Më 4 gusht janë zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë. Ndaj dhe Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i kësaj partie. Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Berisha është kryetar i PD. Pritet që nesër KQZ të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe 10 forcave të tjera politike që kanë…
Author: tirana
Pas suksesit me Piramidën dhe Qendrën TUMO, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka propozuar për bashkëpunim pranë Bashkisë së Tiranës projektin “Ecole 42”, që lidhet me zhvillimin e një programi edukimi, jo tradicional, në fushën e teknologjisë dhe arsimit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, u miratua vënia në jetë e programit, që do të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit tre palësh midis AADF-së, Qendrës Piramida dhe Bashkisë së Tiranës. Programi “Ecole 24” do të mund të aksesohet falas nga të rinjtë mbi moshën 18-vjeç dhe mësimi do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, e cila është qendra më e…
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti nga PD, akuzoi këshilltarët e mazhorancës se me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në shkelje të ligjit dhe rregullores, bllokuan mbledhjen e ditës së sotme. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes që pati edhe grushte, Teliti denoncoi Veliajn për një tjetër aferë korruptive klienteliste, pasi po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. ”Në Linzë të Tiranës, ndonëse çerdhet janë domosdoshmëri dhe ne kemi denoncuar me forcë ditë për ditë se si çerdhet në Tiranë mungojnë, ndërkohë që taksa e infrastrukturës…
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në mënyrë abuzive kishin zaptuar hapësirat publike duke i shfrytëzuar ato për ushtrimin e aktiviteteve tregtare. Këto ndërhyrje të paligjshme kishin dëmtuar edhe sigurinë rrugore, duke krijuar kështu rrezik për të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor. Pas largimit të tyre përmes IKMT-së, do të nisë një fazë e re për kthimin e disa prej këtyre pikave në vendpushime për të gjithë qytetarët, por edhe vizitorët e huaj, të cilët do të mund të shijojnë panoramën…
Pas ngjarjes së ndodhur sot në sallën e Këshillit Bashkiak, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shoqëruar për në komisariat. Blushi goditi me grusht pas shpine këshilltarin socialist, Halit Valteri dhe ky i fundit e denoncoi për goditje për shkak të detyrës.
Në rrugët e vendit qarkullojnë çdo vit gjithnjë e më shumë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë me kambio manuale. Ndonëse në 2023 ka një rënie të lehtë të mjeteve mbi 20 vjeçare (me 1.4%) ato vijojnë të dominojnë flotën e automjeteve në vend, duke zënë 36% të totalit, nga 40% një vit më parë. “Volkswagen” (18,6 %) dhe “Mercedez Benz” janë markat më të preferuara, me këtë të fundit që po bie nga froni pasi nuk ppo blihen më aq shumë sa dikur. Automjetet janë në pjesën më të madhe me naftë (gati 74%). Për nga fuqia,…
Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës. Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë. Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës…
Çdo qytetar që aplikon për letërnjoftim në bashkinë e Himarës, ku ka zgjedhje të pjesshme në datën 4 gusht, para datës 1 gusht do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri në 3 gusht, pra nuk do të presin 2 javë. Ministri i Brendshëm. Taulant Balla ishte në zyrat e “Identitek” ku u njoh nga afër me masat e marra për lehtësimin e procesit për të gjithë shtetasit pasi tashmë shërbimet ofrohen edhe ditëve të shtuna, ndërsa për rastet e përshpejtuara, aplikimi mund të bëhet në të gjithë vendin, pavarësisht vendbanimit. Këto ndryshime kanë për qëllim t’ua lehtësojnë procedurën…
Këshilltari i PS-së, Halit Valteri pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Tedi Blushi gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mësohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve. Nga ana tjetër, kreu i PL-së, Ilir Meta akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulmin ndaj Tedi Blushit.
Arlindi dhe Ueda, çifti që u njoh në sezonin e parë të “Love Island Albania” janë bërë prindër për herë të parë, pasi vajza e tyre ka ardhur në jetë më datë 20 korrik, siç edhe çifti tregon përmes një postimi në Instagram. “Amea, jemi te bekuar që jemi prindërit e tu. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri,” shkruan në profilin e tij Arlindi, duke zbuluar një foto të së bijës, njëherësh edhe datën e saj të lindjes, pikërisht në 20 korrik”. Ata të dy u njohën në “Love Island Albania” dhe dashuria e tyre e bukur rrëmbeu zemrat…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Tedi Blushi është goditur sot nga Erion Veliaj dhe Halit Valteri gjatë mbledhjes së Këshillit Bashiak. Për këtë shkak, Meta nënvizon se nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Postimi i plotë Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe në një intervistë televizive ka reaguar për sjelljen e Tedi Blushit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, teksa goditi me grusht Halit Valterin. Braçe shprehet i zhgënjyer me sjellen e Tedi Blushit, duke thënë se janë sjellje jo të hijshme që vijnë nga e njëjta parti. “Ka ndodhur disa herë. Unë kam parë jo vetëm letra, por edhe çizme nga e njëjta parti në parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nuk më bën përshtypje kur deri tani kanë djegur gjithçka kanë mundur dhe kanë hedhur zjarr pa hesap jashtë godinës, do ishte zhgënjim i madh…