Author: tirana

Jo vetëm aksi Thumanë-Kashar do të jetë me pagesë për përdoruesit e automjeteve të cilët do të detyrohen të paguajnë tarifën prej 2.1 eurosh sa herë të përdorin këtë rrugë. Përveç rrugës së inauguruar së fundmi, zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muça bëri me dije në Komisionin e Ekonomisë se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera pasi të jenë shpallur fituesit. “Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot-Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanin jemi në fazën e…

Read More

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Mykonos të Greqisë, ndërkohë që po kërkohen tre bashkëpunëtorë të tij, nga të cilët njëri është identifikuar. Ata akuzohen se kishin krijuar një grup që kryente vjedhje nëpër njësi akomodimi turistike. Siç përcaktohet nga studimi i mënyrës së tyre të veprimit (modus operandi) dhe përdorimi i kombinuar i të dhënave të mbledhura, autorët kishin formuar një grup kriminal dhe me përbërje të ndryshme, çdo herë kryenin vjedhje në akomodime turistike nga të cilat kanë marrë para, sende me vlerë, veshje, orë dhe sende personale. Gjatë operacionit u identifikua një zonë e hapur ku…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Më pas, parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore të zonës së veriut dhe qendër reshjet…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku një 8-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë të banesës. I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Dashi Kjo ditë ju sheh përgjithësisht më të menduar dhe melankolik, ndoshta për shkak të disa çështjeve të së kaluarës, të cilat vijojnë të ndihen. Duhet të mundoheni që ta kaloni këtë natë në qetësi të plotë me njerëzit që doni. Demi Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara në vendin e punës, pasi në këtë moment do të keni nevojë për më shumë qetësi dhe reflektim, sidomos nëse keni përpara jush projekte mjaft të rëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrën se si shpreheni. Binjakët Parashikohet një mbrëmje e cila ju gjen më romantik dhe të gatshëm në raport…

Read More

Paçka se deputetët e PS-së dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë. ”Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët. Komisioni Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se raporti i tyre do të…

Read More

Ernest Muçi është në rrugën për të bërë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit. Klubi i Besiktas ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar. Oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur. Besiktas ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Villës…

Read More

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit”. “Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit. Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj…

Read More

Sali Berisha këtë mbrëmje ka folur për sherrin që u pa dje tek mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas Berishës, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndronte i veshur me antiplumb në karrigen e turpit dhe se kishte përgatitur një skenar përgjakje. Berisha thotë edhe se akti i djeshëm do i shtohet krimeve të Veliajt, dhe se ky i fundit do të marrë përgjigjen e rëndë ligjore. ”Të dashur miq, meritoni një përshëndetje të jashtëzakonshme sepse siç e patë, me protestën tuaj tek bashkia, e ndrytë në antiplumb dhe qeramikë Erion Hajdutin, Erion Veliajn. Ai dje qëndronte në karrigen e turpit, i…

Read More

Për herë të parë, Bebe Rexha ndodhet në Kosovë, pasi do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj. “Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë”. Performanca në…

Read More

Pas orëve me debate dhe diskutime, është miratuar raporti i PS-së në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS. Kryetari i Komisionit, deputeti i PD-së Ervin Salianji propozoi bashkimin të raporteve, kërkesë e cila u rrëzua me shumicë votash. Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, është vendosur që si raport zyrtar të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu. Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së. Salianji: Komisioni s’je ti, se prandaj keni përfunduar të gjithë ku…

Read More