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dhe dënimin. Ai është i shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë. “U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri. Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos. “Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e…

Read More

Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më parë, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës, si pasojë e një arresti kardiak. Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës. Vetëm një ditë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër i burgosur, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Dyshimet edhe për të janë se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Read More

Olsi Ibro, 45-vjeçari i cili ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, ka konsumuar fostoksinë para se të hidhej nga pallati në ndërtim. Ai u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte një nga personat e përfshirë në skandalin e mikrokredive. Godina ku 45 vjeçari kreu këtë akt ndodhet vetëm pak metra nga pallati ku ai jetonte me familjen e tij. Vetëvrasja është pista e parë e kësaj ngjarje e cila megjithatë është nën hetim. Një ditë më parë prokuroria e Tiranës sekuestroi disa institucione mikrokredi me akuzën e zhvatjes,…

Read More

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kërkon nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë. Për të shteti i Serbisë po inkurajon dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”. “Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”,…

Read More

33-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Luxury cars” ka rënë në pranga në Portin e Durrësit. Policia ndaloi F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve. “Me rëndësi ështё të respektojnë korridoret e përcaktuara dhe të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë”, udhëzoi ministri, gjatë bashkëbisedimit me punonjës të njësive policore nga dy vendet. Himara vizitohet gjatë verës nga një numër i lartë turistësh nga Italia. Drejtuesi vendor i policisë shpjegoi se në këtë zonë kanë në përdorim 2 mjete lundruese, në Dhërmi e Himarë, për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme,…

Read More

KQZ vendosi që votat do të numërohen në sallën e këshillit bashkiak të Himarës pas përfundimit të zgjedhjeve për kryebashkiak që pritet të zhvillohen më 4 gusht. Sipas KQZ do të prodhohen 2% më shumë fletë se sa numri i votuesve, pra 23.535 fletë votimi. Numri i votuesve në Himarë është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit 36. Numri i fletëve të votimit do të jetë numri i zgjedhësve shtuar 2%, 23.535 fletë votimi.

Read More

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar shifra përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Balluku deklaron se “21% më shumë njësi konteinerike janë përpunuan në gjysmën e parë të vitit 2024 në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”. Konkretisht, në Janar-Qershor u përpunuan 82 616 njësi konteinerike ndërsa a në 6-mujorin e parë të këtij viti u përpunuan 100,290 konteinerë Janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat që kontribuojnë në ecurinë e proceseve normale për qindra përdorues portualë që çdo ditë e kanë aktivitetin…

Read More

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares ka gjetur akordin dhe është pranë zyrtarizimit me Real Zaragozën në nivelin e dytë në futbollit spanjoll. Pas katër sezonesh ai u largua nga Espanyol, ekip i cili sezonin e ri do luajë në La Liga. Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt. Sipas AS, Zaragoza e ka bindur Baren, paçka se në drejtim të tij ka oferta nga tre klubet e La Ligas, Las Palmas, Valladolid dhe Rayo Vallecano. Kujtojmë se Bare është produkt i moshave të…

Read More

Sezoni turistik ka shtuar qarkullimin në rrugë por edhe aksidentet. Për shkak të lëvizjeve drejt zonave turistike, shtimit të numrit të turisteve dhe ardhjes së emigrantëve, korriku është muaji me numrin më të madh të traumave dhe aksidenteve deri tani. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se 18 aksidente ndodhin çdo ditë në rrugët tona këtë periudhë. Një pjesë e tyre janë fatale ndërsa të tjerë më shkallë të lartë invaliditeti për shkak të traumave. Skënder Brataj ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Kryesisht të rinjtë të mos marrin makinën ose motorin nëse janë në efektin e alkoolit…

Read More