Eurodeputeti greko-shqiptar Fredi Beleri është zgjedhur nënkryetar i dytë i Komisionit të Peticioneve të Parlamentit Evropian, gjatë procesit të sotëm për kryetarët e komisioneve të PE. Lajmin për këtë pozicion Beleri e ka marrë teksa ndodhet në qeli. ”Falënderoj kolegët e mi për zgjedhjen time nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, për të cilën u informova në burg. Është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për një eurodeputet të sapozgjedhur. Së shpejti aventura ime do të përfundojë dhe unë do të mund të kryej me votë detyrat që më kanë besuar qytetarët grekë”, thotë Beleri.
Author: tirana
Lulzim Basha ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në SPAK për të dhënë sqarime për ngjarjen tragjike te 21 janarit të vitit 2011. Ndërsa SPAK-u ka nisur hetimet për vrasjen e 4 protestuesve 13 vite më parë, Basha në një konferencë për shtyp theksoi se mbështet Prokurorinë e Posaçme. Basha iu kundërpërgjigj edhe akuzave të ish aleatit të tij Ilir Meta për përgjegjësinë si ministër i Brendshëm. Ndërkaq në lidhje me reformën zgjedhore Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD Sali Berisha se po bëjnë pazar për te mbyllur listat e kandidatëve për deputet. “Duke qenë…
Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë të klimës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën, por edhe për të prodhuar një konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj hallës së tyre. A.M 36 vjeç dhe A. H 28 vjeç, të dy banues në Shkodër janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Njoftimi: Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasit A. M., 36 vjeç dhe A. H., 28 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre.
Një tërmet ka goditur ditën e sotme Shqipërinë. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3.2. Thellësia e tërmetit ka qenë 15 kilometra, ndërsa epiqendra 13 kilometra nga Kopliku. Nuk raportohet për lëndime në nejërz apo dëme materiale.
Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit legalizues. Nisma ligjore, e miratuar së fundmi zhvendos me më shumë se dy vite vlefshmërinë e bonove. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë letra me vlerë, mund t’i përdorin ato për procesin legalizues dhe privatizimet deri në fund të muajit dhjetor të 2027-s. Në ndryshimet e bëra, në 2014-n në ligjin për legalizimin e objekteve pa leje u përcaktua, që qytetarët të cilët kishin ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, gjysmën e faturës për truallin ta paguanin…
Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë në plazhin e Pish Poros. Nga të dhënat e para njoftohet se i ndjeri dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, në momentin që ra në kontakt me ujin. “Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa. 45-vjecari ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli. Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e të enjtes së kaluar kur një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri nga Shijaku ka qëlluar me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda. Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit, raporton gazetarja Vali Qyrfyçi. Autori i dyshuar është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe është konfliktuar me babanë e personit që i kishte marrë borxh dhe nuk ia kthente prej kohësh. I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij.…
Edhe pse pika e përbashkët kufitare Morinë-Vërmicë mes Shqipërisë e Kosovës, ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kontrollin e kamionëve dhe mjeteve të rënda, radhët nuk janë shmangur ende. Me dhjetëra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave, krijojnë radhë të gjata në tentativë për t’u futur në Kosovë. Kjo për arsye të vonesave gjatë përpunimit të automjeteve të tonazhit të rëndë. Radhët krijohen në një kohë kur sezoni turistik ka shtuar numrin e mjeteve të vogla dhe i autobusëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kufirit. Por ky nuk është i vetmi shqetësimin…
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarreve ne Dropull. Një nga zjarrfikësit e bashkisë ka humbur ndjenjat në luftë për shuarjen e zjarrit. Zjarrfikësi është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se zjarrfikësit dhe trupat e Forcave të Armatosura janë në terren.
Një festë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një plumb ka plagosur tre persona, 36-vjeçaren Elona Pinarin dhe dy vëllezërit Pengili. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” në Tiranë, teksa personat kanë qenë duke festuar. 32-vjeçari me iniciale E. E., ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij, por aksidentalisht e ka shkrepur, dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit, dhe 36-vjeçaren e ka plagosur në zonën e barkut. Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku…