3 orë e 20 minuta qëndroi Ndrea Prendi në ambientet e SPAK. Pas daljes, për gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse në SPAK ka qenë për t’u marrë në pyetje për ”21 Janarin”. Prendi ka thënë se do të vijë në SPAK sa herë që ta thërrasin. “Do të vij në SPAK sa herë që të më thërrasin, për çdo çështje të mundshme”, ka thënë ai. Gjatë asaj kohe, Ndrea Prendi shërbente si komandanti i Gardës së Republikës, e cila hapi zjarr drejt protestuesve në 21 Janar.
Author: tirana
Në punën e përditshme të promovimit në rrjete sociale të turizmit veror që ofron Shqipëria nga cepi në cep të territorit, kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku tregon më shumë për Lumin e Shalës. Parku natyror i luginës së Shalës edhe këtë sezon veror vijon të jetë ndër destinacionet që nuk mungojnë në itinerarin e turistëve vendas e të huaj. I cilësuar nga turistët dhe mediet e ndryshme ndërkombëtare si Tajlanda shqiptare, Lumi i Shalës tërheq çdo vit e më shumë vizitorë vendas e të huaj. Për të shkuar në Lumin e Shalës duhet të udhëtoni me varkë…
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon betejën ligjore për vulën e partisë. Ashtu siç e pati paralajmëruar, Basha ka dorëzuar këtë të martë rekursin në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e Bashës, kërkohet zhbërja e vendimit të Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës, si edhe zhbërja e vendimit të Apelit.
Vendimi i presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale u ndje në Shtëpinë e Bardhë dhe më gjerë, duke lënë pas paqartësi për emërimin e kandidatit zyrtar demokrat. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell. Çfarë ndodh tani në politikën amerikane, pas vendimit të presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale? Deri të hënën në mëngjes, duket se gjithkush kishte një teori të tijën. Por fillimisht, disa refleksione nga e kaluara nga personi që po shfaqet tashmë në qendër të vëmendjes. Të hënën, nënpresidentja Kamala Harris doli për herë të parë në publik që nga…
Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, po kthehet në një show nga ana e deputetëve. Debati po zhvillohet lidhur me raportet, ku sipas opozitës, mazhoranca nëse ka raportin e saj lidhur me hetimin, atëherë ajo duhet ta paraqesë atë. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar. Kurse deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet…
Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur këtë të martë në SPAK, pas rihapjes së hetimit për “21 Janarin”. Ai u paraqit një ditë pas bashkëshortes dhe xhaxhait të njërit prej viktimave, Aleks Nikës. Ata dhanë dëshmitë e tyre para prokurorëve të SPAK, si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin. Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, SPAK iu bind Gjykatës së Lartë dhe regjistroi “21 Janarin” disa ditë më parë.
Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin që mashtroi gjimnazistët e vendit dhe që para tyre ishte prezantuar si Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama. 20-vjeçari Ermes Hoxhalli banues në Devoll qëndronte pas kësaj skeme, i cili iu premtoi nxënësve bursa studimi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Si nisi dhe u shtri në të gjitha gjimnazet e vendit kjo skemë mashtrimi? Maturantëve iu ishte premtuar bursë studim dhe udhëtim falas në SHBA, por për të përfituar nga ky program ata duhet të paraqisnin projektet e tyre në fushën e inovacionit si dhe më pas…
Mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ”Besëlidhja”. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ”Signal” dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro. Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik…
Kamala Harris është kryefjalë e politikës në SHBA. Rruga e saj e karrierës nga prokurore në politikane ka qenë e gjatë. Ajo ishte senatorja e parë indiano-amerikane e vendit dhe Prokurorja e Parë e Përgjithshme femër e Kalifornisë nga Azia Jugore. Harris është gruaja e parë që u bë zëvendëspresidente, si dhe personi i parë amerikan me ngjyrë ose aziatik që mban postin. Tashmë Harris mund të jetë shumë pranë për t’u bërë presidentja e parë femër e vendit. Po kush është Kamala Harris dhe cilat momente e përcaktuan atë në politikë? Fëmijëria dhe rinia e saj Kamala Devi Harris…
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle e cila ishte nën një presion të madh për dështimin e agjencisë për të parandaluar atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, ka dhënë dorëheqjen. Ajo ishte përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen që nga të shtënat në një tubim të Trump më 13 korrik, një sulm i cili la një të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. Në një intervistë me ”ABC News” pas sulmit, Cheatle e quajti incidentin “të papranueshëm” dhe tha se ishte përgjegjësia e saj të sigurohej që asgjë e tillë nuk do të ndodhë…
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Burrelit dhe Klosit, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për drejtuesit e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga mjediset e reja të DRSHTRR në Mat, e cila ka rilindur me të gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore ku tashmë të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët e Burrelit dhe Klosit mund t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre duke kursyer kohë dhe ulur kostot. ”Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Mat, e rilindur me të…
Prej disa javësh po qarkullojnë lajme për produket ”Milka”, që kanë përbërës copa metali. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka cilësuar si të pavërteta informacionet. Po ashtu AKU, bën me dije se më datë 29.02.2024, nga sistemi RASFF është njoftuar për produktin Milka Biscotti dhe datë skadence 20.07.2024 për prani “Copa metali në biskota”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje. Sipas AKU-së, janë marrë masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes. “Sa i përket rastit për njoftimin…