TIRANË- Të huajt që hynë në Shqipëri deri në fund të qershorit ishin 4.5 milionë. Në raport me 6-mujorin e një viti më parë, ky numër është rritur me 34 për qind, duke konfirmuar edhe një herë rritjen e dukshme në turizëm të Shqipërisë si destinacion. Vendi ynë vijon të mbetet trend në rrjete sociale, ku duhet thënë se shumica e përshtypjeve janë pozitive, por nuk po mungojnë as ato që Shqipërinë nuk e shohin si destinacionin që prisnin. I marketuar fort si një vend me çmime të lira, duket se udhëtarët me buxhet të ulët e kanë gjetur sidomos pjesën…
Author: tirana
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë zhdukur pasi një urë u shemb pjesërisht në provincën veriore të Kinës Shanxi. Autoritetet thanë se një pjesë e urës në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb të premten në mbrëmje pas shirave të fundit dhe përmbytjeve të shpejta . Që nga ora 12:00 me orën lokale, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin duke vazhduar pasi 17 makina dhe 8 kamionë ranë në lumë, njoftoi media shtetërore. Autoriteti kombëtar i zjarrfikësve dhe shpëtimit të Kinës tha të shtunën se kishte dërguar një ekip shpëtimi të përbërë nga afro…
Pamjet që shihni në fotot e mëposhtëm janë nga lokali ku ndodhi atentati mafioz me tre të vrarë dhe një të plagosur mesnatën e kaluar në Memaliaj. Siç shihet dhe nga pamjet, dallohen xhamat e thyer të fasadës së jashtme si dhe njollat e gjakut. Viktimë mbeti Shyqo Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, si dhe Gledio Muka, 36 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artur Kalemi 57 vjeç. Nga fotot kuptohet se Shyqo Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi kanë qenë të ulur në tavolinën e jashtme të lokalit. Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tyre, teksa…
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi. Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi. Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur…
Kryeministri i Edi Rama e ka nisur këtë të diel duke ndarë pamje nga rruga më e re turistike Shëngjin-Velipojë. Përpos fotove, kreu i qeverisë shkruan se ky aks i ri rrugor siguron një lidhje të re dhe të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të veriut. “Mirëmëngjes dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama.
Dashi Përpiquni të përfshiheni në aktivitete që do të përmirësojnë veten tuaj. Në fillim të ditës mund të pësoni një humbje financiare që ju prish disi pjesën tjetër të ditës. Lajmet e papritura, të mira do t’ju ngrenë humorin. Ndarja e lajmeve me familjarët tuaj do t’ju shtojë më tej kënaqësinë. Ndriçojeni ditën e të dashurit tuaj duke qenë të gëzuar dhe bashkëpunues. Demi Përfshihuni në aktivitete sportive dhe evente në natyrë. Mund të ketë përfitime nga një investim i kaluar. Dikush pranë jush do të jetë në një humor shumë të paparashikueshëm. Një rritje e përgjegjësisë duket e mundshme…
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj në mesnatën e së shtunës, 20 korrik 2024. Tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë. Viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela. Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. Ndërkohë në spitalin e Gjirokastrës ka mbërritur dhe një person i plagosur, që dyshohet se ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja.Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Atentatorët pasi…
Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjutera në mbarë botën dolën jashtë funksioni nga ndërprerja globale e IT. Sipas BBC, kjo është hera e parë që jepet një shifër për incidentin, i cili vijon të shkaktojë probleme në mbarë botën. Defekti erdhi nga kompania e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike, e cila i dërgoi një përditësim të korruptuar të softuerit klientëve të saj të shumtë në numër. Sipas kompanisë, ky numër është më pak se 1% e të gjitha pajisjeve Windows në mbarë botën, por “ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore tregojnë se CrowdStrike përdoret nga ndërmarrje që ofrojnë shumë shërbimet…
Megjithë një javë aktivitetesh elektorale, intervistash dhe këmbënguljeje se ai është kandidati më i mirë për t’u përballur me republikanin Donald Trump, presidenti Joe Biden nuk ka arritur të zbusë përpjekjet për largimin e tij nga gara për zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Biden po peshon gjatë fundjavës alternativat që mund të përcaktojnë drejtimin e vendit dhe të partisë së tij, ndërsa Amerika shkon drejt zgjedhjeve me një Parti Republikane të mobilizuar pas Kuvendit Kombëtar që i dha emërimin zyrtar si kandidat ish-presidentit Trump. Ligjvënësi Mark Takano, përfaqësuesi më i lartë demokrat në Komisionin e Çështjeve të Veteranëve të Dhomës së…
Pas sensacionit që u bë në rrjet, publikohet kënga e re nga Luiz Ejlli, që është në bashkëpunim me Lumi B, Bruno Revolt dhe me Naldin. Një këngë shumë verore dhe e duhur për netët me muzikë, që artistët i kanë çdo mbrëmje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj tha se tre bursat e dhëna nga bashkia, janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës, të cilën disa mund ta shohin si shpenzim, disa të tjerë e shohin si…