Pas dy viteve që udhëtojnë falas në linjat e autobusit në Tiranë, të gjithë studentët që janë të pajisur me kartën e studentit do të mund të udhëtojnë sërish falas edhe gjatë vitit akademik 2024-25. Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e përfaqësuesve socialistë, miratoi dje propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për abone falas për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë. Më herët, Bashkia e Tiranës ka subvencionuar edhe gjysmën e pagesës për konviktet, duke ua lehtësuar shumë jetesën në kryeqytet studentëve.
Author: tirana
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 20-vjeçari, i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”. Bëhet fjalë për shtetasin Ermes Hoxhalli, banues në Devoll, i cili me anë të këtyre programeve iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA ka falënderuar policinë dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë. Postimi i plotë: Ambasada e SHBA falënderon Policinë e…
Wshtë arrestuar një student i akademisë së arteve që fshihej permes aplikacionit Whats app me emrin Klea Rama për mashtrimi të dhjetëra gjimnazistëve të Tiranës, përmes një projekti arsimor i njohur ndryshe si “Let’s Talk Together About US24”. Studenti i arteve është arrestuar si ideatori dhe zbatuesi i skemës së mashtrimit me bursat përmes projekteve studimore të Ambasadës Amerikane. Studenti është maskuar nën emrin Klea Rama. Pas hetimeve të kryera nga një njësi e përbashkët me oficerë të Policisë së Shtetit dhe Ambasadës është bërë e mundur zbulimi i personit që mashtronte studetët. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se personi…
Elton Qyno Një kompani private që merret me arredimin e zyrave, banesave, ka mashtruar këngëtaren e njohur Bleona Qereti, duke i marrë kësaj të fundit një shumë prej 115 mijë euro.Këngëtarja kishte lidhur një kontratë me kompaninë e arredimit, ku qëllimi ishte mobilimi I plotë i shtëpisë së prindërve në Tiranë. Vetë këngëtarja jetonte në Amerikë, duke ndjekur kryerjen e punimeve dhe mobilimin e shtëpisë, përmes fotove dhe videove që i dërgonin arkitektët e kompanisë ë ajo kishte zgjedhur për mobilim.Por kur arredimi është kryer dhe këngëtarja ka paguar një shumë prej gati 115 mijë euro, kjo e fundit është…
Një pushues nga Kosova është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet. Paraprakisht në trupin e 64-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimeve të familjarëve është vdekje natyrale.
21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, në territorin e vendit ku 18 prej tyre janë shuar nga qindra forca operacionale që po punojnë në terren. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, 3 vatra zjarri janë ende aktive. Efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izolimin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër. Puna ka vazhduar për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe në vatrën e…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mat. Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga flakët. Ngjarja ndodhi në Zenisht të Matit. Mësohet se i moshuari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë. Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 5 ish-zyrtarëve të Bashkisë Finiq. Sipas njoftimit të SPAK, pesë ish-zyrtarët kanë abuzuar me tenderat, duke zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me ligjin. Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi, dhe Lefter Karajani, akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “Në Bashkinë Finiq gjatës periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike. I pandehuri Leonidha Hristo ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Finiq dhe ka pasur rolin e titullarit në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Napolin, duke lënë pas 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë. Shkak është bërë shembja e një ballkoni mbrëmjen e djeshme, në rajonin Scabia. Ngjarja tashmë është duke u hetuar nga autoritetet italiane, për të zbuluar shkaqet e shembjes. Zona ku ndodhi aksidenti njihet për serialin Gomorra dhe për veprimin e mafias vendase, Camorra, ndërsa ndërtesa, një banesë publike për familjet e varfra, është një nga simbolet e fundit të degradimit që ka përjetuar zona për dekada.
Hetime proaktive të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin. Më datë 22.07.2024, është arrestuar shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Devoll. Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit…
Një aksident i rëndë është regjistruar disa momente më parë në kryeqytet. Dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë”, duke sjellë dëme të shumta. Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti është regjistruar tek rruga e “Porcelanit”.Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti.