4 qytetarë të kombësive të ndryshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë tashmë pjesë e asaj që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si “skuadra shqiptare”. Në ceremoninë e betimit, kreu i Bashkisë theksoi se ky është momenti më i mirë, për t’iu bashkuar një skuadre, e cila ka si mision të përbashkët të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë. “Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si…
Author: tirana
KOLUMBI – Pas ndarjes nga Daniela Ospina në vitin 2017, ndërsa ai ishte te Real Madrid, një lidhje nga e cila lindi vajza e tij Salomé, James Rodríguez pati një miqësi të njohur me ish-mbretëreshën dhe modelen venezueliane Shannon de Lima, ndërsa ai jetonte në Gjermani dhe luante për Bayern Munich. Megjithatë, me ndryshimet e vazhdueshme të ekipit dhe vendit, jeta personale e kolumbianit mori një pozitë tjetër. Por ardhja e tij në Brazil dhe lidhja e tij me São Paulo kanë çuar në spekulime për lidhje të supozuara të reja romantike, me modelen dhe volejbollisten Key Alves, që është më e përmendura dhe e lidhur për…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me vatrat aktive të zjarreve në vend. Nga 11 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 janë aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës, i cili ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era flakët përparuan në drejtim të fshatrave Derviçan dhe Goranxi në Dropull të Poshtëm. Në ndihmë të strukturave operacionale të pushtetit vendor, për shuarjen e zjarrit janë…
SHBA- Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Antony Blinken, Iranit i duhen vetëm “një ose dy javë” për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore. Sipas fjalëve të ministrit amerikan të Punëve të Jashtme, Antony Blinken, Iraniështë në prag të “arritjes së aftësisë për të prodhuar lëndë radioaktive për armë bërthamore”. Kryediplomati amerikan e tha këtë gjatë Konferencës për Sigurinë të Aspen Security Forum që zhvillohet në Kolorado. Ai shtoi se Irani nuk ka zhvilluar ende armë bërthamore. Megjithatë situata aktuale nuk është “e mirë”. Qeveria amerikane po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në këtë çështje, tha ia. Muajt e fundit është…
LUSHNJE- Njoftimi i plotë: Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. I shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar masë…
Maskra e mesnatës së kaluar në Memaliaj, me tre viktima dhe një të plagosur që tronditi vendin, teksa si në shumicën e rasteve, Policia e Shtetit mblodhi vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur. Në foton e mësipërme është pikërisht makina tip “BMW” ngjyrë e zezë duke u djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës, që dyshohet se kanë përdorur autorët në atentatin e Meliajt, ku shënjestër ishte Shyqyri (Shyqo) Kalemi. Mësohet se brenda automjetit janë gjetur edhe armët e zjarrit të cilat dyshohet se janë përdorur në krim. Nga zjarri në makinë ka marrë flakë edhe nje ndërtesë aty afër. Armët…
Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier. Njoftimi i plotë: Fier/ Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetase, arrestohet 33 vjeçari, Ardit Nuhu. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan.…
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë pas ngjarjes u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentatit. Ndërkohë sot bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur armë të cilat dyshohet se mund të jenë për të vrarë Shyqyri Kalemin dhe kamarien e klientin e lokalit ku ndodhi ngjarja. Armët pritet ti nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve. Mësohet se…
Personat që shihni në foton e mësipërme janë 36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela, të cilët mbetën viktima aksidentale në masakrën e regjistruar mesnatën e djeshme në Memaliaj. Bashkë me ta humbi jetën edhe 74-vjeçari Shyqyri (Shyqo) Kalemi, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën. Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi në pjesën e jashtme të lokalit, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga…
Uniformat blu po zhvillojnë kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, në kërkim të autorëve të ngjarjes tragjike në Memaliaj. Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në qytetet si Berat dhe Vlorë. Nga atentati kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit. Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë…
Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave në Tiranë. Policia bën me dije se janë dokumentuar me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës dhe se janë sekuestruar veshjet nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve si dhe biçikletat. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës, ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar. Pjesë e kësaj serie përplasjesh atentatesh duket se ishte edhe masakra e mbrëmshme në Memaliaj. Shënjestër ishin dy vëllezërit Shyqo dhe Artur Kalemi, të cilit ishin ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, ku i pari mbeti i vdekur nga breshlria e kallashnikovit, ndërsa i dyti i plagosur në gjendje të rëndë. Atentati shënoi dhe dy viktima aksidentale, pasi plumbave të kallashnikovit nuk iu shpëtoi as kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit…