Author: tirana

Një 32-vjeçar ka mbetur viktimë pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit. Policia bën me dije se shoferi 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në…

Read More

Një festë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një plumb plagosur tre persona të së njëjtës familje, motër dhe vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” në Tiranë, teksa personat kanë qenë duke festuar. 32-vjeçari me iniciale E. E., ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij, por aksidentalisht e ka shkrepur, dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit, dhe motrën e tyre 36-vjeçare e ka plagosur. Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku A. P.,…

Read More

Ekspertët paralajmërojnë se ndjesia e etjes zbehet ndjeshëm me kalimin e moshës. Në shumë raste, të rriturit nuk arrijnë ta perceptojnë nevojën e tyre për ujë dhe pijnë shumë pak ujë apo lëngje. Në momentin kur etja ‘thërret me zë të lartë’ organizmi i një të rrituri, e aq më shumë i një të moshuari është prekur nga fazat e para të dehidratimit. Sipas ekspertëve, dehidratimi është një nga shkaqet më të përhapura të shtrimit në spital të personave mbi 50-të, shkruan Living. Rreziku ndaj dehidratimit është më i lartë edhe si pasojë e përbërjes së organizmit që ndryshon me…

Read More

Beyoncé i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorte këngën e saj Freedom. Sipas CNN, Harris tani do të mund ta përdorë këtë këngë si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.  “Beyoncé, e cila njihet për udhëzime të rrepta kur bëhet fjalë për muzikën e saj, i dha menjëherë miratimin e saj për fushatën e Harris, kur u kërkua leje për të përdorur “Freedom” të hënën, pak para paraqitjes së zëvendëspresidentit”, tha një burim pranë saj për CNN. Pasi Beyonce i dha leje, kënga e saj u luajt në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite . Sipas CNN,…

Read More

Ndryshojnë rregullat për regjistrimin në regjistrin e kadastrës së pasurive të paluajtshme të shitura nëpërmjet kontratave të pasurisë. Për pronat e shitura me kontrata porosie do të refuzohet regjistrimi në kadastër nëse pas verifikimeve ka ndryshime planimetrie të njësitë individuale. Refuzim të regjistrimit të pasurive me kontratë porosie do të ketë edhe nëse kërkuesi brenda afatit prej 30 ditësh nuk arrin të korrigjojë të dhënat që kanë mangësi apo pasaktësi. Rregullat e reja për regjistrimin e kontratave noteriale të shitjes së pronave nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes apo porosisë hynë në fuqi pas publikimit të udhëzimit “Për miratimin e modelit dhe…

Read More

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris konsolidoi me shpejtësi të hënën mbështetjen e demokratëve, përfshirë nga figurat kryesore të partisë, për kandidaturën e saj presidenciale, duke siguruar përkrahjen e qindra delegatëve të Kuvendit dhe duke njoftuar për grumbullimin e një sasie masive fondesh, pasi Presidenti Joe Biden u largua papritur nga gara. Duke folur para ekipit të fushatës presidenciale në Uilmington të Delauerës, zonja Harris e pranoi se javët e fundit kishin qenë intensive, por shprehu besimin tek ky ekip. “Objektivi im është të fitoj emërimin dhe të fitoj në zgjedhje”, tha ajo. Ajo premtoi “të bashkojë partinë Demokrate,…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të mesme dhe kalimtare gjatë mesditës. Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta shiu në formën e pikave, ndërsa në juglindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra gjatë pasdites. Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa…

Read More

Dashi Sot kredoja juaj do jetë të përfitoni sa më shumë nga çdo moment për të folur hapur e pse jo për t’iu dhënë zgjidhje problemeve. Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni goxha vështirësi kështu që mundohuni të ruani qetësinë. Ju beqarët do fiksoheni shumë pas dikujt që nuk ka asnjë vlerë. Bëni kujdes sepse jeni ju qe do vuani më tepër. Në punë mirë është të diskutoni njëherë me shefat para se të ndërmerrni një hap sepse nesër ata mund t’iu kritikojnë. Buxheti do kalojë peripeci. Do keni një dëshirë të shfrenuar për të…

Read More

Në media kanë dalë pamjet e makinës tip BMW X5 me të cilën lëviznin autorët e vrasjes së trefishtë mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku humbën jetën Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela dhe u plagos Artur Kalemi. Makina është kapur nga disa prej kamerave sigurie gjatë lëvizjes, si para dhe pas atentatit. Por pavarësisht kësaj, në asnjërën nga pamjet nuk shquhen qartësisht vrasësit. Për t’u mos identifikuar ata kanë qëlluar nga brenda makinës në drejtim të lokalit, ku çdo mbrëmje ulej 74-vjeçari Kalemi. Dyshimet janë se ai është monitoruar nga atentatorët, të cilët pasi zbrazën breshërinë e…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar. Pra një lloj lufte, që në arsyetimin e tij bëhet kundër atyre që janë konceptuar “të paprekshmit”, referuar anëtarëve të bandave kriminale të strehuar në Dubai. “Të gjithë ata që kanë kryer çdo lloj krimi dhe që mendojnë se janë të pakapshëm duhet të dinë se autoritetet e Dubait nuk pranojnë të strehojnë persona të cilët i fshihen drejtësisë. Ne kemi një rast konkret ku po komunikojmë…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjediti, Mirela Kumbaro inspektoi së bashku me kryetaren e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, punimet për rikonstruksionin e plotë të godinës së Pallatit të Sportit të qytetit. Kumbaro u shpreh se ka nisur puna që nga aspektet funksionale, deri tek ato estetike dhe do të jetë një premtim tjetër i mbajtur për qytetin dhe të rinjtë, të cilët përmes programit sportiv në shkolla kanë rigjallëruar ekipet e moshave. “Pas pallatit të sportit të Gjirokastrës, ai i Përmetit po i nënshtrohet një transformimi total në infrastrukturë dhe koncept për t’i siguruar një hapësirë dinjitoze, jo vetëm “trëndafilave…

Read More

Ilir Meta këto kohë ka bërë veprime mjaft të çuditshme në publik, të cilat kanë sjellë reagime të shumta dhe habi, duke ngritur shqetësim për gjendjen e tij emocionale. Biznesmeni Gjergj Luca, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se Meta ka humbur ekuilibrin e tij më të madh, Monikën, ndaj ka këto probleme. Ylli Rakipi: Ilir Meta tani, ç’mendon ti Lucë? Doli në një studio, i ra edhe topit, pastaj u rrëzua… Gjergj Luca: E kuptoni se çfarë fatkeqësie, se ky u kthye te emisioni. Ky panel është me rininë. E kuptoni se çfarë fatkeqësie është, se kush…

Read More