Një pistë e re hetimesh është hapur lidhur me shpërthimin e automjetit të dy vëllezërve në Gramsh pasditen e sotme. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale dhe Algert dhe Erald Mines, dyshohet të mos i jetë bërë atentat. Sipas policisë, lënda që ka shpërthyer dhe që la të plagosur dy vëllezërit, ka qenë në kroskotin e makinës dhe se shpërthimi ka qenë nga brenda mjetit. Lënda plasëse dyshohet se nuk ka qenë tritol, por diçka tjetër që ka shpërthyer nga nxehtësia. Ngjarja është ende nën hetim,…
Author: tirana
Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump ka reaguar menjëherë pas vendimit të Joe Biden për tu tërhequr nga gara presidenciale. Ish-Presidenti Trump e përshkroi Biden si presidenti që po ikën si më i keqi deri tani në historinë e vendit tonë. “Presidenti që po ikën si më i keqi deri tani në historinë e vendit tonë”, tha Trump. Ndërkohë është e paqartë se kush do të jetë kandidati demokrat. Sakaq Trump tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për tu mposhtur sesa Biden.
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”. Ky vendim i Presidentit vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime. Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga demokratët pas një debati të lëkundur ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president. “Dhe ndërsa synimi im ka…
“Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA për vitin 2024”, shkruan BBC. Biden gjithashtu ka thënë e ky vendim i tij është në interesin më të madh të partisë dhe të vendit. Ky vendim vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime.
Është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes, autori i plagosjes në plazhin e Tales në Lezhë ditën e sotme, pas një sherri për një vajzë. Nga konflikti për motive xhelozie mbeti i plagosur shtetasi Alfred Marku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, autori, 30-vjeçari Ermir Lucaj kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën thuhet se Marku e ka ngacmuar, ç’ka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt. Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra, e më tej Lucaj ka marrë një…
Një mjet ka shpërthyer në Gramsh për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, në Unazën e qytetit e cila fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar të qytetarëve që ishin pranë automjetit. Makina tip Fort Focus me targa AB 713JT në pronësi të Algert Mine ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine, ky i fundit pasagjer. Të plagosurit po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Algert Mine njihet në Gramsh dhe si shpërndarës i lëndëve narkotike. Policia ka ngritur pistat…
Detaje të tjera janë zbardhur nga shpërthimi i një automjeti pasditen e sotme në qytetin e Gramshit, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Pas ekspertizës së mjetit nga grupi hetimor, është bërë me dije se kemi të bëjmë me një shpërthim me tritol, pra atentat ndaj dy vëllezërve Algert dhe Erald Mine. Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta, një nga vëllezërit që ka qenë pasagjer në mjet, Erald Mine ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës. Ndërkohë, vëllai tjetër, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Po ashtu, nga…
Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin. Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim. Por, “uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën”, nënvizoi ai ndër të tjera. “Doja të…
Disa media kanë shkruar këtë të dielë se SPAK ka ngritur akuzë ndaj deputetit Plarent Ndreca. Akuza sipas tyre lidhet me kohën kur Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe vjen si pasojë e hetimeve që lidhen me rikonstruksionin për disa komisariate, përfshirë komisariatin e Mirditës, Pogradecit, Komisariatit nr. 4 Tiranë. Por i pyetur nga gazetari i Ora News nëse SPAK i ka komunikuar akuzë deputeti socialist Plarent Ndreca tha: Nuk kam informacion.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar që po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb pasi ka humbur kontrollin e mjetit. Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar të tre, 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe. Ata janë transportuar në spital, e për fat të mirë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2024. Kjo thirrje mbështet zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme që ushtojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. Drejtimet e Thirrjes për mbështetjen financiare nga Programi “Mbështje…
Krahina e Matit ka vlera të jashtëzakonshme natyrore jo vetëm në aspektin turistik por edhe atë botanik. Në zona të ndryshme gjenden bimë të rralla të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve. Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lulëzim Shuka i cili prej më shumë se një dekade merret me studimin e bimëve, është ndalur në zonën e Matit. Dhe jo pa qëllim, pasi aty ndodhen disa bimë endemike të cilat deri sot nuk janë gjetur jo vetëm në vende të tjera të Shqipërisë por as në Ballkan e në botë. “Këtu ku jemi është një nga kanisonet aspak të…