Author: tirana

Dy drejtuesit më të lartë të Partisë Demokrate në Kongres dhanë mbështetjen e tyre që Nënpresidentja Kamala Harris të emërohet kandidate për presidente. Udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer dhe drejtuesi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries i dhanë fund pikëpyetjeve nëse do t’i bashkoheshin demokratëve që po mbështesin zonjën Harris që të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet e 5 nëntorit. Zonja Harris po qëndron në një takim zgjedhor në Miluoki, në Viskonsin, pasi arriti të sigurojë përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokrate për presidente. Takimi…

Read More

Deputeti i PS-së, Toni Gogu ka prezantuar sot raportin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit “TIMS”. Në dokumentin voluminoz shpjegohet në mënyrë analitike e gjithë metodologjia e ndjekur nga ekspertët sipas Planit Hetimor të miratuar paraprakisht. Po kështu vlerësohet nevoja për marrjen e masave administrative dhe ndryshimeve në legjislacionin përkatës. Nga hetimi parlamentar, komisioni arrin në konkluzionin e domosdoshmërisë për një rishikim të kuadrit ligjor. Konkretisht në raport thuhet se nevojitet harmonizimi i ligjit Nr. 8792 datë 10.05.2001 “ Për krijimin e Qëndrës së Përpunimit të të Dhënave”; ligjit Nr. 71/2016 “Për kontrollin kufitar”…

Read More

240 mijë objekte pa leje do të legalizohen brenda 4 viteve. Në shator në këtë proces do të përfshihen të gjitha bashkitë në vend. Ministri për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku ka shpjeguar për ”Top Channel” se prioritet do të kenë ne fillim banesat. Por cili do të jetë roli i bashkive dhe i qytetarëve për të përshpejtuar këtë proces? Zoti Mazniku qeveria përfshiu bashkitë në procesin legalizimeve. Por cili është roli i bashkive? Mazniku: Procesi i legalizimit deri tani ka qenë një proces që përfshin qytetarin si aplikant dhe zyrën e ASHK e cila që ka tagrin ligjor për të…

Read More

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero pasi ka pasur vepra të rënda penale. Haxhiu konfirmoi se do të shqyrtohet një autopsi e re për të arratisurin nga një burg i Kosovës që u vra nga Serbia me pretendimin se qëlloi me armë për vdekje një polic serb. ”Për mua është shqetësuese apo më duhet me thënë është shqetësues diskursi dhe vlerat që po tentohet t’i humbin si shoqëri. Nuk mundet të quhet hero një person i cili ka vepra të rënda, i cili ka plagosur policinë e Kosovës, i cili…

Read More

Ballkani dhe maltezët e Hamrun barazuan 0-0 në “Zahir Pajaziti” për aktin e parë në turin e dytë të Conference League. Djemtë e Ilir Dajës nuk ia dolën të shënonin. Të eliminuar nga Champions League një javë më parë, Ballkani u fut në fushë me bindjen te fitorja dhe rastin më të mirë e humbi në minutën e 20-të. Karrica fitoi një penallti, por mesfushori Lindon Emërllahu gaboi njësoj si një javë më parë dhe goditi jashtë, duke bërë që Ballkani të dalë “thatë” nga ky duel. Më 30 korrik do të luhet në Maltë sfida e kthimit dhe një…

Read More

Këtë të martë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave për Faton Hajrizin, i cili u vra nga policia serbe, pasi dyshohet se është personi që kreu vrasjen e policit serb më 18 korrik në Lloznicë. Sipas saj, reagimi vjen pas takimeve me institucionet e inteligjencës e policisë të cilat janë bërë pas arratisjes së Faton Hajrizit nga qendra korrektuese e Smrekonicës. “Siç e kam thënë publikisht, reagimi im në rrjetin social nuk vjen si një deklarim i një mendimit personal por vjen pas takimeve të shumta, sidomos pas largimit të Faton Hajrizit…

Read More

Siç ka ndodhur gjithmonë që vendimet kryesore i lënë që të firmosen në momentet e fundit, demokratët dhe socialistët janë gati të mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 2025. Të mërkurën pasdite është thirrur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, ku do të testohet vullneti i dy partive të mëdha për mënyrën dhe formën sesi do të implementohet votimi nga jashtë. Në draftet që Top Channel disponon, atë të PS-së dhe atë të PD-së, një pikë që duket se i ka bashkuar të dyja palët, është domosdoshmëria e pasjes së një adrese për të gëzuar të…

Read More

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, foto të një grupi arkeologësh që sipas tij, prej një viti tashmë po bëjnë studime dhe zbulime në zonën e Matit. Sipas kryetarit, këto zbulime do të pasurojnë akoma më shumë Muzeun Historik të Matit me objekte dhe histori që iu përkasin periudhave të ndryshme kohore. ”Qëllimi kryesor i këtyre studimeve që po kryhen nga arkeologë të ardhur nga e gjithë bota është për të mësuar se cilës periudhë i përkasin këto gjetje dhe cila është historia e tyre”,-shkruan kryetari Agron Malaj. Postimi i plotë…

Read More

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, po vazhdon me vendosmëri konsultimet në çdo cep të Shqipërisë për të formësuar Ligjin “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin” për të reflektuar aspiratat dhe nevojat e të rinjve të vendit tonë. Takimet e hapura të turit “Rinia Ndryshon Ligjet” me të rinjtë e Tiranës dhe më pas të Kamzës i shtuan një tjetër dimension në procesin e rishikimit të kuadrit ligjor për rininë dhe vullnetarizmin, ku u diskutua mbi mënyrat konkrete se si rinia mund të luajë një rol më aktiv dhe vendimtar në proceset politike dhe shoqërore, si dhe u…

Read More

Në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, kryetari Ervin Salianji ka paraqitur raportin e grupit të ekspertëve të opozitës lidhur me hetimin e kryer mbi atë që konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Referuar këtij raporti, rezulton se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. ”Nga të dhënat publike dhe faktet e njohura botërisht, të cilat u sollën nga anëtarët e Komisionit Hetimor, rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë…

Read More

Banorëve të Santorinit në Greqi, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull. Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin tek qytetarët duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi për të liruar hapësirën për turistët. Postimi në Facebook, ku Panos Kavallaris njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.

Read More

Bebe Rexha, artistja me origjinë shqiptare por me famë globale këtë të martë zbriti për herë të parë në Kosovë, pasi do të jetë në ”Sunny Hill Festival”. Pritjen e parë e ka marrë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Teksa ka publikuar foto nga takimi me Rexhën dhe prindërit e saj, presidentja Osmani shkruan se ”suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”. Postimi i plotë Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për…

Read More