5 ditë pas regjistrimit të hetimit të çështjes së 21 janarit, sot u paraqiten në SPAK për të dhënë dëshmi xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i mbetur i vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në 21 janar 2011. Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK u paraqit pak para orës 10:00 në ambientet e SPAK, dhe doli rreth orës 13:10. “Dhashë fakte të reja”, tha ajo për mediat. Ndërsa Mark Nika nisi të merrej në pyetje në orën 12:00. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së…
Author: tirana
Mesatarisht rreth 200 persona çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë urgjencës së Elbasan me shqetësime të tilla si temperaturë të lartë, diarre e të vjella. Më të prekur janë personat me imunitet të dobët dhe të sëmurët kronikë. Tashmë që temperaturat shënojmë ekstremet mjekët u bëjnë apel qytetarëve të evitojnë daljet në oraret e pikut, të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë ushqime të freskëta. Sipas mjekëve, në stinën e verës gjithashtu shtohen rastet e alergjive nga pickimet e insekteve të cilat nëse neglizhohen mund të shkaktojnë edhe pasoja.
Pajtim Çela, xhaxhai i Marsel Çelës, i cili mbeti i viktimë e atentatit të trefishtë në Memaliaj, ka rrëfyer bisedën e fundit me nipin e tij dhe se si e mori vesh ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” , Pajtim Çela ka treguar se natën e atentati ka qenë vetëm 200 metra larg lokalit ku mbetën të vrarë tre persona dhe se ai i kishte dëgjuar të shtënat. Ai është shprehur se kishte shkuar pranë vendngjarjes, por nuk ka arritur të mësojë se cilat ishin viktimat. Madje ai tregoi se nuk e dinte që…
Digjet magazina e një mobilierie në Vlorë. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizmin e flakëve.
Tre persona janë arrestuar nga Policia Rrugore, për shkak se kanë tentuar të korruptojnë policët Blutë njoftojnë se këta tre persona janë kapur në shkelje, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur apo kanë përdorur telefonin. “Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, thuhet në deklaratën e policisë. Njoftimi: Shkon në 64 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Së fundmi, 3 shtetas janë arrestuar, përkatësisht shtetasi me inicialet R.V. 53 vjeç, i cili…
Këngëtarja Elsa Lila po vjen me një Libër. Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, shqiptarët treguan edhe njëherë interesin e madh që kishin për jetën e Elsa Lilës dhe kjo e fundit nuk kurseu disa rrëfime të ndjera e të sinqerta për ta. Ka qenë Arlinda Dudaj e cila ka zbuluar se Elsa Lila po sjell një libër. “Diçka e bukur po vjen…fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë”, shkruhet në postim.
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje përgjatë vijës bregdetare në Borsh. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Njoftimi: Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline” për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare në qarkun Vlorë. Ndërtoi pa leje 4 objekte me strukturë druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në vijën bregdetare në Borsh, arrestohet 48-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare,…
Sot, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, është parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës.Bleona tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe paparacëve, të cilët u përpoqën të kuptonin shkakun e kësaj paraqitjeje. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar që të sqarojë arsyet e pranishmërisë së saj në gjykatë. Spekulimet kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat online, duke ngritur hipoteza të ndryshme që nga çështje ligjore personale deri te detyrime profesionale. Pavarësisht nga këto spekulime, Bleona nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla po prezanton projektligjin për Policinë e Shtetit, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Balla u shpreh se në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, janë marrë parasysh modele të vendeve të tjera si dhe konsultime me partnerët, organizatat me të cilat Policia e Shtetit bashkëpunon, si dhe janë adresuar rekomandimet e BE. Ministri shtoi se policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale. “Synojmë që deri në 2030 të kemi një polici si vendet e BE.Ka nisur puna në shtator 2023 për…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lin-Pogradec, ku një makinë ka përplasur zjarrfikësen. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të mjeteve. Njoftimi: Një mjet ka përplasur mjetin e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit teksa ka qenë në ecje. Kjo e fundit sapo kishte fikur një zjarr në varrezat e Linit dhe ka qenë duke u kthyer drejt stacionit kur është përplasur nga mjeti. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale Policia në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes
Një 26-vjeçare ka përfunduar në pranga nga efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Sipas informacioneve nga Policia, T.S., 26- vjeçe rezulton banuese në Tiranë. Policia thotë se e reja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Teksa do të përballet me akuzën e ‘’Dhuna në familje’’, vijojnë hetimet zbardhjen e plotë të rastit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video nga punimet në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë. Aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike. Kreu i qeverisë thotë se ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë.