Nuk ka vonuar shumë që Lulzim Basha ti përgjigjet Ilir Metës, për akuzat që sipas tij, ish-kreu i PD-së është përgjegjës për ”21 Janarin”. Meta tha se Basha i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, kishte informacione për kaosin, por nuk veproi. Basha i përgjigjet Metës përmes një video, ku shkruan se ”I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast”. Postimi i plotë Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin…
Author: tirana
Dashi Sa të shkon vetëbesimi! Sezoni i Luanit nis dhe do të të frymëzojë që të mbështillesh nga ndjesia e fortë e dashurisë, kënaqëisë, përkatësisë dhe të duash të bësh jetën që ke ëndërruar. Do të lidhesh më shumë me veten, për të bërë hapa konkretë për të shkuar më larg në karrierën dhe sukseset e tua të përgjithshme. Demi Nuk ka asnjë vend si shtëpia, ndaj gjatë këtij muaji do ta gjesh veten duke kërkuar shtëpinë tënde, qoftë fizike apo shpirtërore. Do të duash më shumë se kurrë që të pranosh veten dhe defektet e tua. Mërkuri në Virgjëreshë…
Presidenti amerikan Joe Biden është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. Biden i cili vendimin e madh e dha përmes rrjete sociale, tha se “është në interesin e partisë dhe të vendit”. Që pas deklaratës se do të kandidojë si presidente, Kamala Harris ka korrur suksesin e parë. Organizata pro-demokratike për mbledhjen e fondeve ActBlue njoftoi të dielën mbrëma se kishte arritur që të mblidhte një shumë rekord fondesh që ishte regjistruar brenda një dite të vetme. Bëhet fjalë për 42.8 milionë euro. Nga analistët është konsideruar si momenti më i mirë i mbledhjes së fondeve…
Për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, rihapja e dosjes së ”21 Janarit” nga SPAK është një drejtësi me regji. Gjatë një konference me gazetarët, Meta shtoi se vrasjet janë përgjegjësi e Lulzim Bashës, ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi protesta. Sipas Metës, Basha nuk mori asnjë masë pavarësisht se ishte njoftuar se protesta do të ishte e dhunshme. ”Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit…
Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimon në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për çështjen e SASPAC. Sipas mbrojtjes nuk ekzitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masën shtrënguese dhe po ashtu nuk ka rrezik për tu larguar jashtë vendit dhe për të prishur provat.
Të shtunën banorët e Memaliajt u zgjuan me lajmin e rëndë të vrasjes së tre personave dhe plagosjen e një tjetri, teksa ndodheshin në lokal pas orës 23:00 të së premtes. Plumbat që dyshohet se dolën nga tre armë, kapën atë që mendohet se ishte objektivi, 74-vjeçarin Shyqo Kalemin, por edhe dy persona të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me sagën e hakmarrjeve. Kamerierin e lokalit Gledio Muka 36 vjeç, dhe një nga klientët, Marsel Çela 47 vjeç. I plagosur mbeti edhe vëllai i Kalemit, i cili ndodhet në spital. Deri më tani janë kryer mbi 25 kontrolle, ndërsa…
Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qeli, ku ndodhej prej 27 majit. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Lulzim Mustën, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasjeje. Musta goditi me thikë pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar për një vit. Ish-punonjësi e goditi papritmas tetë herë me thikë. Më pas ai qëndroi në vend, duke pritur që të vinte policia për t’i vënë prangat, dhe deklaroi: “Më thanë ta bëj”. Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit. Më 21 mars të kaluar, një…
Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend të ditës ishte projektligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake. “95 milionë lekë do të nevojiten vetëm për krijimin e Agjencisë së Industrisë…
Në një kohë kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, kursimi i parave në përditshmëri është bërë një nevojë për shumë familje. Menaxhimi i mençur i financave personale mund të bëjë një ndryshim të madh në sigurinë dhe mirëqenien financiare. Këtu do të gjeni nga metodat më të mira për kursimin e parave në përditshmëri, të cilat janë të lehta për t’u zbatuar dhe mund të sjellin përfitime të mëdha. Planifikimi i buxhetit javorNjë nga mënyrat më të mira për të kontrolluar shpenzimet është krijimi i një buxheti javor. Planifikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve çdo javë ndihmon në…
Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë (Mapa) në Brazil rishikoi certifikimin për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij, pasi konfirmoi një shpërthim të sëmundjes së Newcastle (NCD) në një ndërmarrje tregtare të prodhimit të shpendëve në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul. Kufizimi ndryshon sipas tregjeve, por prek shitjet në 44 vende. Certifikimi për eksport është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve partnere dhe për rrjedhojë, ministria modifikoi në mënyrë parandaluese Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit (CSI) në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat e dakorduara. Pezullimi Sipas qeverisë, për vende të tilla si Kina, Argjentina,…
Është ekstraduar nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga GjKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit. GJKKO i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Aktivizohet sërish zjarri në zonën e Dropullit. Aktualisht vatrat janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri Dervician. Në terren rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë. Zjarri ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po përhapet me shpejtësi. Ka patur gjatë paradites mbështetje nga ajri, por helikopteri është larguar sërish (pasi ka bërë 7 hedhje uji). Po punohet me mjete rrethanore. Zjarri rrezikon t’u afrohet banesave. Në rrezik edhe monumente kulti.