Është goditur grupi që organizonte kalime ilegale në doganë. Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit, BKH-së dhe Task-Forcës të sigurisë diplomatike që operon pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ka çuar në goditjen e një rrjeti që mundësonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në doganën e Hanit të Hotit dhe që për destinacion final kishte Kanadanë dhe Amerikën. “Plani operacional i koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën. Plani operacional, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për…
Author: tirana
Kandidatja potenciale e demokratëve në garën për presidente e SHBA-së, Kamala Harris e ka shfrytëzuar momentin e saj, që pas tërheqjes së Biden. Zëvendëspresidentja ka marrë mbështetje të mjaftueshme nga delegatët për të siguruar nominimin, ka mbledhur fonde të mjaftueshme dhe ka ndryshuar modalitetin e partisë që dukej e destinuar për humbje. Harris nuk mund të ëndërronte për një nisje më të mirë mes demokratëve pas braktisjes së fushatës nga Joe Biden, ajo sapo ka hyrë në një nga misionet më të trazuara për politikën moderne. Kjo pasi intensiteti sulmeve të Donald Trump ende nuk është shpalosur ndaj saj, çka…
Lojërat Olimpike kanë qenë një objektiv i sulmeve në të kaluarën, veçanërisht në Lojërat e Mynihut të vitit 1972, ku 11 atletë dhe trajnerë izraelitë u vranë nga anëtarët e grupit terrorist palestinez “Shtatori i Zi”. Në vitin 1996, një shpërthim bombe vrau një grua dhe plagosi më shumë se 100 njerëz në Lojërat e Atlantës. Franca planifikon të vendosë rreth 35,000 policë çdo ditë gjatë Lojërave, duke arritur në 45,000 për Ceremoninë e Hapjes, tha një zëdhënës në ministrinë e brendshme franceze. 10 mijë ushtarë do të vendosen në rajonin e Parisit, një përpjekje e mbështetur nga 1,800 oficerë…
55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fundi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan listës prej rreth 600 të certifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave lokale e kombëtarë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një videomesazhi thotë se këto certifikime janë tregues i rritjes së punësimeve në profesionit e turizmit, i lidhur me kërkesat që ka tregu. “Nënshkrova 55 certifikata udhërrëfyesish të rinj, që i shtohen grupit prej 600 udhërrëfyesish të të gjitha llojeve, gjuhëve, aftësive të nddryshme që nga rafting deri tek ngjitjet në mal dhe jo vetëm, një armate udhërrëfyesish që deri pak…
Shkëlqim Domi 35-vjeç dhe Saimir Sallaku 37-vjeç, janë arrestuar, pasi përmes mashtrimit u kërkonin para qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar nëpërmjet aplikacionit ”Signal” sikur ishin zyrtarë vendor. Postimi i plotë Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Në…
Emigrimi ka shkaktuar jo vetëm ndryshime në strukturën e popullsisë. por edhe deformime në tregun e punës. Të dhënat tregojnë se të rinjtë po punojnë më pak dhe vendin e tyre po e zënë të moshuarit. Në tremujorin e fundit të vitit 2023, që është edhe statistika e fundit zyrtare, ishin të punësuar mbi 253 mijë të rinj, të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës, si dhe pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.…
Një tjetër tragjedi do të ndodhte në Shkodër, nëse 27-vjeçare bashkë me katër fëmijët e saj, do të hidheshin në lumin Buna. Gruaja me fëmijët u shpëtua nga Policia në çastet para se të ndodhte akti. Bashkëshorti i 27-vjeçares, Ajet Isufi, në një lidhje live në emisionin ”Me Zemër të Hapur” ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Ai ka rrëfyer se shpesh edhe ka gabuar duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore duke shtuar ka qenë xheloz. Nga ana tjetër, ai mohoi të ketë pasur dhunë psikologjike apo fizike nga ana e tij kundrejt 27-vjeçares. ”Kam…
Reperi amerikan Snoop Dogg do të mbajë flakën olimpike në Saint-Denis, duke shënuar një moment të rëndësishëm përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Atij do t’i bashkohen aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar dhe lojtari ukrainas në pension, Sergey Bubka. Ai do ta çojë flakën nëpër rrugët e Saint-Denis, periferia veriore e Parisit që është shtëpia e Stadiumit Olimpik dhe Qendrës Ujore. Flaka olimpike ka kaluar dy muaj duke përshkuar Francën dhe të premten në mëngjes do të transportohet përmes fshatit të atletëve që kalon në Saint-Denis, përpara se të shkojë në Stadiumin Olimpik.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, thotë se kauza më e rëndësishme e opozitës sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Për të me Edi Ramën si kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. ”Kërkojmë një qeveri teknike, ashtu sikundër ndodh në Maqedoninë e Veriut, që 3 muaj para zgjedhjeve kemi modelin e qeverisë teknike”. Ajo tha se protestat do të vijojnë si para Bashkisë së Tiranës, ashtu edhe në çdo vend tjetër, kjo derisa Erion Veliaj të largohet me hir ose me pahir nga karrigia e kryebashkiakut. ”Do protestohet për të drejtat e mohuara të opozitës.…
Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg. Pas largimit nga Vetting-u të prokurorit, Neritan Hoxha, Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti: I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit. Burgu i Peqinit deklaron se e ka të pamundur të llogarisë dënimet e Dritan Dajtit,…
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, shikon ngritjen ushtarake ruse si një rrezik në rritje. Në një intervistë për median gjermane, Tagesshpigel, gjenerali i rëndësishëm i Gjermanisë, thekosoi se, ushtria ruse po vjen drejt Perëndimit. “Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po drejtohet drejt perëndimit. Në pesë deri në tetë vjet, forcat e armatosura të Moskës do të pajisen me materiale dhe personel për të bërë të mundur një sulm në territorin e NATO-s”, tha Carsten Breuer, Gjeneral i Ushtrisë gjermane. Për sa i përket zhvillimeve në frontin lindor të Ukrainës, Gjenerali gjerman nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm në…
Shqiptari dhe ylli i kombëtares, Mirlind Daku ishte protagonist me Rubin Kazan dje, në ndeshjen ndaj Parit, takimi i parë i kampionatit rus. Sulmuesi kuqezi realizoi gol, ndërsa dhuroi edhe një asist. “Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave. Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll. Në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një…